Meta si “Shaban Qosja”, Basha si “Haxhi Pishmani”: vazhdojnë me “13 tetorin”

Presidenti Ilir Meta vazhdon të këmbëngulë në zbatimin e dekretit të tij për zhvillimin e 3 proceseve zgjedhore në 13 tetor, megjithëse e di mirë që kjo datë ka rënë.

Tani që mori mbështetjen e Bashës, presidenti shkruan se tani është koha që palët të takohen me njëra-tjetrën për të rënë dakord për zhvillimin e zgjedhjeve, madje dhe ato presidenciale (por këtu nuk e përmend ndryshimin e Kushtetutës!).

“30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor. KOHA ËSHTË TANI! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!”, shkruan Meta në Facebook.

Dekreti i Metës për anulimin e zgjedheve të 30 qershorit u cilësua nul nga KQZ dhe nga Kolegji Zgjedhor, i cili në argumentet që dha e tha qartë se edhe dekreti i ri për zgjedhjet në 13 tetor ëshët nul. Kjo për faktin se në bazë të Kushtetutës presidenti dekreton datën e zgjedhjeve 9 muaj para afatit kushtetues. Që të dy dekretet e Metës i kanë tejkaluar afatet kushtetuese dhe si të tilla janë nul, të pavlefshme dhe këtë presidenti Meta e di shumë mirë.

Ndërsa kërkesa tjetër për zgjedhje presidenciale është kryekëput jashtë çdo kornize kushtetuese dhe realiteti në të cilin ndodhemi. Presidenti në Shqipëri zgjidhet nga parlamenti, që të zgjidhet nga populli kërkohen ndryshime kushtetuese. Por këto ndryshime i ka në dorë maxhoranca e cila është kategorikisht kundër këtij propozimi. Kështu që Basha nuk i duhet fare Metës në këtë pikë, pasi ai nuk ka asnjë votë në parlament që t’i japë atij.

I mbetur i zhvlerësuar si nga institucionet shtetërore ashtu edhe  nga ndërkombëtarët, Meta kujtohet të bëjë negociatorin mes palëve duke përmendur datën e çeljes së negociatave, datë e cila u shty edhe për shkak të situatës së ndezur politike në vend, ku opozita e nxitur nga presidenti sulmoi me molotov KZAZ-të, duke shkaktuar një dëm të madh të imazhit të Shqipërisë në Europë. Kjo thirrje e fundit e Metës duket qartë se nuk ka asnjë vlerë dhe është nul, njëlloj si dekretet e tij./Realstory.al

Bar West: Si duken nëse plaken (Rama si Meta, Basha si Reis Çiço)

Trendi më i fundit në rrjet është publikimi i fotove se si do të dukeni të plakur. Kësaj manie nuk i kanë shpëtuar edhe politikanët.

Shihni galerinë me foto. Sipas FaceAPP kështu do të duken pas disa vitesh politikanët tanë. Lulzim Basha ngjan shumë me Reis Çiçon, spikerin e famshëm te stilolapsit, ndërsa Meta dhe Rama çuditërisht ngjasojnë shumë me njëri tjetrin, a thua se veç të njëjtave ngjala, kanë kaluar të njëjtat vuajtje… Monika ngjan shume me një pronare mediash, ndërsa Veliaj si nje profesor i fizikës…. Shijoni galerinë më poshtë…

Mziu “braktis” zyrën, por jo Bashën: Andej iki, nga PD jo

Ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur të mos e mbajë zyrën e tij peng, ndryshe nga urdhri i dhënë nga kryedemokrati Basha, i cili u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të djathtë të qëndrojnë në zyrë, pavarësisht zgjedhjeve të 30 qershorit.

Deri dje Mziu bashkë me Voltanën e Shkodrës ishin të vendosur për të qëndruar në zyrë dhe për të mos ia liruar atë kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku PD nuk mori pjesë.

Por Mziu megjithëse thotë se mbështet dekretin e Metës dhe nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, thekson se mandati i tij nuk është për të krijuat luftë.

“Kemi një dekret dhe zgjedhjet janë në datën 13 tetor. Deri në këto momente, ne flasim në zbatim të dekretit të Presidentit. Gjykata Kushtetuese është ajo që do të vendosë. Mandati im dhe i kolegëve të mi nuk është për të krijuar luftë, për të krijuar vrasje. Në finale ne nuk jemi ata që do ta mbajmë zyrën peng”, u shpreh Xhelal Mziu.

I pyetur për marrëdhëniet me kreun e PD-së, Bashën, Mziu tha se këto marrëdhënie janë më shumë se politike dhe se ai nuk do ta braktiste kurrë PD.

