Janë luajtur disa nga takimet më të rëndësishme
të javës së nëntë të kampionatit gjerman të futbollit këtë të shtunë. Bayern Munich
fitoi ndaj Union Berlin me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në krye të renditjes
me 18 pikë, një më shumë se Freiburg, ku luan mesfushori i kombëtares Amir
Abrashi. Pavard dhe Lewandowski ishin autorët e golave për Bayern, ndërsa
Polter shënoi golin e vetëm për Union Berlin.
Nuk ndalet as Freiburg, që duket se këtë
sezon do të ketë ambicie të mëdha në Bundesliga. Skuadra ku aktivizohet
Abrashi, fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Leipzig, me gola të Hofler dhe Petersen, ndërsa
Klostermann realizoi në fund të takimit për miqtë. Ndërkohë, Abrashi nuk ishte
i grumbulluar për këtë ndeshje.
Hoffenheim fitoi në transfertë ndaj Hertha
Berlin me rezultatin 3-2, ndërsa Paderborn,ekipi i mesfushorit tjetër të kombëtares,
Klaus Gjasula, mundi Dusseldorf me rezultatin 2-0 duke marrë fitoren e parë në
kampionat pas nëntë javësh. Mesfushori kuqezi luajti titullar. Megjithatë, tre
pikët e lënë ekipin e Gjasulës në vendin e fundit të Bundesliga me 4 pikë në
total.
Dortmund barazoi pa gola me Schalken, ndërsa Werder
Bremen barazoi 2-2 me Bayern Leverkuse, me një nga golat e shënuar nga Milot
Rashica. Borussia Dortmund mban vendin e tretë në renditje me 16 pikë, ndërsa
Schalke ndodhet në vendin e 7 me 15 pikë. Bremeni i Milot Rashicës është në
vendin e 12 me 10 pikë, shumë larg zonës së kupave të Europës.
Dortmund ka mundur Bayer Leverkusen me
rezultatin 4-0 dhe është afruar në kryen e renditjes me vetëm 1 pikë larg
Leipzig, që kryeson Bundesilgan me 10 pikë në katër javët e para. Alcacer ka shënuar
golin e parë për Dortmund në minutën e 28-të, ndërsa tre golat e tjerë do të shënoheshin
në pjesën e dytë. Reus (50` dhe 90`) si dhe Guerreiro (83`), i kanë dhënë
fitoren 4-0 Borusia Dortmund, që mbetet një hap para nga Bayern Munich.
Ndërkohë, skuadra e Kovaç kishte shansin të
dile në krye këtë të shtunë, por ka bërë një hap fals pikërisht ndaj Leipzig në
shtëpinë e këtyre të fundit. Lewandowski në minutën e 3-të të sfidës kaloi
Bayern në avantazh, por në minutën e 3-të të shtesës në pjesën e parë Forsberg
barazoi për vendasit, 1-1. Këto shifra mbetën të pandryshuara deri në fund të
takimit, ndërsa Bayern ngjitet vendin e 3-të të renditjes me 8 pikë.
Werder Bremen ka mundur 2-1 në transfertë
Union Berlin, me gola të shënuar nga Klaassen në të 5` dhe Fullkrug në të 55`,
ndërkohë që për vendasit shënoi Andersson në të 14`. Fitorja e të shtunës e ngjit
Bremen në vendin e 9 në renditje me 6-të pikë. Fitore ka marrë dhe Augsburg në
shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 2-1, ndërsa Koln është mundur
në shtëpi nga Monchengladbach. Mainz ka mundur 2-1 Herdha Berlin në takimin e javës
së katërt të Bundesligas.
Këtë fundjavë kanë nisur kampionatet kryesore
ne Evropë. Mes tyre ka qenë dhe Bundeslia, me ndeshjen e parë që u luajt të
premten mes Hertha Berlin dhe kampionëve në fuqi, Bayern Munich. Pasditen e të shtunës
janë luajtur takimet e radhës të javës së parë të Bundesligas, ku skuadra e
Dortmund ka fituar 5-1 kundër Augsburg. Ishte skuadra mike që shënoi e para me
Niederlechner, sapo nisi ndeshja, por dy minuta më vonë Dortmund barazoi
shifrat me Alcacer.
