Rashica s’mjafton për Werder, Bayern shkon në finalen e kupës (video)

Më të fundit


Bayern Munich është kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi ka mundur Werder Bremen me rezultatin 2-3.

Ashtu siç pritej, ndeshja ka qenë me emocione dhe gola, por në fund fati i ka buzëqeshur miqve.


Lewandowski kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 36’ të takimit ndërsa Thomas Muller ka dyfishuar rezultatin në minutën e 63’.

Ndeshja u duk sikur kishte përfunduar, por vendasit ringjallen falë lojtarit kosovar Milot Rashica.

Ishte ai që përgatiti golin e parë të Osako-s në minutën e 75’, përpara se të shënonte golin e barazimit një minutë më vonë.

Ndeshja mund të kishte shkuar në shtesë po të mos ishte për penalltinë e shënuar nga Lewandowski pesë minuta më pas.

Bayern e pret RB Leipzig në finalen e madhe të Berlinit, ku padyshim që bavarezët synojnë të ngrejnë lart trofeun e kupës.




Skip to toolbar