Historia tragjike e familjes në Bubq, që Bebe Rexha do t`i ndërtojë shtëpinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ishte të hënën në Shqipëri, duke vizituar një nga zonat e prekura të tërmetit. Ajo u ndal në fshatin Bubq të Fushë Krujës, ku mori përsipër të ndërtojë dy shtëpi.

Një nga objektet që këngëtarja shqiptare do të ndërtojë është ajo e një familje, që më herët kaloi dy tragjedi familjare. Sipas aktorit Bes Kallaku, që shoqëroi Bebe Rexhën në Bubq, familja e Musait dhe Sabijes do të përfitojë një banesë të re nga humanizmi i këngëtares me famë botërore.

Kjo familje, veç shkatërrimit nga natyra është prej kohësh e shkatërruar shpirtërisht. Brenda tre vitesh, familja humbi vajzën. Ndërkohë, para se të vdiste, djali u nis për të punuar në Itali, ndërsa i kishte premtuar të atit se kur të kthehej do të ndërtonte shtëpinë.

Djali u kthye një muaj më pas, por i pajetë nga Italia, duke mos e mbajtur dot amanetin, ndërkohë që mbetën jetim dy fëmijë. Musai, gjyshi i tyre tashmë do të ketë mundësi të gëzojë sadopak, pasi nipi dhe mbesa e tij do të kenë së shpejti një strehë, rrëfen aktori.

Orinda tregon çfarë i duhet për të bërë një bebe

Bukuroshja e ekranit, Orinda Huta ishte mbrëmë e ftuara speciale e Alketës në Kurthin e Piter Panit ku i është përgjigjur pyetjeve të vogëlushëve. Njëra prej pyetjeve ishte se kur Orinda do të bëje një bebe?

“Nëse bebja do të ishte me çelës do të kishte ardhur se ne po e presim me shumë dëshirë. Përderisa nuk shtypet me çelës do të presim”, tha Orinda në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Kjo nuk ka ndodhur se ata po mendojnë për karrierën siç ndodh zakonisht me këto deklaratat e çifteve publike por jo Orinda u tregua e sinqertë ajo do shumë një bebe por po pret çastin magjik.

Skip to toolbar