Sulmet në cisternat Arabisë rrisin ndjeshëm çmimin e naftës në SHBA

Sulmet e rebelëve iranianë ndaj cisternave të mëdha të naftës në Arabinë Saudite kanë dhënë efektin e parë, atë të rritjes së çmimit të naftës në SHBA.

Çmimet fillimisht u rritën me 18%, por më pas u ulën disi pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump i cili tha të dielën se kishte autorizuar përdorimin e naftës nga rezervat kombëtare. Trump tha se nafta nga Rezerva Strategjike, do të përdoret “për të mbajtur tregjet e furnizuara mirë”. Rezerva amerikane është pishina më e madhe e naftës në botë.

“Nisur nga sulmet në Arabinë Saudite, që mund të kenë pasur ndikim në çmimet e naftës, autorizova nxjerrjen në treg të naftës nga Rezerva Strategjike e Karburanteve. Sasia që do të nxirret do të përcaktohet sipas kërkesave, në mënyrë që tregu të mos ketë mungesa”, njoftoi Trump.

Cisternat e naftës në pronësi shtetërore të Arabisë Saudite u dëmtuan keq pas sulmeve me 10 dronë të bëra nga rebelët e Jemenit.

Kjo solli që çmimi i naftës në SHBA të shkojë në 66.7 dollarë për fuçi.

Ekspertët thonë se kjo luhatje e fortë e çmimeve është e përafërt me atë të periudhës së luftës në Gjirit Persik në vitin 1991. Arabia Saudite përgjysmoi prodhimin e naftës, pas sulmeve të fundjavës në dy rafineritë më të mëdha në lindje të vendit. Përgjysmimi i prodhimit e ka ulur me 5% nivelin e furnizimit me karburant në tregjet globale. Sulmin e morën përsipër rebelët Huthi në Jemen, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Teheranin për autorësinë, pavarësisht se Irani e mohoi kategorikisht.

Siguria në rajon, SHBA do të dërgojë trupa ushtarake në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për të lejuar trupat amerikanë të hyjnë të territorin arab. Kjo marrëveshje është bërë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve për garantimin e paqes.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, miratoi hyrjen e forcave amerikane në vendin e tij, ndërsa lajmi është dhënë nga televizioni i Arabisë Saudite (SPA), ku cilësonte një burim nga   Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë CNN, duke cilësuar burimet nga Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, tha se SHBA pritet të dërgojë rreth 500 trupa amerikanë në Bazën Ajrore Princ Sulltan në kryeqytetin saudit, Rijad.

U arrestua 13 vjeç si i burgosur politik, Arabia Saudite kërkon ta ekzekutojë

“Populli kërkon të respektohen të drejtat e njeriut!” kjo shprehje ka mjaftuar që një 13 vjeçar të arrestohet dhe të kërkohet ekzekutim i tij nga Arabia Saudite. Murtaja Qureiris, në moshën 10-vjeçare, së bashku me një grup djemsh të moshës së tij, hipur mbi biçikleta kishin vendosur të protestonin për të kërkuar të drejtat e njeriut. 3 vjet pasi ishte filmuar në protestë me biçikletë, ai arrestohet. Edhe pse vetëm 13 vjeç, ndaj tij u hodhën një sërë akuzash politike, duke u cilësuar si i burgosuri politik më i ri nga avokatët dhe aktivistët në atë kohë.

Për më shumë se 4 vite ai u mbajt në paraburgim dhe sot, në moshën 18 vjeçare, Qureiris po përballet me dënimin me vdekje citon CNN.

Arabia Saudite është një nga vendet me normat më të larta të ekzekutimit në botë dhe shpesh është kritikuar nga grupet e të drejtave për ekzekutimin e njerëzve që ishin të mitur në kohën e kryerjes së krimeve. Mosha e përgjegjësisë penale në Arabinë Saudite është e paqartë, por në vitin 2006 mbretëria tha se e kishte rritur moshën e përgjegjësisë penale deri në 12 vjeç.

Qureiris, 18 vjeç, aktualisht është duke u gjykuar në një gjykatë terroriste, ku prokuroria e ka akuzuar atë se i përket “një grupi terrorist ekstremist”. Ai përballet edhe me akuza të tjera duke filluar nga dhuna e pretenduar e kryer gjatë protestave deri te të shtënat me molotov mbi forcat e sigurisë.

Arrestohen 13 persona, po planifikonin sulme terroriste

Radio Evropa e Lirë raporton se 13 persona janë vënë në pranga në Arabinë Saudite, pasi dyshohen se po planifikonin të ndërmerrnin sulme terroriste.

Ndërkaq, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e mbetur në tentativë të dielën në një ndërtesë të sigurisë shtetërore në Zulfi.

Forcat e sigurisë kanë thënë se ata vranë katër militantë të dyshuar të Shtetit Islamik që kishin planifikuar sulmin e së dielës.

Agjencia Saudite e Shtypit, duke cituar një zëdhënës të sigurisë së shtetit, tha se arrestimet janë pjesë e hetimeve për “aktivitete terroriste”. Sipas burimit të njëjtë, të dyshuarit e arrestuar “kanë qenë duke u përgatitur për të kryer veprimtari kriminale kundër sigurisë së vendit”.

Forcat e sigurisë në Mbretërinë saudite janë sulmuar disa herë viteve të fundit nga xhihadistët e Al-Kaidës dhe të Shtetit Islamik.

SHBA i ndalon hyrjen 16 sauditëve të përfshirë në vrasjen e Khashoggi

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të hënën listën me 16 individë të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të rolit të tyre në vrasjen e gazetarit të Uashington Post, Jamal Khashoggi.

“Në rastet kur Sekretari i Shtetit, disponon infomracion të besueshëm mbi përfshirjen e zyrtarëve të jashtëm të qeverisë saudite, në vepra korruptive apo shkelje të drejtave të njeriut”, thuhet në deklartë, “këta individë dhe familjarët e tyre nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Khashoggi, një rezident permanent në Shtetet e Bashkuara, dhe një zë kritik i regjimit të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, u vra dhe zhduk më 2 Tetor 2018 në mjediset e konsullatës Saudite në Stamboll.

Në mesin e të “ndaluarve” për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është dhe këshilltari i Princit bin Salman, Saud al-Qahtani, i cili sipas CIA’s është i dyshuari kryesor në organiziamin e vrasjes së Khashoggit.

Administrata e Presidentit Trump është përballur më kritika për pozicionin që ka marrë në mbrojtje të marrëdhënies me Arabinë Sauditë, pavarëisht faktit se konkluzioneve të dy institucioneve amerikane si ai I inteligjencës dhe Senatit Amerikan që bëjnë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Skip to toolbar