Kërkohej që në 2015, ekstradohet nga Athina shqiptari

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë.

Shtetasi, K.S., 40 vjeç, banues në Lezhë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth orës 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

Interpol TiranaEkstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur ne…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 2 mai 2019

Ndërtuan sera me kanabis, 4 shqiptarë në pranga në Athinë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të kultivimit të drogës, ndërsa ka arrestuar 4 shqiptarë.

Departamenti i anti-drogës zbuloi një magazinë në lagjen Peristeri të Athinës, ku munden të sekuestrojnë 915 rrënjë kanabis dhe 2.5 kg kanabis te paketuar dhe te gatshme për treg.

Mësohet se në magazinë ishte montuar një sistem tepër modern i rritjes së bimëve.

Mediat greke raportojnë se policia arrestoi 4 shtetas shqiptarë, te moshave 35,37,39 dhe 35 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të hetimeve.

Skip to toolbar