“Arena Kombëtare”, Duka: Gati në qershor të këtij viti (video)

Më të fundit


Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të saj, teksa lajmëron se gjatë ditës së sotme, presidenti Armand Duka dhe Kryeministri Edi Rama, kanë vizituar stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas njoftimit të FSHF-së, mësohet se ata janë njohur me detaje të projektit dhe me një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant madhështor.


Në këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë e zbatimit të projektit në impiant.

Duke ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në muajin qershor.

 “Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF.

Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.




Skip to toolbar