Turbulenca në avionin Prishtinë-Bazel, dhjetë persona të plagosur

AKTUALITET


10 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave të mëdha që pati aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

Incidentin e ka konfirmuar për “20 minuten” zëdhënësja e Aeroporti në Bazel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë është ulur në orën 20:07 të mbrëmjes së të dielës dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Bazelit.

Lexuesit ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

“Njerëzit filluan të bërtitnin dhe qanin. Një mjek u godit me një karrocë dhe përfundoi në tavanin e aeroplanit. Gotat fluturonin, madje disa ishin me çaj të nxehtë. Një nga pasagjerët pësoi djegie dhe 9 të tjerë gjithashtu pësuan lëndime”.



Skip to toolbar