Pasagjerët në linjës ajrore Londër –Spanjë kanë përjetuar një ngjarje të frikshme dhe të tmerrshme, kur papritur avioni i tyre u mbush me tym gjatë fluturimit.
Avioni i British Airways ishte nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës për në aeroportin në Valencia të Spanjës, kur papritur gjatë fluturimit kabina e pasagjerëve u mbush me tym. Kjo alarmoi pasagjerët, të cilët përjetuar disa minuta ankthi dhe paniku deri sa avioni bëri ulje në aeroportin e Spanjës.
Fatmirësisht nuk kishte të lënduar mes pasagjerëve, ndërsa ende nuk dihen arsyet e pranisë së tymit në kabinë. Në bordin avionit ndodheshin 183 pasagjerë së bashku me ekuipazhin, të cilët dolën të alarmuar sapo avioni preku tokën.