Tre persona janë arrestuar dhe pritet të
ndiqen penalisht nga policia e Korçës pasi, kanë hedhur mjete të forta në
drejtim të eskortës së kryeministrit Rama. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së
shtunës, ku disa militantë të PD dolën në vendin e quajtur “Kthesa e
Cangonjit”, për t’i bllokuar rrugën kryeministrit
Rama, i cili zhvillonte fushatën elektorale në qarkun e Korçës.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit M.H, 34 vjeç,
S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Ato akuzohen për veprat penale
“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak
të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Arrestimi i tyre u bë bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.