Incident në ajër/ Avioni ku udhëtonte zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence bën ulje të detyruar

Aeroplani “Air Force Two” me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e New Hampshire, pas një incidenti në ajër. “Daily Mail” shkruan se gjatë fluturimit, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, referuar njofimit nga zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë.

Mësohet se Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

Pas uljes në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Turbulenca në avionin Prishtinë-Bazel, dhjetë persona të plagosur

10 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave të mëdha që pati aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

Incidentin e ka konfirmuar për “20 minuten” zëdhënësja e Aeroporti në Bazel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë është ulur në orën 20:07 të mbrëmjes së të dielës dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Bazelit.

Lexuesit ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

“Njerëzit filluan të bërtitnin dhe qanin. Një mjek u godit me një karrocë dhe përfundoi në tavanin e aeroplanit. Gotat fluturonin, madje disa ishin me çaj të nxehtë. Një nga pasagjerët pësoi djegie dhe 9 të tjerë gjithashtu pësuan lëndime”.

Rrëzohet dhe merr flakë avioni, 41 viktima në Rusi

41 është numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e uljes urgjente të një avioni që shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Mediat ruse raportojnë se avioni mbante 73 pasagjerë dhe një pjesë prej tyre kanë shpëtuar për mrekulli duke u larguar me vrap nga avioni që kishte marrë flakë.

“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Zyrtarët bëjnë të ditur se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”.

Skip to toolbar