Uzuni deçiziv, jep asistin e barazimit për Lokomotivën (video)

Pas disa javëve në hije, Myrto Uzuni është rikthyer protagonist në Koraci, teksa mbrëmjen e sotme ka asistuar golin e barazimit për Lokomotivën në kampionat.

Skuadra e Uzunit luajti kundër Slave Belupos në shtëpinë e kësaj të fundit, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh duke shënuar nga penalltia.

Më pas, në minutën e 75′, Uzuni asistoi për Drozdek, ky i fundit me një goditje të bukur e çoi topin në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat. Pas këtij barazimi, Lokomotiva e sheh veten në vendin e gjashtë, me 49 pikë në total.

Llullaku vendimtar në Rumani, jep asistin e fitores së ekipit (video)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku vijon të jetë vendimtar për skuadrën e Astras në Rumani.

Ndonëse skuadra ndodhet në krizë financiare dhe futbollistët nuk janë paguar, Astra nuk e ka ulur ritmin në kampionat dhe shpreson që deri në fund të tij të sigurojë një vend në kupat e Europës.

Futbollisti shqiptar ka qenë deçiziv mbrëmjen e djeshme për skuadrën e tij, pasi ka dhënë asistin e golit të fitores, ndërsa traversa i ka mohuar një gol të sigurtë.

Ishte minuta e 87′ kur Llullaki gjuan bukur nga jashtë zone një top që harkohet dhe godet traun e portës, duke i mohuar golin futbollistit shqiptar.

Një minutë më vonë një gjuajtje e tij me kokë në zonë nuk përfundoi në kuadrat, por u transformua në asist për një nga shokët e ekipit, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Fitorja 1-0 ndaj serinë e 4 humbjeve rresht tek Astra, që gjithsesi synim kryesor ka kupën, ku është një hap larg finales.

Elis Bakaj gol dhe asist në Bjellorusi (video)

Sulmuesi shqiptar afron skuadrën e tij me finalen e kupës

Elis Bakaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Bjellorusi, duke realizuar në gjysmëfinalen e kupës, që Shakhtyor Soligorsk luajti në transfertë kundër Isloch Minsk.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 69` të takimit, duke ngushtuar shifrat për Soligorsk, që deri në atë moment ishte duke mundur me rezultatin 2-0.

Elis Bakaj përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke shtyrë topin drej rrjetës dhe rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Kështu ndodhi, pasi dhjetë minuta më vonë, Elis Bakaj është përsëri protagonist, pasi jep asistin e golit të barazimit për skuadrën e tij.

Futbollisti shqiptar ekzekuton një goditje të ndaluar, duke e dërguar topin në zonën kundërshtare, aty ku shoku i tij i skuadrës Sachivko realizon me kokë golin e barazimit 2-2 për Shakhtyor Soligorks.

Bakaj dhe të tijët tashmë kanë më shumë shanse për t`u kualifikuar në finale, pasi takimin e radhës e luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre.

Skip to toolbar