Kokaina “KF Elbasani”, Hoxha: Lidhet me atë të Durrësit

Gazetari Artan Hoxha dha detaje të tjera për 617 kg kokainë, kapur në Brazil, dhe që mbante mbi pako stemën e klubit sportiv të Elbasanit. Gazetari i kronikës së zezë, është shprehur se kokaina e sekuestruar në Brazil, kishte lidhje me kokainën e kapur në Durrës, pas aksionit të DEA-s, policisë greke dhe asaj shqiptare zhvilluar disa ditë më parë. “Nga 2 shtatori lajmi është bërë sot. Çështja ka qenë nën hetim. Mbas kësaj në Brazil është kapur ajo 500 kg në Pire. Ku 380 kg janë në Pire ndërsa 137 në Shqipëri. DEA ndërhyri. Korrupsionin se mendojnë fare se kanë lek. DEA na njoftoi se po vjen në Shqipëri që në gusht. Kontenjeri ka ndenjur nga e Premtja në të Mërkurën, një javë mbrapa”, tha Artan Hoxha në Report Tv.

Më tej, sipas Artan Hoxhës, droga kishte pritësit në Elbasan dhe Fier. Sipas tij, njeriu që lidhte ngarkesën me porosinë nuk është kapuar. “Si ka mundësi që janë zhdukur njerzit. Kjo dëshmon pse DEA nuk ka patur besim dhe kishin futur oriz me GPS. Kokaina ka qenë jashtë kontenierit.  Sasia është kapur dhe është hequr në Greqi, ne na ka sjellë oriz. Avokati mund të thotë se ishte oriz. Njeriu që mund të lidhte ngarkesën dhe porositësin nuk është kapur. Jo që lidhet me atë të Brazilit…. Edhe Laboratori që u kap në Elbasan. Një i arrestuar pjesë e Çapajve,  Ervis Bardhi, mos gaboj që u kap ka lidhje me Ilir Malindin më Para. Gjurmët të cojnë në Elbasan dhe në Fier.” tha Hoxha.

Rastësia gjeti shpërthyesin te tifozët

Dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e të dielës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sipas gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha, tifozët e Tiranës kishin përgatitur 3 vazo plastike me 35 kapsolla të mëdha dhe flakadanë, të cilat ishin groposur 20 centimetra nën zhavorrin e stadiumit, pranë tribunës ku qëndruan tifozët e Partizanit.

“3 vazo plastike të mbushura me 35 kapsolla të mëdha dhe flakadanë, të groposura afro 20 centimetra nën zhavorrin e stadiumit “Selman Stërmasi” nga ana e flamurit të këndit aty ku ishin vendosur tifozët e Partizanit. Vazot ishin lidhur në seri për tu aktivizuar me tel përcjellës në distancë, ishin me të vërtetë një çmenduri që as ultranacionalistët serbë nuk ia rezervuan kombëtares shqiptare në tetorin e 2014”, shkruan Artan Hoxha, i cili publikoi dhe foto të lëndëve plasëse.

Më tej, gazetari tregon se si policia e zbuloi telin përcjellës dhe vazot me lëndë plasëse. “Për fat të mirë shpërthimi i komanduar nuk ndodhi, sepse teli-përcjellës u zbulua rastësisht nga policia gjatë ndërhyrjes së saj në stadium, ku njëri nga policët u ngatërrua me kabllin e fshehur poshtë zhavorrit”, shkruan Hoxha, ndërsa shprehet se në rast shpërthimi, pasojat mund të ishin të rënda.

“Sipas specialistëve antieksploziv të policisë, nëse shpërthimi do të realizohej, fuqia e tij do të ishte e madhe, jo vetëm prej përbërjes me barut të materialeve piroteknike por edhe prej izolimit në vazot plastike që e shumëfishon fuqinë dhe sidomos prej sasisë së madhe të gurëve që ndodheshin sipër vazove të mbushura me kapsolla shpërthyese”.

“Shpërthimi, përveç se do të shkaktonte panik në stadiumin e mbushur plot një orë para ndeshjes, nuk do godiste vetëm tifozët e Partizanit, por edhe stafin e rojeve private, personelin e stadiumit që ndodhej në atë zonë, gazetarë dhe fotografë, stafin e KF Tirana që ndodhej pranë por edhe vetë tifozët e Tiranës. Historia dhe fanella 100 vjeçare e Tiranës, si dhe historia e fanella 73 vjeçare e Partizanit, vlejnë me tepër se çdo huligan apo ultras i papërgjegjshëm që e cilëson kundërshtarin “armik”, shkruan Artan Hoxha.

Analiza në Real Story: Meta në hall të madh, ai e di çfarë po gatuhet për të

Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, pati si temë të diskutimit krizën politike dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Të ftuar në emisionin e të hënës ishin analistët Arian Vasjari, Skënder Minxhozi, gazetari Artan Hoxha dhe ish-kreytari i KQZ, Çlirim Gjata.

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese në emision, pasi është shprehur se Ilir Meta e di mirë se çfarë po gatuhet për të. “Presidenti ka një hall të madh. Ai e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të. Çfarë i ndodhi Presidentit që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës?”, u shpreh Artan Hoxha.

Më tej, gjatë debatit, duke folur për përgjimet e Bild, gazetari Hoxha tregoi edhe një detaj tjetër interesant, që lidhet me njeriun që i shpërndau ato. Sipas gazetarit Artan Hoxha, nuk është Prokurori Besim Hajdarmataj ai që i ka çuar përgjimet te gazeta gjermane, por, sipas tij, ato i ka shpërndarë ish-kryerprokurori Adriatik Llalla.

“Përgjimet i ka nxjerr Adriatik Llalla. Nuk e ka bërë Besim Hajdarmataj, i ka bërë Adriatik Llalla, ai kishte akses tek ato”, tha Artan Hoxha. Gjithashtu, lidhur me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe kryesisht të Prokurorisë Speciale (SPAK), e cila do të hetojë krimet e politikanëve, Artan Hoxha shprehet se për ky institucion nuk do të ketë rradhë, por hetimi do të fillojë me atë që kapet në flagrancë.

“Në momentin që fillon punën SPAK, aty nuk ka rradhë për hetimet. Hetimi më i shpejtë është për atë që kapet në flagrancë”, u shpreh Artan Hoxha. Për analistin Arian Vasjari, pyetja që shtohet është nëse ka material të mjaftueshëm për shkarkimin e Ilir Metës, megjithatë, ai thekson, se sipas tij, Presidenti është provokatori më i madh i Kushtetutës.

 “A ka material për të filluar procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës? Për këtë duhet ti referohemi dispozitave Kushtetuese. Veprimet e tij në muajt e fundit më bën që ta shoh Ilir Metën si provokatorin më të madh të Kushtetutës. Nuk mund të përfshihet në beteja politike”, tha Vasiari. Ndërkohë, Çlirim Gjata, u shpreh se nëse Ilir Meta nuk do të kishte nxjerr dekretin për zgjedhjet, askujt nga Qeveria nuk do i binte në sy qasja e Presidentit.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se Ilir Meta dha indicie që në nisje të mandatit si President, se si do të ishte ai në këtë post. “Ju kujtohet fushata e 2017, sapo Ilir Meta u votua President, zbriti në fushatën e LSI dhe ka bërë një nga fushatat më të ashpra kundër Partisë Socialiste”, u shpreh ndër të tjera Minxhozi. /Realstory.al/

Skip to toolbar