Avioni mbushet me tym në fluturim, tmerrohen 183 pasagjerët në bord

Pasagjerët në linjës ajrore Londër –Spanjë kanë përjetuar një ngjarje të frikshme dhe të tmerrshme, kur papritur avioni i tyre u mbush me tym gjatë fluturimit.

Avioni i British Airways ishte nisur nga aeroporti  Heathrow i Londrës për në aeroportin në Valencia të Spanjës, kur papritur gjatë fluturimit kabina e pasagjerëve u mbush me tym. Kjo alarmoi pasagjerët, të cilët përjetuar disa minuta ankthi dhe paniku deri sa avioni bëri ulje në aeroportin e Spanjës.

Fatmirësisht nuk kishte të lënduar mes pasagjerëve, ndërsa ende nuk dihen arsyet e pranisë së tymit në kabinë. Në bordin avionit ndodheshin 183 pasagjerë së bashku me ekuipazhin, të cilët dolën të alarmuar sapo avioni preku tokën.

Shqiptarët sherr në bord, avioni bën ulje të detyruar

Avioni i linjës Tiranë-Romë i kompanisë “Blue Panorama” është detyruar të bëjë ulje emergjente pas një sherri që ka nisur në bordin e avionit.

Ngjarja në fakt është pasqyruar në mediat italiane, ku cilësojnë se një mosmarrëveshje në bordin e avionit të nisur nga Tirana në orën 16:45 drejt Romës, e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Pescara. Sipas të dhënave një burrë rreth të 30-ve filloi të bërtiste dhe rrahur babait të tij, komandanti i fluturimit ndërhyri duke u përpjekur për të rivendosur qetësinë, por situata është agravuar duke çuar në ulje të detyruar të avionit.

Si nëpër filma, avioni me 143 pasagjerë përfundon në lum

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në SHBA kur një avion me 143 vetë në bord ka dalë nga pista dhe ka përfunduar në lum. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se si pasoje aksidentit nuk ka asnjë viktimë dhe se të gjithë kanë shpëtuar për mrekulli. 

Avioni boeing 737 doli nga pista dhe ra në lumin St. Johns teksa ishte duke u ulur në aeroportin ushtarak Jacksonville.

Gjatë kohës së uljes së avionit kishte reshje të dendura shiu, por për fat ai nuk u fundos, por qëndroi mbi sipërfaqen e ujit.

Rreth 20 vetë u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Avioni përplaset me helikopterin në 2845 metër lartësi

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Lukla në Nepal. Një avion i tipit Summit Air, që po bëhej gati të ngrihej në fluturim nga aeroporti, që ndodhet në malet Himalaje, mësohet të ketë dalë nga pista dhe të jetë përplasur me një helikopter që ndodhej në zonën e parkimit.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10 me orën lokale, ndërsa nga aksidenti kanë humbur jetën tre persona. Mes tyre është piloti i avionit, Sunil Dhugana dhe një punonjës i policisë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër punonjës policie ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Katmandus, ka deklaruar Shefi Ekzekutiv i Aeroportit “Lukla” në Nepal. 

Avioni nuk ka pasur asnjë pasagjerë në bord, teksa ishte duke u nisur për në Manthali, ka thënë një oficer policie në Nepal. Lukla është një aeroport i vogël mes maleve himalaje i ndërtuar në 2845 metër lartësi mbi nivelin e detit. Ky aeroport i shërben shumë turistëve dhe alpinistëve nga e gjithë bota, që vizitojnë çdo vit malet Himalaje në Nepal, apo ngjisin majën më të lartë të botës, Everest.

Photo Courtesy: Devraj Lama/Lukla
Skip to toolbar