Rashica s’mjafton për Werder, Bayern shkon në finalen e kupës (video)

Bayern Munich është kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi ka mundur Werder Bremen me rezultatin 2-3.

Ashtu siç pritej, ndeshja ka qenë me emocione dhe gola, por në fund fati i ka buzëqeshur miqve.

Lewandowski kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 36’ të takimit ndërsa Thomas Muller ka dyfishuar rezultatin në minutën e 63’.

Ndeshja u duk sikur kishte përfunduar, por vendasit ringjallen falë lojtarit kosovar Milot Rashica.

Ishte ai që përgatiti golin e parë të Osako-s në minutën e 75’, përpara se të shënonte golin e barazimit një minutë më vonë.

Ndeshja mund të kishte shkuar në shtesë po të mos ishte për penalltinë e shënuar nga Lewandowski pesë minuta më pas.

Bayern e pret RB Leipzig në finalen e madhe të Berlinit, ku padyshim që bavarezët synojnë të ngrejnë lart trofeun e kupës.

Dortmund i kundërpërgjigjet Bajernit me “poker”

Freiburgu i Amir Abrashit është mundur me “poker” nga Borussia Dortmund, me këtë fundit që vijon luftën për titullin në Gjermani me Bayern-in.

Kjo fitore erdhi si kundërpërgjigje ndaj bavarezëve, që fituan një ditë më parë ndaj Werder Bremen.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 69 pikëve, një pikë më pak se kampionët në fuqi që janë në krye me 70 pikë.

Ishte Sancho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’ të takimit. Pas pushimit erdhën tre golat e tjerë me Gotze, Reus dhe Alcacer.

Një fitore e pastër e miqve të cilët duan të konkurrojnë deri në fund të sezonit për titullin kampion.

Plas skandali në Gjermani, grushte në stërvitjen e Bayern (foto)

Ngjarjet me dhunë dhe sherre në futboll nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Madje, jo vetëm në ekipe inferiore apo të dorës së dytë. Të tilla ngjarje, madje grushte sade në stërvitje, ndodhin dhe në ekipet elitare.

Rasti i fundit raportohet të ketë ndodhur në Gjermani, pikërisht në një prej seancave stërvitore të skuadrës së Bayren Munich.

Sipas gazetarëve gjermanë, Robert Lewandowski është grindur keq me Kingsley Coman, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj një kritike nga polaku.

Stërvitja e paradites ka qenë më dyer të mbyllura, ndaj nuk ka video, por raportohet se situata degradoi deri aty sa pati edhe grushte dhe vetëm ndërhyrja e Boateng dhe Sule ndau dy sherrxhinjtë.

Trajneri Niko Kovac ndali stërvitjen dhe foli me dy futbollistët, por me pas e vazhdoi stërvitjen me ta, vendim i habitshëm.

Dortmund harron turpin ndaj Bayern-it

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja pas turpërimit që i bëri Bayern Munich një javë më parë, kur e mundi me rezultatin 5-0.

Dortmund fitoi sot në shtëpi 2-1 ndaj Mainz, duke rimarrë kreun e renditjes në Bundesligë.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jadon Sancho, autori i dy golave të verdhezinjve në minutat 17′ dhe 24′.

 Me këto dy realizime, ylli anglez është bërë lojtari më i ri, 19 vjeç e 19 ditë, që realizon 11 gola në historinë e kampionatit gjerman.

Miqtë kanë ngushtuar diferencat shtatë minuta para fundit me Quaison, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e barazimit.

Tani topi i kalon Bayern Munich, që do të kërkojë të kundërpërgjigjet nesër në takimin që do të luajë në fushën e Dusseldorf.

Skip to toolbar