Tragjedi, djali i Cafu vdes duke luajtur futboll

Një tjetër tragjedi ka përfshirë botën e futbollit. Djali 30-vjeçar i ish mbrojtësit legjendar të Brazilit dhe disa klubeve në Europë, Cafu, ka vdekur gjatë kohës që luante futboll. Lajmin e kanë dhënë mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se familja Cafu, ish mbrojtës i Romës dhe Milanit, ka humbur djalin Danilo Feliciano De Moraes.

Djali i legjendës braziliane është ndarë nga jeta duke luajtur futboll në shtëpinë e familjes së tij ne Barueri në (San Paolo). 30-vjeçari mësohet se ka pësuar një atak kardiak gjatë një ndeshje mini-futbollit, duke rënë në tokë. Familja e ka dërguar menjëherë në spital të riun, por mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë në jetë. Danilo Feliciano ishte fëmija i madh i tre fëmijëve të Cafu.

Një i afërm i familjes, që ka qenë prezent në momentin e tragjedisë, është shprehur se Danilo Feliciano është ndjerë keq vetëm pas dhjetë minutash lojë. Ai është dërguar në spitalin Albert Einstein, por nuk ka mundur të jetojë. Vetëm pak ditë  më parë, një tjetër ish futbollist dhe trajner i njohur, spanjolli Luis Enrique humbi vajzën e tij 10-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në 2 vjetorin e lindjes, Majk bën urimin special për të birin

Këngëtari Majk i ka prekur të gjithë me dedikimin e veçantë që ka bërë në dy vjetorin e lindjes së djalit të tij. Shumë është shkruar për të dhe për marrëdhënien e tij me të birin për faktin se Majk është ndarë nga e ëma e djalit të tij dhe mediat kanë shkruar se ai nuk është një baba i përkushtuar. Por me këtë mesazh duket se Majk ka vërtetuar të kundërtën.

“Çdo gjë që do arrij në jetë, kam për ta bërë vetëm për të të parë ty të lumtur. Ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur. Urime ditëlindjen e dytë zemra e babit. Zoti të bekoftë”, -ka shkruar Majk.

Skip to toolbar