Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një anije turistike, ndërsa ka vënë në pranga kapitenin e saj. Policia dyshoi se mjeti mund të ishte vjedhur për shkak të dokumentacionit të dyshimtë dhe përbërjes së ekuipazhit. Pas hetimeve rezultoi se ky mjet lundrues ishte vjedhur në Turqi.
Gjatë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tiranë me homologët grek, malazezë dhe turk u arrit në përfundimin se anija turistike ishte vjedhur në Turqi.
Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës. Policia e Sarandës vuri në pranga kapitetin e anijes, shtetasin turk me iniciale D. U, 47 vjeç, i cili pritet të përballet me veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”.