Arena Kombëtare, Rama: Dikur hidhnin baltë, sot një ndër më të bukurit në Europë

Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” kanë hyrë në fazën e përfundimtare dhe shumë shpejt do të jetë e hapur për publikun dhe aktivitetin sportiv. Me një postim në Instagram, Rama ka publikuar disa foto ku tregohen fazat e punimeve nga jashtë dhe brenda ambienteve të Arenës Kombëtare. Me një citim të shkurtër Rama e ka cilësuar si një ndër stadiumet më të bukur në Europë.

Kur thosha do jetë një ndër stadiumet më të bukur të Europës, shumëkush tallej dhe disa gjuanin me baltë si zakonisht, por ja, edhe pak dhe ARENA KOMBETARE do të hapë dyert e do të hyjë në revistat e arkitekturës, si një ndër stadiumet më të bukur të Europës.” shkruan Rama

Përfundimi i “Arenës Kombëtare”, Duka: Gabuam me parashikimin e afatit!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në qytetin e Durrësit gjatë ditës së sotme ku ka marrë pjesë në çeljen e Akademisë së Arbitrimit në edicionin e dytë të saj.

Pas ceremonisë zyrtare, Duka ka folur për mediat të cilat janë interesuar veçanërisht për punimet e stadiumit “Arena Kombëtare”. Duka u shpreh për herë të parë se nuk ishte parashikuar saktë koha e përfundimit të punimeve të stadiumit.

“Kuptohet që nuk është e lehtë nga pikëpamja konstruktive, arredimi, mobilimi, prodhimi i sinjaleve televizive. Këto gjëra të vogla e bëjnë të vështirë ndërtimin e një stadiumi”.

“Është një projekt shumë i madh, i parealizuar asnjëherë në Shqipëri. Do ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë për në qershor, por është e pamundur që të arrihet. Kështu që uroj që në shtator të mos gabojmë dhe të jemi në kohën e duhur”.

“Arena Kombëtare”, Duka: Gati në qershor të këtij viti (video)

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të saj, teksa lajmëron se gjatë ditës së sotme, presidenti Armand Duka dhe Kryeministri Edi Rama, kanë vizituar stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas njoftimit të FSHF-së, mësohet se ata janë njohur me detaje të projektit dhe me një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant madhështor.

Në këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë e zbatimit të projektit në impiant.

Duke ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në muajin qershor.

 “Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF.

Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.

Kryeministri Rama publikon reportazhin nga ecuria e punimeve në “Arenën Kombëtare” (video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke zgjedhur publikimin e një video reportazhi, që tregon ecurinë e punimeve nga stadiumi “Arena Kombëtare”.

Në videon e publikuar nga kreu i Qeverisë shihet qartë ecuria e punimeve në stadiumin e ri kombëtar, që është duke u ndërtuar mbi rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

Tashmë ka përfunduar vendosja e fasadës historike, që u ruajt pas prishjes së stadiumit të vjetër. Ndërsa në brendësi të stadiumit kanë filluar punimet për krijimin e të gjitha hapësirave të parashikuara në projekt, që do të jenë në dispozicion të lojtarëve, tifozëve, medias etj.

Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë speciale të ERTV mbi një projekt që do ta fusi Shqipërinë në hartën e stadiumeve më të bukur të Europës, ju uroj një të dielë të bukur🌹

Publiée par Edi Rama sur Samedi 13 avril 2019
Skip to toolbar