Philippe Coutinho ka hedhur firmën në kontratën e re me Bayern Munich, duke u transferuar nga Barcelona në formë huazimi për një vit në “Allianz Arena”. Sulmuesi brazilian ka kaluar me sukes testet mjekësore te ekipi baravarez, ndërsa të hënën pasdite ka firmosur kontratën e re me klubin. “Jam vërtet i impresionuar dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, është shprehur në fjalët e tij të para si futbollist i Bayernit, brazilianit. “Mezi pres që të stërvitem me shokët e skuadrës të martën. Kjo është një ditë shumë e lumtur për mua”, ka thënë Coutinho, që do të mbajë numrin ‘10’ te Bayerni.
“Jam shumë i sigurt se me Philippen do të kemi dhe më shumë cilësi. Ne kemi një lojtar që njihet për teknikën e tij të shkëlqyer dhe shpirtin e tij”, është shprehur CEO Karl-Heinz Rummenigge. Coutinho ka nisur të luaj futboll në vendlindjen e tij në Brazil në Rido de Janeiro. Shumë shpejt ai u bë pjesë e akademisë së ekipit Vasco de Gama. Teknika e tij e jashtëzakonshme u vu re në Europë, kur në vitin 2008, Interi siguroi shërbimet e talentit.
Në vitin 2010 Coutinho bëri debutimin me kombëtaren braziliane, ndërsa mbrriti në Europë tek Interi. Në janar të vitit 2013, pasi nuk gjeti shumë hapësirë te Inter, Coutinho u bashkua me Liverpool. Ai luajti 201 ndeshje për “Reds” dhe shënoi 54 gola, ndërsa asistoi në 45 të tjerë.
Ky shpërthim i brazilianit tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, që në janar të vitit 2018 bleu brazilianin duke e bërë atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë. Me katalanasit, Coutinho luajti 76 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe asistuar 11 të tjerë. Për shkak të konkurencës së madhe në ekip, Coutinho nuk arriti të gjente shumë vend te Barcelona, që tashmë e huazon për një vit te Bayern.