Me barazimin 1-1 u mbyll takimi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Sancho shënoi golin e avantazhit në minutën e 51, Reus trefishoi në të 57`, ndërsa dy minuta më vonë ishte përsëri Alcacer që shënoi golin e katërt për Dortmund. Në të 82` Brandt realizoi golin e pestë, duke vulosur shifrat e fitores në 5-1 për skuadrën e tij.
E ka nisur mbarë dhe Freiburg i Amir
Abrashit, që ka fituar në shtëpi 3-0 ndaj Mainz, duke u bashkëngjitur
Dortmundit në vendin e parë. Golat u realizuan të gjithë në pjesën e dytë, ndërsa
Abrashi u fut si zëvendësues vetëm një minutë para përfundimit të kohës së
rregullt të ndeshjes.
Bayern Leverkusen ka mundur në shtëpi 3-2
Paderborn, ndërsa Dusseldorf ka fituar në transfertë ndaj Werder Bremen, me
golin e vetëm të Bremen asistuar nga Milot Rashica. Wolsburg ka fituar 2-1 ndaj
Koln.
Ivan Perisiç ka firmosur këtë të martë kontratën
njëvjeçare me Bayern Munich. 30-vjeçari kroat ka kaluar me sukes testet mjekësore,
për të firmos më pas kontratën e re të huazimit nga Interi te Bayern Munich. Kontrata
parashikon një vit huazim deri në 30 qershor të vitit 2020, dhe më pas skuadra
bavareze ka të drejtën për të blerë kartonin e Perisiç.
“Ivan do të na ndihmojë me përvojën e
tij shumë vjeçare në nivele të larta ndërkombëtare” tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, “ai është
teknikisht i fortë dhe fleksibël në sulm. Jam i sigurt që Ivan do të integrohet
shpejt pasi ai tashmë e njeh mirë Bundesligën dhe trajnerin tonë Niko Kovac”,
ka përfunduar drejtori i Bayern Munich.
Ivan Perisiç në fakt e njeh mirë kampionatin gjerman. Para se ai të shkonte në Itali tek Inter, ka luajtur me ekipin e Wolfsburg dhe Borussia Dortmund. “Jam shumë i lumtur që kthehem në Gjermani. Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë. Ne duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha Perišić, i cili nënshkroi kontratën e tij në Säbener Straße pas një kontrolli të suksesshëm mjekësor.
Milot Rashica u shndërrua në liderin e Werder Bremen gjatë pjesën e dytë të këtij sezoni, duke realizuar 9 gola në fazën e dytë të kampionatit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte dhe dje, në ndeshjen e fundit të kampionatit, që Werder fitoi ndaj Leipzig me rezultatin 2-1.
Megjithatë, kjo fitore e ekipit të ksoovarit, ishte e pavlefshme, pasi skuadra e humbi prej javës së kaluar luftën për të arritur një vend në Europa League, pasi vendi i shtatë në kampionat u mbajt nga Eintract Frankfurti.
Gjithësesi, për Milot Rashicën ky ka qenë një sezon i shkëlqyer, gjë të cilën e ka shprehur dhe vetë lojtari me anë të një reagimi që ka bërë në profilin e tij në facebook.
“Mbyllja e sezonit me një fitore është gjithmonë e kënaqshme. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të shkëlqyera. Megjithëse largimi nga gjysmëfinalja e kupës dhe mungesa e arritjes së Europës, na bën të shohim pas me një sy që qesh një sy që qan. Faleminderit familjes Werder për mbështetjen e pabesueshme”.
Bavaria do të vijojë të jetë mbretëria e futbollit gjerman deri në përfundim të sezonit të ardhshëm. Mes një atmosfere të jashtëzakonshme të tifozerisë në “Allianz Arena”, Bayern Munich ka triumfuar ndaj Frankfurtit dhe ka festuar titullin e 7-të radhazi në Bundesligë dhe të 29-in në historinë e klubit.
