Kërkuan azil, Franca e Belgjika kthejnë 31 shqiptarë

Pasditen e të martës janë riatdhesuar 31 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit me anë të një komunikate për mediat, ku shkruar se operacioni për riatdhesimin, u zhvillua në bashkëpunim me policitë homologe ne Francë dhe Belgjikë.

Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Këtyre shtetasve u ishte refuzuar azili në këto vende, ndërkohë që Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

“Kjo është për Anthoine”, Leclerc kthen Ferrarin triumfues

Charles Leclerc dhe Ferriar rikthehen pas shumë vuajtjesh. Talenti i kokëkuqes, ka arritur të mbajë pas Leëis Hamilton, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti nga Monaco ia kaka dedikuar fitoren e së dielës, talentit 22-vjeçar të Formula 2, Anthoine Hubert, që humbi jetën të shtunën gjatë garës në të njëjtën pistë. “Ky është për Anthoine”, u shpreh në radio Leclerc. “Ndihem mirë, por e vështirë për t`u shijuar në një fundjavë si kjo”, shtoi më tej piloti i Ferrarit.

Kjo është gjithashtu fitorja e tij e parë  në karrierë si pilot i Formula 1, pas dy sezonesh në këtë kampionat. 21-vjeçari shkoi dy herë shumë pranë fitores në sezonin e tij të parë me Ferrarin, por ai doli i dyti, pasi makina nuk e ndihmoi. Ndërkohë, pas Leclerc u rendit Leëis Hamilton, i cili e ndoqi pilotin e Ferrarit gjatë gjithë garës, ndërsa në vijën e finishit distanca mes tyre ishte vetëm gjysmë sekondi. Në vendin e tretë u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, i ndjekur nga Sebastian Vettel, i cili pati gjithashtu një ditë zhgënjyese.

View this post on Instagram

I can't believe it. Rest in peace.

A post shared by CHARLES LECLERC (@charles_leclerc) on

Në garën e të dielës Ferrari i Leclerc dhe strategjia e skuadrës kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, ndonëse e nisën të dy nga vija e parë, nuk ishte të njëjtin ritëm si Leclerc shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel, që u parakalua me lehtësi nga Hamilton. Ndërkohë, pesë herë kampioni i botës pati vështirësi për të arritur Leclerc, pasi gomat e njëvendëshes së tij u konsumuan më shpejt se ato të Ferrarit, duke dështuar në tentativat për parakalim.

Megjithatë, shtu si në garën e fundit, Hamilton arriti të bënte një rikuperim fantastik, edhe pse me goma që rrezikonin nga momenti në moment. Pas Belgjikës, botërori i Formula 1 do të zhvendoset në Monza, aty ku Ferrari do të kërkojë fitoren e dytë radhazi në shtëpinë e tij.

Video/ Aksident i frikshëm në pistën e Belgjikës, makinat copëtohen, piloti në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Belgjikës në botërorin e Formula 2. Fillimisht ishte piloti Juan Manuel Correa, i cili u përplas me murin anësor të pistës, ndërsa më pas ishte Anthoine Hubert që e ka goditur nga pas me shpejtësi të madhe.

Hubert mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që ende nuk ka detaje për shëndetin e pilotit. Pas aksidentit të dy makinave të para, është përfshirë edhe Marino Sato, por që fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha për shëndetin.

Nga pamjet duket momenti i përplasjes mes makinave, ku shihet përplasja e frikshme. Komisarët e garës kanë marrë vendimin për të mos e rifilluar garën, lajm i bër publik në faqen zyrtare të Formula 2.

Gara nisi fill pas përfundimit të provave zyrtare të Formula1 për Çmimin e Madh të Belgjikës. Sipas rregullores së FIA, në të njëjtën pistë zhvillohen njëkohësisht tre gara, ajo e F3, F2 dhe F1.

Ferrari kthehet frikshëm, Leclerc në ‘pole’, Vettel pas tij, zhgënjen Mercedes

Ferrari e ka nisur mbarë gjysmën e dytë të sezonit të botërorit të Formula 1. Piloti i kokëkuqes, Chalres Leclerc ka dominuar provat zyrtare duke vendosur kohën më të mirë me 1`42“644 të qindat, duke fituar ‘pole position’ për garën e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Në pistën e SPA, është rikthyer në formë edhe piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili të dielën do të niset nga krah Leclerc nga vendi i dytë në pistë. Për pilotin nga Monaco të Ferrarit, Charles Leclerc, kjo është hera e katërt që fiton një ‘pole position’.

Ndërkohë, treshja e parë e garës për të dielën plotësohet nga piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, i cili ishte 8 të dhjetat më i avashtë se Leclerc, ndërsa pas Hamilton do të jetë shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas.

Makina e Mercedes nuk dha atë që prisnin këtë të shtunë në Belgjikë, ndërsa Ferrari tregoi se ka pasur ndryshime të mëdha gjatë pushimeve të verës, duke u rikthyer pretendete pas garave të para ku kokëkuqja ka pasur shumë probleme.

6 persona në ditë vdesin me dëshirë në Belgjikë. Doktori: Nuk e ndjej se po vras

Doktor Yves de Locht praktikon eutanazinë në Belgjikë. Ai merr kërkesa nga pacientët që duan të vdesin pothuajse çdo ditë, por për arsye personale dhe emocionale ai thotë se maksimumi që mund të bëjë është një eutanazi në muaj.

Eutanazia aktive ose vrasja e mëshirshme është e ligjshme vetëm në një pjesë të vogël të vendeve në botë. Belgjika e legalizoi atë në vitin 2002 dhe mesatarisht, gjashtë vetë kryejnë atje çdo ditë eutanazinë.

Në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet vrasje dhe merr dënimin maksimal që është burgim i përjetshëm./BBC

Sindrit Guri kthehet me gol, por s’mjafton për Oostende (video)

Sezoni i tij i parë në Belgjikë nuk ka qenë si duhet për Sindrit Gurin, që ka luajtur pak ndeshje me Oostenden dhe ka shënuar pak gola. Megjithatë, sa herë ai ka prekur rrjetën, goli i tij ka qenë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme për futbollistin e kombëtares shqiptare. Sindrit Guri ka shënuar golin e parë dhe të vetëm për ekipin e tij në ndeshjen që Oostende luajti kundër St. Truden.

Në minutën e 37′ lojtarët e Oostendes kanë nisur një aksion nga mesi i fushës. Disa pasime të sakta dhe depërtim në zonën kundërshtare, ku topi i fundit shkon në këmbët e sulmuesit kiqezi që ndodhej i spostuar në krah. Nga brenda zonës ai gjuan dhe realizon golin e fitores për Ostenden. Megjithatë, miqtë kanë barazuar në fund të ndeshjes.

Skip to toolbar