Kriza politike, Bundestagu: Në ndeshje bëhen gabime, por loja s’ndërpritet

AKTUALITET


“Gjatë një ndeshjeje mund të bëhen gabime, por loja nuk ndërpritet dhe ndeshja nuk braktiset”. Kështu ka deklaruar kreu i delegacionit të Bundestagut gjerman, Josip Juratovic, që zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa i është referuar krizës politike në Shqipëri. Juratovic tha se për arsye kohe, rekomandimi i KE do të shqyrtohet në vjeshtë, ndërsa e cilësoi të papranueshme braktisjen e parlamentit.

“E ardhmja europiane e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është një prioritet i vazhdueshëm i Bundestagut. Bundestagu është njohur me vlerësimin e Komisionit Europian, i cili rekomandon hapjen pa kushte të negociatave. Por për arsye kohe, do ta shqyrtojmë këtë rekomandim në vjeshtë. Unë kam disa mesazhe për politikanët shqiptarë. Të gjithë ju duhet ta kinit të qartë se bojkotimi i parlamentit është i papranueshëm, për standardet tona demokratike. Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë dhe kërkojmë vetëm të na bëni të qartë cilat janë nevojat tuaja prioritare. Gjatë një ndeshjeje mund të bëhen gabime, por loja nuk ndërpritet dhe ndeshja nuk braktiset.”  – tha Juratovic  





Skip to toolbar