Ka qenë një ndeshje emocionuese, jo vetëm sepse Bayernit i duhej fitorja për të konfirmuar fitoren e titullit në Bundesliga, por sepse kjo ishte ndeshja e fundit e Franck Ribéry dhe Arjen Robben, dy nga lojtarët më të rëndësishëm për Bayernin gjatë kësaj dekade, të cilët tashmë do të largohen nga klubi bavarez.
Skuadra e Niko Kovaç arriti të shënonte që në minutën e katërt me Coman. Në pjesën e dytë Haller ka barazuar në minutën e 50′, por tre minuta më vonë Alaba ka kaluar përsëri në avantazh Bayern-in. Sanches në minutën e 58′ ka trefishuar për Bayernin.
Megjithatë, stadiumi bavarez ka shpërthyer në ovacione dhe ekzaltim në minutën e 72′ dhe të 78′, kur Ribery dhe Robben kanë realizuar golin e katërt dhe të pestë para tifozëve të Bayernit. Kështu, dy lojtarët i kanë dhënë fund në mënyrën më të mirë të mundshme historisë së tyre me Bayern Munich.
Gara për titullin në Premierligë
u mbyll një javë më parë, teksa mes dy ekipeve pretendente, në fund triumfi
shkoi për Manchester Cityn. Megjithatë, këtë fundjavë do të luhet java më
dramatike e luftës për titull, në një nga kampionatet më të mëdha në Europë,
Gjermani. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, do të luajnë aktin final të “dramës”
së titullit kampion në Bundesliga. Ndryshe nga Prmier League, ku Manchester
City dhe Liverpooli kishin grumbulluar pikë të mëdha në ndjekjen e vazhdueshme
të titullit, ka qenë histori tjetër ajo mes Bayern Munich dhe Borussia
Dortmund.
“Bundesliga perfekte në një finale perfekte”, është titulli i lajmit të Deutsche Welles, rrjeti televiziv gjerman, që komenton pikërisht javën e fundit të kampionatit në Bundesliga, ku do të vendoset dhe se kush do të jetë Kampion i Gjermanisë këtë sezon. Gjatë gjysmës së parë të sezonit, Dortmundi u duk se ishte në rrugë të mbarë për të fituar titullin e dytë të kësaj dekade, që prej sezonit 2011/12, kur në atë kohë drejtohej nga Jurgen Klopp. Ata grumbulluan pikët e dyta më të mëdha në historinë e klubit deri në mesin e sezonit, aq sa në dhjetor ishin nëntë pikë para Bayern Munich.
Megjithatë, gjatë gjysmës së dytë
të sezonit, Dortmundi ka bërë “çmenduri” në Bundesliga. Skuadra mori një fitore
3-0 në fillim të këtij viti, para se të shkonte në një barazim 3-3 me
Hoffenheim në muajin shkurt, ndërsa më pas erdhi dhe humbja 3-0 me Tottenham në
Ligën e Kampionëve. Më pas një barazim ndaj Nurembergut dhe goditja e madhe nga
Bayern, që fitoi sfidën direkte me rezultatin 5-0.
Por nuk mbeti me kaq, pasi Dortmund pësoi një tjetër humbje dramatike me Schalken që fitoi 4-2, dhe pastaj Werder Bremen 2-0, rrënuan gjithçka për Borussian. “Një ditë mund të jemi trishtuar për shkak të gabimeve që kemi bërë, ndërsa ditën tjetër mund të jemi të lumtur, sepse kemi ende mundësi për të qenë kampionë. Bundesliga është e çmendur”, tha Axel Witsel pasi Dortmund mbeti në garë për titull kur fitoi ndaj Fortuna Dusseldorf fundjavën e kaluar.
Bayerni ka rikuperuar shumë nga
një fillim i ngadalshëm me një nga finalet e tyre më të mira në vitet e fundit.
Ata kanë humbur vetëm një herë në 2019 në Bundesliga dhe kanë marrë 39 pikë nga
48-të të mundura. Skuadra e Kovaç mund të kishte fituar titullin e tyre të
shtatë fundjavën e shkuar, por u ndalën në barazim pa gola nga Leipzig, teksa
Goretzka-s iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, që në fakt ishte i dyshimtë.
