Sadiku, “Ferrari borxh”, gol në Liga 2

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me Malagan, pas transferimit në formë huazimi nga Levante. Sulmuesi i kombëtares ka luajtur titullar në sfidën e javës së 5-të të La Liga 2 në Spanjë, në takimin që Malaga luajti në transfertë kundër Mirandes.

Ishte minuta e 53-të e sfidës, kur sulmuesi kuqezi ka gjetur rrjetën, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Megjithatë, goli i Sadikut nuk ka mjaftuar për t`i dhënë fitoren ekipit të tij.

Merquelanz ka gjetur rrjetën për ekipin e Mirandes duke barazuar shifrat në 1-1. Megjithatë,  ky është lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares, që gjen rrjetën pas katër muajsh. Edhe në takimin e dytë të tij me Malaga, Armando Sadiku është  aktivizuar 90-të minuta të plota të lojës, duke zënë vend menjëherë në formacion.

Ndërkohë, futbollisti tjetër i kombëtares, Keidi bare, që është shok skuadre me Sadikun, është aktivizuar gjithashtu titullar në këtë ndeshje, por mesfushori është zëvendësuar nga trajneri në minutën e 70-të të takimit.

Zyrtare, Sadiku te Malaga, bashkohet me Keidi Baren

Armando Sadiku do të vijojë të qëndrojë në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si pjesë e klubit të Malagas, ku aktivizohet një tjetër futbollist i kombëtares, mesfushori Keidi Bare. Ka qenë klubi i Malagas që ka prezantuar Sadikun, duke publikuar lajmin në faqen zyrtare. Futbollisti kuqezi është huazuar për një sezon te skuadra e La Liga 2 në Spanjë, duke u bërë pjesë e sulmit të këtij klubi.

Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, Levante ka zyrtarizuar transferimir duke pohuar edhe rinovimin e kontratës me Sadikun deri në vitin 2021. Levante ka bërë rinovimin e kontratës me Sadikun, me qëllim që në përfundim të sezonit të ardhshëm, nëse sulmuesi do të jetë në formë të mirë, prej tij skuadra e La Ligas mund të përfitojë rreth 1 milion euro nëse e shet.

Ky është huazimi i dytë brenda pak kohësh për Sadikun, i cili gjysmën e sezonit të dytë luajti për Luganon në Zvicër, pasi u huazua nga Levante, që ka përsëri në pronësi kartonin e sulmuesit shqiptar. Sadiku do të jetë shok skuadre me Keidi Baren, mesfushorin kuqezi që prej dy sezonesh është duke shkëlqyer me klubin e La Liga 2, ndërsa këtë sezon do të tentojnë të ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.

Kombëtarja, Sadiku: Reja na kthehu lirinë, me Panuccin s`kishim raport

Armando Sadiku ka folur sot në konferencë për shtyp nga Durrësi, ku prej ditësh është grumbulluar ekipi ynë kombëtar. Sadiku është shprehur se trajneri Edy Reja i ka dhënë frymëmarrje dhe liri lojtarëve, duke krijuar një klimë pozitive. “Ndihem më mirë kur jam i lirë. Kjo ka qenë forca jonë, të flisnim me njëri-tjetrin dhe të krijojmë grupin. Ambjeti që ka krijuar trajneri është pozitiv”.

“Gjëja që  më pëlqeu më shumë te trajneri ka të bëjë me komunikimim. Ai ka bërë që çdo futbollist të ndihet i rëndësishëm. Kur ai të vjen dhe të flet, duke të dhënë besim, të bën të mendosh se do të luash”, ka thënë Sadiku.

Më tej, gjatë fjalës së tij sulmuesi kuqezi ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Islandës, ndaj të cilës Shqipëria luan në transfertë. “Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive”, thotë Sadiku, ndërsa beson te arritja e një rezultati pozitiv.

“Islanda është ekip që luan mirë në lojën në ajër. Vetë rezultatet flasin: ka shkuar në Europian dhe Botëror. Kanë eksperiencë tashmë”. Njëherë kam luajtur ndaj tyre. Duhet të harrojmë ato dy ndeshje që kemi luajtur ndaj tyre, duhet të fokusohemi te kjo. Atmosfera është ndryshe dhe e mirë, ndaj duhet të përgatitemi”, ka thënë sulmuesi elbasanas.