“Është si ajo pjesa e mediave pranë qeverisë. Po ju them që lidhjet e mija me PD janë që në nëntor 1990. Marrëdhëniet e mija me Lulzim Bashën janë më shumë se politike. Ishte një mënyrë e partisë- shtet sot për të shantazhuar disa nga eksponetët e PD, midis tyre isha dhe unë dhe filluan thashethemet që unë doja të dilja te LSI. Jo vetëm që nuk kam dashur, por në asnjë lloj rrethane unë nuk i ndryshoj bindjet për t’u larguar nga PD. Nuk e ndryshoj partinë për asnjë lloj interesi personal”, shtoi Xhelal Mziu.

Ditët e fundit Basha ka ndërmarrë një tur takimesh në degët e PD-së në rrethe ku u ka dalë në krahë kryebashkiakëve të djathtë të cilët nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit duke mbetur pa asnjë pushtet. Ky tur takimesh i Bashës është parë si një përpjekje e tij për të mbajtur afër kryebashkiakët e djathtë të cilët i nxorri në rrugë dhe për të zbutur zërat kritikë kundër tij në PD. Ndërsa të martën pas takimit që zhvilloi me presidentin Meta, Basha për herë të parë doli në mbështetje të dekretit për të zhvilluar 3 procese zgjedhore në 13 tetor. Një tjetër taktikë e tij për të mbajtur me shpresa të vetët se së shpejti do të jenë pjesë e pushtetit. Por dekreti i 13 tetorit është nul, njëlloj si ai për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe s’ka gjasa të ketë zgjedhje në këtë datë.

Aleatët kundër 13 tetorit

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, pjesë e koalicionit opozitar, Dashamir Shehi ka deklaruar se data 13 Tetor nuk është e përshtatshme për zgjedhje, krejt ndryshe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit me presidentin Meta, Basha doli në mbështetje të propozimit të presidentit për të zhvilluar 3 procese zgjedhore në 13 tetor, duke thënë se kjo është një mundësi për të zgjidhur krizën.

Por Shehi mendon ndryshe nga Basha. Sipas tij, data 13 tetor nuk është e përshtatshme për të zhvilluar zgjedhje, pasi është shumë afër dhe nuk plotësohen kërkesat e opozitës.

“Në zgjedhje do të shkohet detyrimisht, pasi nuk kemi kërkuar shkëmbim pushteti. Por, unë gjykoj që 13 Tetori nuk është data e përshtatshme pasi është shumë afër për t’u plotësuar pretendimet tona. Ne kemi pretenduar për një qeveri tranzitore”, tha Shehi.

Në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar, Shehi deklaroi: “Kemi mbushur sheshin 10 herë, por nuk u kemi ofruar mbështetësve se çfarë do të bëjmë me shtetin tonë. A do të thotë zoti Basha që kryeministri nuk do të ketë më shumë se dy mandate? A do t’i balancojmë pushtetet mes Kryeministrit dhe Presidentit? Duhet të ndërtojmë një matricë politike që ai tjetri që do të vijë nesër në vend të Ramës, të mos na dalë si Edi Rama. Mbi shtetin e ri shqiptar duhet ndërtuar një politikë e re, një ligj zgjedhor ndryshe që shqiptarët të votojnë flamurin e partisë dhe njeriun. Basha ka nisur ta bëjë këtë dhe unë pres që të jetë edhe më i vendosur në këtë linjë, në mënyrë që të mos u ofrojmë shqiptarëve mirazhin e mirëqenies dhe lugën bosh. Duhet t’u japim mundësi shqiptarëve që të mbushin lugën vetë”.

Kur u pyet nëse do të ketë protesta së afërmi, Dashamir Shehi theksoi se tani nuk është koha e duhur.

“Protestat duhet të vijnë duke u rritur, por do të ishte absurde që në mes të gushtit të presim që të ketë protesta. Me vjeshtën do të ketë rritje të intensitetit të protestave. Opozita ka edhe detyrën që të sqarojë opinionin ndërkombëtar se si janë zgjedhjet me Edi Ramën dhe të përmirësohet raporti me ta, pasi e kam thënë edhe herë tjetër, që shpesh kemi gabuar”, sqaroi Shehi.

Negociata ndoshta, por PS paralajmëron Bashën dhe Kryemadhin: Zgjedhjet më 2021

Teksa Basha doli të martën në mbështetje të dekretit të Metës që në 13 tetor të zhvillohen 3 palë zgjedhje, pra zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale, ka reaguar menjëherë zëdhënësja e qeverisë.

Elisa Spiropali ia bëri të qartë si Bashës ashtu edhe Metës se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më 2021 dhe as që mendohet të ketë të tjera. Spiropali i kërkon Bashës që të mos merret më me 30 qershorin, se këto zgjedhje tashmë janë kryer, por të hedhë sytë te zgjedhjet e 2021.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021”, shkruan Spiroali në Twitter.