Nëse Bayerni fiton titullin nesër, do të jetë i pari që fiton në shtëpi, që prej sezonit 1999/2000. “Tani kemi mundësi për të fituar titullin në ndeshjen e fundit, përpara tifozëve tanë. Nuk mendoj se ka gjë më emocionuese se kaq,” tha Goretzka. Bayern Munich pret Eintracht Frankfurt në ditën e fundit ndërsa Dortmund udhëton në Borussia Monchengladbach. Skenari i vetëm, që Bayern të humb titullin dhe të triumfojë Borussia Dortmund, është që këto të fundit të fitojnë ndeshjen në transfertë, ndërsa Bayern të mundet. Në të kundërt, Barazimi apo fitorja e Bayern-it i shpall këta të fundit kampion pasi kanë golavarazh më të mirë se Dortmund.
Bayern Munich ka bërë një hap fals në ndeshjen e javës së 33-të Bundesligës, duke barazuar 0-0 me Leipzig. Kështu çështja e titullit do të diskutohet deri në javën e fundit në kampionat.
Pas një pjese të parë që përfundoi në barazim pa gola, pas pushimit Bayern arriti të shënonte me Goretzka-n. Mirëpo goli i këtij të fundit u anulua nga VAR, pasi Lewandowski ishte në pozicion jashtë loje.
Ndalesa e Bayernit është shfrytëzuar nga Borussia Dortmund, që ka arritur të fitojë në fushën e Dusseldorf me rezultatin 3-2. Kështu Dortmund shkon vetëm dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Bayern, teksa titulli do të diskutohet në ndeshjen e fundit.
Bayern Munich ka mundur Hannoverin 3-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në Bundesliga. Skuadra e Kovaç ia ka dalë me sukses ndaj ekipit të vendit të fundit në renditje.
Me fitoren, ekipi bavarez shkon në +4 pikë më shumë se Borussia Dortmund, që mban vendin e dytë në kampionat pas barazimit me Werder Bremen.
Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e 27′, ndërsa Goretzka dyfishoi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Megjithatë miqtë ngushtuan pas gjashtë minutash lojë në pjesën e dytë, teksa Jomathas i ka shënuar Bayernit golin e 2000-të në Bundesligë.
Gjashtë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Franck Ribery, që ka fiksuar shifrat në 3-1, teksa në fund të takimit për Bayern është aktivizuar dhe Robben pas katër muaj mungesë për shkak dëmtimi.
Borussia
Dortmund ka bërë një hap pas në luftën për titull në Gjermani, pasi është
mundur nga Schalke 04. Një ndeshje e çmendur kjo e sotmja, që përfunoi me
rezultatin final 2-4 për miqtë, që përmbysën gjithçka në dhjetë minuta.
Vendasit
kalojnë të parët në avantazh me Gotze në minutën e 14`, por miqtë kanë barazuar
në minutën e 18` me Caligiurin. Sane ka
dyfishuar dhjetë minuta më vonë për Schalken, duke përmbysur vendasit me një
gol me kokë brenda zonës, pas një goditje këndi.
Pas
pushimit ndeshja u nxeh dhe kapiteni Marco Reus ka dalë me karton të kuq pas
një faulli brutal duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Dy minuta më vinë
erdhi goli i tretë i Schalke i shënuar nga Caliguri. Lojtarët e Dortmund humbin
toruan dhe Ëolf shkakton një ndërhyje të ngjashme të asaj të Reus duke marrë
edhe ai kartonin e kuq.
Dortmund me nëntë lojtarë vazhdoi të sulmonte dhe shënoi golin e dytë me Ëitsel në minutën e 85’, por vetëm një minutë më pas Embolo ka vulosur fitoren për blutë. Dortmund përpara ndeshjes ishte një pikë më pak se bavarezët në krye, dhe me këtë disfatë të rëndë ata tani rrezikojnë të shkojnë -4 nga kampionët në fuqi.