Mashtrimi me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë të shtunës një tjetër biznesmen që i shtohet listës duke e çuar në 16 numrin e biznesmenëve të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Në pranga ka rënë Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”. Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Bareti është arrestuar nga policia në të njejtën kohë kur 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.

Biznesmenët akuzohen përmes një skeme mashtrimi kishin përfituar nga shteti jo pak por 25.7 milionë lekë sipas provave të mbledhura deri tani nga policia, por shifra mendohet se është më e lartë se kaq.

Ata prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh përmes kompanive fantazim me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

Gjatë seancës gjyqësore prokuroria e Tiranës kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për 14 biznesmenët e arrestuar.

Abuzim me faturat , 20 të arrestuar, mes tyre 7 biznesmenë

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, një valë arrestimet kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së mërkure, mes të cilëve edhe disa biznesmenë.

Sipas mediave televizive, janë arrestuar të paktën 20 persona, mes të cilëve 7 biznesmenë që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe të firmave të konstruksioneve.

Të arrestuarit janë vënë në pranga nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Tatimet, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Hetimet ndaj të arrestuarve kanë nisur disa muaj para, ku u vërtetua se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej miliona lekësh me faturat tatimore dhe TVSH.

Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë.  Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.

Arrestohet për trafik droge biznesmeni i lidhur me PD

Policia ka vënë në pranga shtetasin Astrit Nimani 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 13 vjet burg nga gjykata e Milanos.

Ai njihet ndryshe me pseudonimin Titi i Ukës dhe akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale në trafikun e drogës. Pritet që 48-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Astrit Nimani është biznesmen dhe më parë ka mbajtur disa poste politike në qytetin e Lezhës dhe njihet për lidhjet e tij me PD.

Edhe për drejtësinë shqiptare ai është një emër i njohur pasi në 2015 i janë vënë nën sekuestro disa pasuri të paluajtshme.

Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2,

ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2,

ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2,

ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

Skip to toolbar