Bayern bëhet ‘francez’, firmos mesfushori i talentuar

SPORT


Mickael Cuisance është larguar zyrtarisht nga Borussia Monchengladbach, dhe ka firmosur për Bayern Munich në “Allianz Arena”. Kontrata e re mes klubit baravarez dhe mesfushorit i lidh dy palët për pesë vite me njëri-tjetrin. 20-vjeçari francez do të nis stërvitjen me klubin e ri duke nisur që nga fillimi i kësaj jave.

Bayern ka paguar rreth 10 milion euro ndaj klubit rival të Bundesligas për mesfushorin. Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic, u shpreh se blerja e Cuisance është me shumë vlera për skuadrën, pasi ai është një lojtar me cilësi të mira teknike. “Ai ka shumë aftësi teknike dhe potencial të madh. Mickael duhet të zhvillohet me ne. Jemi të bindur se do të argëtohemi shumë me të”.


Cuisance shpërtheu në Bundesliga me 24 paraqitje e tij, gjatë sezonit 2017-2018m pavarësisht se nuk ishte gjithmonë pjesë e formacionit fillestar. Ai bëhet lojtari i pestë francez në skuadrën e Niko Kovac, duke iu bashkuar Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Corentin Tolisso dhe Kingsley Coman.

“E di që ky është një hap i madh për mua por ndihem i gatshëm dhe jam shumë krenar që vesh fanellën e Bayernit”, tha Cuisance. Bayern pritet të njoftojë në mënyrë të përfundimtare nënshkrimin e huazimit të yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili mësohet se të dielën do të kryejë testet mjekësore.




Skip to toolbar