Në azil politik, Gruevski jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

BOTA


Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se për këtë gjë do ta njoftojë dhe zyrtarisht institucionet. Ai falenderoi edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që i qëndruan besnik dhe nuk “iu nënshtruan presioneve”.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar dhe për të njëjtin vendim formalisht do të informojë Parlamentin në ditët në vijim. Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët mbetën besnik ndaj pozitave parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Një mirënjohje të veçantë kam për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, të cilët pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas.”- ka shkruar Gruevski.


Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se gjashtë muajsh ndodhet në Hungari ku ka siguruar azil politik. Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në kohën që duhej të vuante dënimin prej dy vitesh burg, për akuzat e korrupsionit.




Skip to toolbar