Edhe kryeministri Rama e tha qartë në një dalje për mediat të hënën, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa qëndrimet e opozitës, i cilësoi si akte që çojnë në vetë eliminimin e saj.

Maxhoranca nuk e njeh dekretin e Metës për 13 tetorin. Zgjedhjet lokale u zhvilluan dhe u njohën nga ndërkombëtarët. Zgjedhjet e parakohshme nuk ka asnjë arsye që të zhvillohen duke u nisur nga parashikimet e Kushtetutës, ndërsa ato presidencialet bien kryekëput në kundërshtim me Kushtetutën, dhe duken si një dëshirë e Metës për të mbajtur karrigen, në prag të shkarkimit.

Basha: e dua 13 tetorin

Për herë të parë kreu i PD-së, Basha ka deklaruar se 13 tetori, data e dekretuar nga Meta për të zhvilluar tre palë zgjedhje, është një mundësi e mirë për të dalë nga kriza. Këtë deklaratë Basha e bëri pasi mëngjesin e së martës zhvilloi një takim 40 minutësh kokë me kokë me presidentin Meta.

“Pa dyshim, takimi me presidentin lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e  presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap”, tha Basha.

Më herët Basha e kishte injoruar dekretin e Metës për 13 tetorin. Madje kishte deklaruar se nuk do të hynte në asnjë proces zgjedhor pa u plotësuar kushtet e tij që janë largimi i Ramës dhe qeveria teknike.

Por në deklaratën e së martës, duket se Meta ia ka dalë t’i ndryshojë mendje kreut të PD-së. Basha tha se 13 tetori është është një mundësi e mirë për të dalë nga kriza politike dhe u shpreh i gatshëm për të ndërmarrë ndryshime kushtetuese në mënyrë që në vend të realizohen edhe zgjedhje presidenciale, sikurse ka propozuar Meta, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli.

Basha gjithashtu ka thënë se me aleatët e PD-së ka diskutuar se aksioni i opozitës së bashkuar do të përqendrohet tani e tutje tek platforma ekonomike. Ndërsa nuk ka përmenduar në asnjë rast kërkesën për largimin e Ramës. Pra Basha është gati të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër duke i vënë shkelmin premtimit të bërë në 10 protesta të opozitës? Të paktën këtë e nënkupton deklarata e sotme e Bashës.

I gjendur pa asnjë pushtet, duket se e vetmja shpresë e Bashës tani është futja në një garë elektorale në 13 tetor. Ndaj dhe ai, pas takimit me presidentin, është bindur për të mbështetur dekretin më të fundit të Metës që propozon zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të përgjithshme dhe presidenciale më 13 tetor. Propozim ky që ka pak gjasa të realizohet pasi maxhoranca është kategorikisht kundër./Realstory.al

LIVE – Opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve. Qëndrimi i Opozitës së Bashkuar është i pandryshuar: nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa largimin e Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin e hajdutëve të zgjedhjeve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 16. Juli 2019

Basha vijon me 30 qershorin, ndërkohë që kritikat ndaj tij shtohen

Lideri i PD, Lulzim Basha vijon me fjalimet tij se pse qytetarët braktisën Ramën në 30 qershor, ndërkohë që akuzat e ashpra për dështimin e opozitën në gjithë këto muaj janë shtuar ndjeshëm. (I fundit ishte Arben Ristani). Basha ka renditur 3 arsye që sipas tij bën që qytetarët të refuzonin Ramën më 30 qershor dhe një ndër to është edhe rezistenca e opozitës që  ka vetëdijesuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën atyre. Në fakt nëse do të qëndronin në këtë pikë opozita me dhunën dhe molotovët e saj trembi jo vetëm qytetarët të votonin, por dëmtoi edhe ekonominë duke larguar turistët dhe investitorët nga vendi. Këto analiza Basha i bëri gjatë një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe.

“Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore:

1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë.

2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama.

3. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve” – tha Basha

Basha tha se Rama ka rënë moralisht dhe politikisht, ndërsa premtoi se Partia Demokratike do të ndryshojë Shqipërinë dhe sigurojë që qytetarët të zhvillojnë votime të lira dhe të ndershme. Por sërish Basha nuk thekson se si do ta arrijë këtë gjë.

“Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi I Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është I rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor I lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt.”


Dështimet e protestave të opozitës dhe largimi i saj nga çdo lloj pushteti ka bërë që shumë zëra të rëndësishëm figura e të cilëve është e lidhur me Partinë Demokratike, të mos i kursenin akuzat ndaj Bashës si Arben Imami në emisioni “Real Story” , Jozefina Topallit dhe Arben Rinstani. Po për dështimin e qëllimeve të opozitës gjatë këtyre 5 muajve kur do t’i nis analizat Basha?