Ndryshimi i brezave dhe mungesa e minutave me klubet për lojtarët, janë dy nga arsyet pse kombëtarja ka pasur probleme në dy vitet e fundit.

Ndryshim brezi, nga Franca ka pasur prurje të reja. Të gjithë e dimë që shumica e lojtarëve kishte probleme në klubet përkatëse. Gjysma e skuadrës nuk ka luajtur, ndaj ndikon në ndeshje. Me Panuccin, ky ishte problemi. Me rregullat që kishte ai, në fillim nuk krijuam raport shumë të mirë”, ka thënë Sadiku.

Armando Sadiku ka treguar se karriera sezonin e ardhshëm do të vijojë me Levanten. “Kam dy vjet ende me Levanten në kontratë. Isha në huazim te Lugano sepse vija nga një dëmtim i rëndësishëm. Për fat e përfundova me sukses te Lugano, pasi shkuam në Europa League. Tani në korrik kthehem te Levante dhe do të nis grumbullimin atje”, është shprehur sulmuesi kuqezi.

E pabesueshme, Lenjani dhe Sadiku në garë për golin më të bukur në Zvicër (video)

Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani janë në garë mes tyre për golin më të bukur të realizuar gjatë muajit prill në kampionatin zviceran të futbollit.

Sulmuesi i Luganos dhe mbrojtësi i Sion, janë përzgjedhur nga faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës, së bashku me Samuele Campo nga Basel, për të marrë votat e tifozëve zviceran në lidhje me realizimin më të bukur gjatë muajit që lam pas.

Armando Sadiku do të votohet për eurogolin e shënuar ndaj Basel disa javë më parë, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi nga më shumë se 35 metër distancë, pasi ishte futur si zëvendësues.

Edhe Ermir Lenjani do të votohet për golin nga jashtë zone që i shënoi Thun pak javë më parë, pasi bëri një realizim spektakolar me të majtën e tij.

Sadiku realizon golin e vitit (video)

Sulmuesi “feston” duke sharë trajnerin që e lë në stol

Armando Sadiku ka shpërthyer ditën e djeshme, duke shënuar një eurogol për Luganon në sfidën ndaj Basel.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minutën  e 46` të pjesës së dytë.

Goli do të vinte në minutën e 67`, kur 27-vjeçari elbasanas do të shkarkonte të djathtën e tij në drejtim të portës së Basel nga 35 metër largësi.

Një gol fantastik, që në fakt e shijoi publiku, por jo Sadiku. Ky i fundit nuk e festoi realizimin spektakolar të tij, pasi shpërtheu në të shara në drejtim të stolit, duke iu drejtuar trajnerit dhe stafit teknik, që nuk e kanë aktivizuar.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, pasi Basel arriti të barazonte takimin, me të dyja skuadrat që kanë ndarë nga një pikë.

“Kështu jam! Në momente të tilla tregoi inatin i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë të gjithë.Kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë. Një gol shumë i bukur, jam i kënaqur. Do të isha më i lumtur nëse merrnim tre pikët në fund të takimit”.– ka thënë Sadiku pas ndeshjes.

Sadiku në formacionin e javës (foto)

Sulmuesi shqiptar shënoi eurogol në Zvicër

Minuta e 67`, përballja mes Basel dhe Lugano, i futur vetëm 22 minuta më parë në lojë, Armando Sadiku lëshon një silur nga 35 metra, duke shënuar ndoshta një nga golat më të bukur të karrierës. Gjithçka perfekte dhe një gol që nuk preferoi ta festonte, por duke “shfryr” mllefin ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve e kujdo tjetër, ashtu siç u shpreh vetë lojtari pas ndeshjes.

Megjithatë, goli i realizuar ditën e djeshme ndaj Basel do të mbahet mend gjatë nga Sadiku, ndërsa në Zvicër e kanë vlerësuar lojtarin si një nga më të mirët e javës. Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të kampionatit zviceran për këtë fundjavë, është bërë dhe vlerësimi për lojtarët që shkëlqyen.

“Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-shen e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare. Që pas rikthimit në janar te Lugano, Armando Sadiku ka gjetur formën e tij të mirë, por për çudi trajneri e ka aktivizuar shumë pak dhe kryesisht si zëvendësues.  Goli ndaj Basel ishte i dyti për sulmuesin shqiptar me ekipin e Luganos për këtë sezon.

Skip to toolbar