Të enjten, Buntestagu gjerman do
të votojë Rezolutën e miratuar të martën nga Grupi Parlamentar CDU/CSU, ku kërkohet
miratimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Rezoluta e miratuar nga
CDU/CSU përmban nëntë kushte, të cilat në fakt, nuk pengojnë hapjen e
negociatave. Ato do të vihen në zbatim në momentin që Shqipëria do të ulet të
diskutojë në nivel teknik kapitujt për negociatat me Brukselin.
Më poshtë, teksti i plotë që do
të miratojë Bundestagu të enjten më 26 shtator!
Vendimi
i plotë i grupeve parlamentare:
Parlamenti
gjerman Qarkore 19/[…]
Legjislatura
e 19-të Datë: 18.09.2019, Ora 15.00
Kërkesë
e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe SPD
Marrëveshje
e përbashkët e Bundestag-ut dhe Qeverisë Federale mbi kërkesën për anëtarësim
të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbi rekomandimin e
Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të datës 29 Maj 2019 për çeljen
e negociatave të anëtarësimit
Parlamenti
gjerman dëshiron të vendosë:
Në
samitin e tyre me shtetet e Ballkanit Perëndimor më 21 qershor 2003, krerët e
shteteve dhe qeveritë e Bashkimit Evropian (BE) u dhanë vendeve të Ballkanit
mundësinë e anëtarësimit në BE nëse i plotësonin kushtet. Shqipëria paraqiti
një kërkesë për anëtarësim në BE më 28 prill 2009 në përputhje me nenin 49 të
Traktatit për Bashkimin Evropian (TEU). Në qershor 2014, Këshilli Evropian
miratoi për Shqipërinë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bazë të
vlerësimit të Komisionit Evropian.
Më
29 maj 2019, Komisioni paraqiti një raport mbi përparimin e Shqipërisë në
përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Komisioni rekomandon në këtë raport çeljen e negociatave të anëtarësimit me
Shqipërinë. Këshilli Evropian vendosi më 20 qershor 2019 që të marrë një vendim
thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se Tetori 2019 për
hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Në
letrën e saj të datës 6 shtator 2019, Qeveria Federale i kujtoi Bundestagut gjerman që Këshilli i Çështjeve
të Përgjithshme më 15 tetor 2019 si dhe Këshilli Evropian më 17 dhe 18 Tetor
duhet të vlerësonin përparimet e Shqipërisë dhe të vendosnin për hapjen e
negociatave të pranimit në BE. Qeveria Federale i ka referuar Bundestagut
gjerman mbi të drejtën e tij për të komentuar vendimet për hapjen e negociatave
të pranimit në BE. Sipas nenit 9 të Ligjit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë
Federale dhe Bundestagut gjerman në çështjet e BE-së, Qeveria Federale duhet të
ketë dakordëesi me Bundestagun gjerman përpara se ajo të japë miratimin e saj
për negociatat e pranimit.
Në
raportin e tij para Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi përpari-min e
Shqipërisë në arritjen e shkallës së nevojshme të plotësimit të kritereve të anëtarësimit, Komisioni arrin në
përfundimin se Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në zbatimin e
reformave në fushat kryesore të administratës, drejtësisë, luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Në qershor
2018, në kon-kluzionet e tij Këshilli shprehu miratimin për marrjen e vendimit për hapjen e bisedimeve të
pranimit në vitin 2019 në bazë të progresit të arritur deri më tani si dhe
përmbushjes së kritereve kyçe të përcaktuara. Që prej asaj kohe Shqipëria i ka
çuar më tej përpjekjet e saj për reforma dhe ka bërë përparim në kriteret kyçe.
Përveç vlerësimit pozitiv të përparimit të reformave, Komisioni kërkon
gjithashtu një përmirësim të klimës politike.
Bundestagu
gjerman mbështet perspektivën e Shqipërisë në BE dhe vlerëson pavarësisht
gjithë mangësive përpjekjet për reforma në vend. Procesi i anëtarësimit është
një shtytës vendimtar për reformat dhe stabilitetin në rajon. Gjermania dhe BE
janë veçanërisht të interesuara për stabilizimin dhe bashkëpunimin e fqinjësisë
së mirë në rajon. Shqipëria i jep procesit të afrimit në BE një përparësi shumë
të lartë, dhe motivimi i këtij vendi të NATO-s për t’u anëtarësuar në BE është
i lartë. Vitet e fundit, vendi ka filluar pjesërisht reformat thelbësore
politike për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të prani-mit.
Reforma gjithëpërfshirëse në drejtësi është duke u zbatuar.
Bundestagu
gjerman sidoqoftë vëren se gjatë zbatimit të disa priorite-teve kyçe faktikisht
u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja
për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk
janë akoma funksionale. Janë ndërmarrë hapa për forcimin e pavarësisë dhe
detyrimit të lloga-ridhënies së drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e
Lartë tani duhet të plotësohen. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet
ri-marrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar dhe të pavarur përmes
shkollimit dhe trajnimit.
