Kërkuan azil, Franca e Belgjika kthejnë 31 shqiptarë

AKTUALITET


Pasditen e të martës janë riatdhesuar 31 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit me anë të një komunikate për mediat, ku shkruar se operacioni për riatdhesimin, u zhvillua në bashkëpunim me policitë homologe ne Francë dhe Belgjikë.

Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.


Këtyre shtetasve u ishte refuzuar azili në këto vende, ndërkohë që Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.




Skip to toolbar