Pas Topallit shpërthen Ristani kundër Bashës: Të lutemi që Rama të ikë vetë!! Ose…

Ish deputet dhe ish sekretari i Partisë Demokratike, Arbeni Ristani, sot pa asnjë rol në parti, ka sulmuar ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha se si do të arrijë ai të largojë Ramën nga qeveria. Ristani, përmes një statusi në Facebook, ka renditur të gjitha mënyrat që Partia Demokratike përdori për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe që nuk ja arriti dot, as me protestat disa mujore, as me dhunën e ushtruar dhe sigurisht aq më pak me djegien e mandatave dhe lënien e PD-së pa asnjë lloj pushteti për herë të parë pas gati 30 viteve demokraci.

Ristani i është shtuar zërave kritik dhe të ashpër brenda dhe jashtë PD për mënyrën se si Basha është duke e drejtuar dhe se si qëllimet e saj dështuan në vetëm 5 muaj. Ish deputeti demokrat ka kritikuar djegien e mandateve duke mos u dhënë asnjë mundësi demokratëve për të munduar Ramën në zgjedhje por nuk ka lënë edhe pa përmendur me ironi se si amerikanët dhe ndërkombëtarët  i tërhoqën veshin opozitës në lidhje me protesta e dhunshme.

Duke parë se PD dështoi të arrinte qëllimet e saj, Ristani bën thirrje që të lutemi që Rama të ik vetë ose ka një rrugë tjetër. Cila është rruga tjetër që propozon Ristani? Mos është e njëjta rrugë me atë që kërkon edhe Jozefina Topalli, kritikja numër një dhe më e ashpër e Bashës?

‘Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Më tha shitësja e bukës sot. Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova. Rrugës mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Në kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër, në zgjedhje. T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi berë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot. T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s’jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikanë e europianë s’na lejojnë. Mund t’i kisha thënë: hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze. Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do më kuptonte.” – shkruan Ristani

Jozefina Topalli, më parë, sulmoi fort dhe ashpër Bashën përmes një statusi që u cilësua edhe si “letra e tij e funeralit” në krye të PD. Ajo e akuzoi se shkatërroi një forcë politike gati 30 vjeçare me djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit. Topalli u tregua e papërmbajtur në sulmet e saj duke e cilësuar Bashën edhe si një “eksperiment të pamerituar për demokratët dhe vendin.”

Basha, fushatë intensive brenda partisë. Takime në qarkun e Shkodrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ketë një të hënë të ngjeshur me takime brenda strukturave të partisë së tij, të cilën e mbajti me shpresa për 5 muaj se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor dhe se përmes protestave PD do të rrëzonte qeverinë dhe do të vinte në pushtet. Ndaj fill pas zgjedhjeve të 30 qershorit Basha ka nisur “fushatën”  brenda partisë për të qetësuar gjakrat,(e nxehur për shkak të humbjes së çdo pushteti) dhe për të ruajtur karrigen e tij si kryetar i PD-së.

Të hënën Basha pritet të zhvillojë një takim me banorët dhe me strukturat e Koplikut në orën 18:00.

“Kreu i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Gjithashtu kreu i demokratëve do të mbajë takime edhe në Shkodër në orën 19:00, ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD dhe qytetarët në Vaun e Dejës.

Kujtojmë se Basha ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar që do të zgjasë gjatë gjithë verës.

Lëvizje brenda PD, Basha largon Nokën nga Shkodra dhe ia beson Gazit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi më herët se nuk do të ketë pushime për opozitën në aksionin e saj “Rama Ik”. Ky aksioni opozitar do të vijojë gjatë gjithë verës deri në largimin e kryeministrit Rama. Kjo vërtetohet edhe nga një shkresë zyrtare që Basha i ka dërguar të gjithë demokratëve për lajmimin e ndryshimeve të bëra në koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe.


Ajo që vihet re në shkresë është se Basha ka vendosur të largojë Flamur Nokën nga Shkodra dhe t’ia besojë atë Gazmend Bardhit.

Gazmend Bardhi do të jetë koordinatori i ri i PD në Shkodër, e ndërsa Flamur Nokën do të jetë në qytetin e Elbasanit.

Në shkresë përcaktohen detyrat e degëve të PD në të gjithë vendin për periudhën 15 korrik- 31 gusht. Vendim vjen pas një analize që është bërë nga kryesia e kësaj force politike dhe në përshtatje me kuadrin e  ri opozitar ku Basha paralajmëroi se aksioni ‘Rama ik” nuk do të jetë më me fjalë, por me vepra.

Skip to toolbar