Tashmë
është bërë progres i dukshëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në
bashkëpunim intensiv me autoritetet italiane janë reali-zuar fluturime të
shumta vëzhguese për të gjurmuar plantacionet. Madhësia e plantacioneve të
kultivuara është zvogëluar ndjeshëm.
Sasia
e kanabisit të konfiskuar në Itali – një tregues i sasisë së kultivuar – ra me
81% brenda një viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin
2017). Ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet gjermane.
Shqipëria mbetet sidoqoftë, qender e trafikut të drogës për tregun evropian.
Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
Në
lidhje me reformën në administratën publike, Shqipëria gjithashtu ka bërë
përparim në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve pub-like. Këto duhet të
konsolidohen në mënyrë që të ngrihet një admini-stratë publike më efikase, e
depolitizuar dhe profesionale.
Përveç
pesë prioriteteve kyçe të formuluara nga Komisioni në Raportin e progresit për
plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, OSBE / ODIHR
dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës në 2013 dhe 2015 formuluan
rekomandime për një reformë zgjedhore. Edhe pse këto nuk janë pjesë e katalogut
evropian të kërke-save, Bundestagu gjerman konsideron se është i nevojshëm
zbatimi i shpejtë i rekomandimeve. Për këtë qëllim një projekt-ligj u paraqit
në dhjetor 2018, por ai ende nuk është miratuar.
Shqipëria
është në një krizë politike te brendshme te rende. Bundestagu gjerman u bën
thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin
menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes
dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet
në mënyrë të konsiderueshme.
II.
Bundestagu
vëren se:
Të
gjithë 57 gjyqtarët dhe prokurorët e listës prioritare të gjykatave dhe
prokurorive të nivelit më të lartë u morën në pyetje në kuadër të procesit të
verifikimit. Personat e verifikuar me rezultat negativ u larguan nga detyra.
Është
paraqitur një ligj për reformën zgjedhore që përputhet me rekomandimet e OSBE /
ODHIR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatës zgjedhore,
por mbetet për t’u vendosur.
Janë
ndërmarrë disa procedime penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar
për vepra penale në procesin e vetingut. Të tjera duhet të pasojnë.
Në
Gjykatën Kushtetuese u verifikuan të gjithë gjyqtarët dhe u shkarkuan të gjithë
gjyqtarët e pakualifikuar nga veting-u. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka
vetëm një anëtar, ndërkohë që Gjykata ka një numër të madh të çështjeve në
pritje. Gjykata Kushtetuese pritet të jetë në gjendje të punojë në muajt e
ardhshëm me pesë nga nëntë anëtarët e rregullt të saj.
Gjykata
e Lartë aktualisht përbëhet nga vetëm një gjyqtar në detyrë dhe dy gjyqtarë të
deleguar. Verifikimi i kandidatëve nuk ka përfunduar ende. Për shkak të
procedurave të gjata të verifikimit, nuk pritet që Gjykata e Lartë të jetë funksionale para
fundit të vitit 2019.
Detyra
e Prokurorit të Përgjithshëm kryhet nga një prokuror i përkohshëm dhe duhet të
përzgjidhet një prokuror sipas mandatit sa më shpejt të jetë e mundur.
Për
të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar u krijua struktura speciale e
kërkuar SPAK, një Gjykatë speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe
korrupsionit. Për këtë Shqipëria bashkëpunon ngushtë me ekspertë nga Gjermania,
Austria dhe shtetet e tjera anëtare dhe ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi
me EUROJUST. Deri tani janë miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë 15
kandidatë. SPAK pritet të fillojë funksionimin deri në fund të vitit 2019.
Prokuroria
ka ndërmarrë një hetim kundër atyre që akuzohen për blerje votash; megjithatë,
deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Duhet të fillojnë menjëherë
procedime penale dhe të përfundojnë shpejt, sapo të vërtetohet një dyshim për
veprën.
Zgjedhjet
vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një
vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës
Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
Ndërsa
hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet në lidhje me korrupsionin dhe
krimin e organizuar po njohin sukses, ato duhet të vazhdojnë me shpejtësi dhe
energji në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarët dhe politikanët e
nivelit të lartë.
Progres
është arritur edhe në reformën administrative. Për shembull, legjislacioni i
shërbimit civil është miratuar dhe janë krijuar struktura për trainimin dhe
rekrutimin e personelit profesional administrativ. Megjithatë zbatimi po
përparon ngadalë.
Është
forcuar lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj. Falë grupeve të
përbashkëta hetimore me Italinë dhe Gjermaninë, mundën të arrestoheshin grupe
kriminale në Itali. Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj
është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj.
Deklaratat
politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri,
Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të
paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të ndalen menjëherë sepse
këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të
çonin në ndërprerjen e negociatave të anëtarësi-mit.
III.
Bundestagu
gjerman deklaron në bazë të nenit 9 të ligjit federal mbi bashkëpunimin e
Qeverisë Federale më Bundestagun gjerman në çështjet e BE-së miratimin e tij,
që Qeveria Federale të miratojë një vendim të Këshillit të Evropës për çeljen e
negociatave mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në të njëjtën kohë ai shpreh
pritshmërinë që kur të merret një vendim i mëvonshëm për anëtarësi-min në BE jo
vetëm është vendimtare plotësimi i kritereve të anëtarësimit, por edhe të
merret parasysh kapaciteti për anëtarësim i BE-së.
