Arrestohen 13 persona, po planifikonin sulme terroriste

Më të fundit


Radio Evropa e Lirë raporton se 13 persona janë vënë në pranga në Arabinë Saudite, pasi dyshohen se po planifikonin të ndërmerrnin sulme terroriste.

Ndërkaq, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e mbetur në tentativë të dielën në një ndërtesë të sigurisë shtetërore në Zulfi.


Forcat e sigurisë kanë thënë se ata vranë katër militantë të dyshuar të Shtetit Islamik që kishin planifikuar sulmin e së dielës.

Agjencia Saudite e Shtypit, duke cituar një zëdhënës të sigurisë së shtetit, tha se arrestimet janë pjesë e hetimeve për “aktivitete terroriste”. Sipas burimit të njëjtë, të dyshuarit e arrestuar “kanë qenë duke u përgatitur për të kryer veprimtari kriminale kundër sigurisë së vendit”.

Forcat e sigurisë në Mbretërinë saudite janë sulmuar disa herë viteve të fundit nga xhihadistët e Al-Kaidës dhe të Shtetit Islamik.




Skip to toolbar