Kush është 70-vjeçari që do të marrë mandatin e deputetit

Një tjetër kandidat nga kampi opozitar ka vendosur të mos i bindet vendimit politik të Bashës dhe ka pranuar që të marrë mandatin e deputetit. Ai është Koçi Tahiri, kryetari i Partisë Demokracia e Re Europiane.

Ai ka kandiduar në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës dhe ka qenë i renditur në vendin e 14 në listë. Tahiri ka pranuar që të marrë mandatin e deputetit pavarësisht vendimit të PD-së.

70-vjeçari është me arsim të lartë dhe me profesion agronom.

“Nuk merret pushteti me deputetë pijanecë që bllokojnë rrugët”

Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e opozitës e cila edhe sot bllokoi rrugën hyrëse të qytetit të Elbasanit për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit.

Në fjalën e tij Rama tha se një parti që pretendon pushtetin nuk mund të bllokojë rrugët.

“Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas.  Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe sa e sigurt është kjo që po ju them. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time. Të jemi të sigurt se gjithçka që kemi bërë në Elbasan nuk do ishte e mbundur pa Qazim Sejdinin, dhe Sejdini s’mund të bënte dot pa ne. 12 vite në krye, 6 me Salin dhe 6 me PS. Nëse e shikoni, raporti është 10 më shumë se 6 vitet e para. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara”, tha Rama.

Grupit parlamentar demokrat i shtohen dhe 3 deputetë të rinj

Opozita në Kuvend vazhdon të shtohet në numër. Ditën e sotme Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dhënë mandatin 3 kandidatëve, të cilët vijnë nga lista shumë-emërore e Partisë Demokratike.

Zef Shtjefni nga qarku Shkodër, Nikolin Straka nga qarku Shkodër dhe Artur Roshi nga qarku Tiranë, janë 3 emrat e rinj që priten të marrin mandatin e deputetit dhe të bëjnë betimin e tyre në Kuvend.

Së bashku me 3 kandidaturat e reja, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 105.

Deputeti shqiptar jep rrogën mujore për Notre-Dame. Ja arsyeja e dhimbshme

Deputeti i parlamentit të Kosovës, Labinot Tahiri i është bashkuar edhe ai nismës për të dhuruar para për të rindërtuar katedralen e Parisit, Notre-Dame. Ai shkruan në një mesazh në facebook se megjithëse janë pak, 1000 euro, gjesti i tij simbolik është për të shprehur mirënjohjen për shtetin francez, që ka mirëpritur familjen e tij, por dhe shumë shtetas kosovarë, atëherë kur kanë pasur nevojë.

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë. Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ. Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË. Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊ Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkuan Tahiri.

Skip to toolbar