Bundestagu
gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që,
Në
Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e
anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që Konferenca e parë e
anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë
plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:
–
Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të
Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe
prokurorësh të verifikuar.
–
Të merret vendim për reformën zgjedhore,
e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron
një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet
në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të
përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të
të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës
5 shtator 2019.
b)
Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes
kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e
kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:
–
Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar
–
Fillimi i procedimeve penale kundër
gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut
për shkak të sjelljes së dënueshme;
–
Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në
zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,
–
Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar dhe aftësia e saj për të
punuar
–
Progres solid në krjimin e bilanci suksesi
në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha
nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve
civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive,
eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e
organizuar,
–
Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve
të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive,
–
Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit
2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato
duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor,
të
sigurojë, që kuadri i negociatave të ndërtohet në mënyrë të tillë që të
sigurohet një vazhdim konsekuent i kursit të reformës dhe mbi të gjitha zbatimi
i reformave të miratuara nga Shqipëria. Nëse pas hapjes së negociatave të
pranimit, Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushjen e detyrimeve,
atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të
ndërpriten. Hapja dhe mbyllja e kapitujve individualë të negociatave duhet të
varen nga kritere të qarta;
të
qartësojë se Shqipëria duhet të bëjë ende përpjekje të tjera të konsiderueshme
për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fushat
– Sundimi i ligjit, kjo do të thotë
vazhdimi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (proçesi i vetingut),
krijimi i strukturave të reja të drejtësisë,
– Luftën kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar, përfshirë forcimin dhe lidhjen e institucioneve në rrjet, si dhe krijimin e
bilanci suksesi në të gjitha nivelet dhe zbulimin dhe konfiskimin e fondeve
financiare në lidhje me korrupsionin;
të
sigurojë që Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm të informojnë
rregullisht për përparimin e reformave gjatë negociatave të pranimit,
veçanërisht në këto fusha kyçe;
Të
sigurojë që shtjellimi i ketyre kapitujve (para së gjithash kapitulli 23
Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore, kapitulli 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria)
të kryhet në fillim të negociatave dhe ato të mbyllen vetëm në fund të
negociatave. Planet e veprimit për këto kapituj të propozuar nga Komisioni
duhet të përcaktojnë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave përbën
një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj; kapitujt e tjerë të negociatave
nuk duhet të hapen më parë. Komisioni duhet të raportojë rregullisht për
zbatimin e planeve të veprimit, përveç progres raporteve vjetore. Hapja dhe
mbyllja e kapitujve të tjerë duhet të varen nga përparimi thelbësor në këto
fusha.
Bundestagu
rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtën e tij të përgjithshme për të
komentuar në përputhje me ligjin federal mbi bashkëpunimin e Qeverise Federale
me Bundestagun gjerman për çështjet e BE-së nëse ai konkludon se kushtet për
hapjen e kapitujve të negociatave nuk janë përmbushur;
Të
sigurojë, që temat
– Institucione demokratike
funksionale,
– Reforma në administratën publike,
– zhvillimi ekonomik dhe aftësia
konkuruese,
– fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi
rajonal,
– liria e shtypit dhe e medias,
– të drejtat e grupeve më vulnerabël
dhe anëtarëve të pakicave,
– shoqëri civile aktive
të
pasqyrojnë pikat thelbësore të negociatave të anëtarësimit. të sigurojë që
Shqipëria të përmbushë plotësisht kriteret politike dhe ekonomike në rast
anëtarësimi. Përmbushja e rreptë e kritereve të Kopenhagenit mbetet parakusht
për anëtarësimin.
Nuk
duhet të ketë anëtarësim automatik, për shembull duke përmendur një datë
pranimi përpara përfundimit të negociatave; të angazhohet që në përshtatjen me
aktin komunitar (acquis communautaire) të arrihen sa më pak rregulla të
përkohshme dhe përjashtime; Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në BE dhe duhet
të pranojë që Acquis të mos zbehet nga negociatat;
Të
angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatave t‘i nënshtrohet
dispozitave të Paktit Evropian të Stabilitetit dhe të Rritjes dhe ajo të
respektojë kriteret e Stabilitetit të Traktatit të Mastrihtit përpara se të
mund të bashkohej zyrtarisht në bashkimin monetar pas një anetarësimi të
mundshëm;
Të
informojë në vazhdim Bundestagun gjerman në përputhje me nenin 3 deri 6 të
ligjit federal mbi bashkëpunimin e Qeverise Federale me Bundestagun gjerman në
çështjet e BE-së mbi përparimin e negociatave të pranimit dhe gjithashtu të
qartësojë pozicionin e saj. Progresi në rrugën e pranimit nuk duhet të
vlerësohet vetëm nga Komisioni, por edhe rregullisht nga Qeveria Federale duke
përfshirë këtu përfaqësitë e saj diplomatike.