Anija pëson defekt pranë Karaburunit, shpëtohen 45 turistë

Një anije turistike ka pësuar avari në afërsi të gadishullit të Karaburunit, duke lëshuar sinjalin SOS.

Në bordin e anijes ndodheshin turistë shqiptarë dhe italianë, të cilët po eksploronin vijën bregdetare të Karaburunit.

Anija turistike pësoi defekt në të dyja helikat e saj duke mbetur e bllokuar në mes të detit. Pas sinjali SOS, kanë qenë rojat bregdetare të Vlorës, ato që i kanë ardhur në ndihmë turistëve.

Rojat bregdetare kanë shpëtuar 45 turistët që ndodheshin në bordin e anijes, të cilët raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Anija në flakë 30 të vdekur

Një anije, në bordin e të cilës mendohet se mund të kenë qenë 34 persona, ka shpërthyer në flakë gjatë natës, kur të gjithë ishin në gjumë. Kjo ka shkaktuar të paktën 30 viktima, ndërsa 4 prej tyre raportohet se janë shpëtuar nga rojat bregdetare.

Nuk dihen arsyet se pse varka shpërtheu në flakë, që ndodhej afër ishullit të Santa Cruz, në Kaliforni. Tragjedia ishte e madhe pasi pasagjerët kanë qenë në gjumë, duke u asfiksuar nga tymi e më pas djegur nga flakët. Të vetmit që kanë shpëtuar janë 4 pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të hidheshin në det dhe më pas u shpëtuan nga rojat bregdetare.

Drejt vendngjarjes shkuan dy helikopterë dhe 3 anije , por nuk kanë qenë në gjendje të bënin asgjë për personat që ndodheshin në bordin e anijes në flakë.

Autoritetet ende nuk e kanë të konfirmuar numrin e viktima dhe nuk dihen më shumë detaje nga ngjarja e rëndë.

Vlorë, anija pëson defekt në det, jep alarmin SOS, shpëtohen dy persona

Një velier ka dhënë alarmin SOS në afërsi të gadishullit të Karaburunit. Rojat bregdetare të Vlorës kanë reaguar me shpejtësi duke shpëtuar dy personat, që ndodheshin në bordin e anijes së vogël, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Veliera ‘AIOLOS’, me flamur holandez, ishte nisur nga Saranda për të shëtitur vijën bregdetare të jugut të Shqipërisë, por kishte pësuar defekt në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit.

Alarmi SOS u lëshua në orën 05:00 të mëngjesit, ku Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare, me anë të rimorkimit,  kanë çuar velierën në portin e Sazanit për riparimin e defektit.

Vjen për pushime në Sarandë me anije të vjedhur në Turqi

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një anije turistike, ndërsa ka vënë në pranga kapitenin e saj.  Policia dyshoi se mjeti mund të ishte vjedhur për shkak të dokumentacionit të dyshimtë dhe përbërjes së ekuipazhit. Pas hetimeve rezultoi se ky mjet lundrues ishte vjedhur në Turqi.

Gjatë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tiranë me homologët grek, malazezë dhe turk u arrit në përfundimin se anija turistike ishte vjedhur në Turqi.

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë)  vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës. Policia e Sarandës vuri në pranga kapitetin e anijes, shtetasin turk me iniciale D. U, 47 vjeç, i cili pritet të përballet me veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”.

Anija e linjës Sarandë-Korfuz pëson defekt, panik për 27 pasagjerët në bord

Pasditen e të dielës në ujërat territoriale greke, anija “Saranda Expres”, me flamur shqiptar, që bën linjën Sarandë-Korfuz, rreth orës 16:45 ka pësuar një defekt në sistemin e drejtimit. Për këtë arsye anija ka dhënë menjëherë sinjalin SOS. Pas alarmit, anija është zhvendosur në afërsi të zonës së Kassiopit, në veri të ishullit të Korfuzit.

Pranë anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjetër e linjës Srandë-Korfuz, anija REINA 2, e cila ka ofruar ndihmë. Brena anijes me defekt, ndodheshin 27 pasagjerë dhe 2 automjete, të cilët nuk kanë pasur rrezik, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Kapitaneria e Portit të Srandës ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit të Korfuzit, të cilët kanë nisur rimorkiatorët për ta tërhequr anijen Saranda Expres drejt portit të Korfuzit.

Ndërkohë, pasgjerët që ndodheshin në anije do të presin të rikthehen në portin e  Korfuzit, ndërkohë që mjeti lundrues i linjës Sarandë-Korfuz, do t`i nënshtrohet një hetimi dhe kontrolli nga autoritetet përkatëse për të zbardhur shkaqet e defektit.

Skip to toolbar