I dënuar me ‘arrest shtëpie”, 30-vjeçari arrestohet në flagrancë…jashtë shtëpisë

AKTUALITET


Policia e Peqinit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. I  dënuar është kapur në flagrancë duke lëvizur nëpër qytet, në thyerje të plotë të masës së tij të sigurisë.

30-vjeçari me iniciale B.H., është i dyshuari kryesor për vjedhjen e një banesë në Peqin dhe për këtë arsye ishte dënuar me “Arrest në shtëpi’. Por duket se ai nuk ka pasur ndërmend ta zbatonte këtë masë, pasi vazhdimisht lëvizte i lirshëm në zona të ndryshme të qytetit.


Policia bëri arrestimin tij në flagrancë, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.




Skip to toolbar