Deputeti gjerman thirrje Evropës: T`i dërgojmë mesazhe shprese Shqipërisë

Një delegacion i Bundestagut gjerman, pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës. Në krye të këtij delegacioni ishte deputeti Mark Hauptmann, i cili reagoi në Tëitter dhe i kërkon Europës të dërgojë mesazhe shprese për shqiptarët.

“Shqipëria u godit nga tërmete te mëdha këtë javë. Unë isha në terren dhe evidentova dëmet. 50 njerëz vdiqën, mbi 600 u plagosën dhe mbi 2500 humbën shtëpitë e tyre. Si Europianë, ne tani duhet t’i dërgojmë një mesazh shprese Shqipërisë dhe Kryeministrit, Edi Rama”, shkruan deputeti gjerman.

Më herët Kancelarja e Gjermanisë Anglea Merkel i dërgoi një letër Kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se Gjermania dhe Bashkimi Europian do e mbështesë Shqipërinë në kohë të vështirë.

Deputetja gjermane e SPD: Të hapen negociatat, Shqipëria ka kaluar pengesat

Deputetja socialdemokrate gjermane e Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.”

Sipas deputetes socialdemokrate Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. “Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit.”

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave./DW/

Në azil politik, Gruevski jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se për këtë gjë do ta njoftojë dhe zyrtarisht institucionet. Ai falenderoi edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që i qëndruan besnik dhe nuk “iu nënshtruan presioneve”.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar dhe për të njëjtin vendim formalisht do të informojë Parlamentin në ditët në vijim. Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët mbetën besnik ndaj pozitave parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Një mirënjohje të veçantë kam për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, të cilët pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas.”- ka shkruar Gruevski.

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se gjashtë muajsh ndodhet në Hungari ku ka siguruar azil politik. Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në kohën që duhej të vuante dënimin prej dy vitesh burg, për akuzat e korrupsionit.

“Teneqexhi, u bleve nga Rama”, Deputeti rom: Më mbroni, jam kërcënuar me jetë

Gjatë seancës plenare në Kuvend, ka folur edhe deputeti i ri i opozitës, Ervis Meço, i cili përfaqëson komunitetin rom. Meço tha se është kërcënuar me jetë dhe se kërkon mbrojtje nga SHBA. Ai tha se nuk ka hyrë në Kuvend për të fyer Bashën apo kënaqur Ramën, por për të lobuar për të drejtat e shtresave në nevojë.

“Zoti Ruçi iu vendos në dijeni dhe i bëj thirrje ambasadës amerikane dhe të gjitha të tjerave se pas pranimit të deputetit që lobon për komunitetin egjiptian dhe rom, jeta ime është në rrezik. Përveç një vërshimi me doza raciale, jeta ime dhe familjes është kërcënuar me jetë. Patologjia raciale dhe zemërimi po më diskriminon dhe shantazhon deri në marrjen e jetës. Ju lutem merrni nën kontroll ruajtjen e mos cenimit të integritetit tim. Të dashur qytetar reflektoni, Ervis Meço nuk ka hyrë në këtë parlament për të fyer Lulzim Bashën dhe për të kënaqur Edi Ramën, nuk jam kriminel dhe oligark, por babai i një vaze që lobon për të drejtat e shtresave në nevojë. Ju lutem më mbroni jetën.” – tha Meço

Disa ditë më parë ish kryeministri Berisha shkroi në Facebook disa fjalë ofenduese ndaj tij duke e akuzuar se është blerë nga Rama me një apartament në Tiranë për të pranuar mandatin.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1283659581794946/?type=3&theater
Skip to toolbar