Tragjedi, djali i Cafu vdes duke luajtur futboll

AKTUALITET


Një tjetër tragjedi ka përfshirë botën e futbollit. Djali 30-vjeçar i ish mbrojtësit legjendar të Brazilit dhe disa klubeve në Europë, Cafu, ka vdekur gjatë kohës që luante futboll. Lajmin e kanë dhënë mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se familja Cafu, ish mbrojtës i Romës dhe Milanit, ka humbur djalin Danilo Feliciano De Moraes.

Djali i legjendës braziliane është ndarë nga jeta duke luajtur futboll në shtëpinë e familjes së tij ne Barueri në (San Paolo). 30-vjeçari mësohet se ka pësuar një atak kardiak gjatë një ndeshje mini-futbollit, duke rënë në tokë. Familja e ka dërguar menjëherë në spital të riun, por mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë në jetë. Danilo Feliciano ishte fëmija i madh i tre fëmijëve të Cafu.


Një i afërm i familjes, që ka qenë prezent në momentin e tragjedisë, është shprehur se Danilo Feliciano është ndjerë keq vetëm pas dhjetë minutash lojë. Ai është dërguar në spitalin Albert Einstein, por nuk ka mundur të jetojë. Vetëm pak ditë  më parë, një tjetër ish futbollist dhe trajner i njohur, spanjolli Luis Enrique humbi vajzën e tij 10-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.




Skip to toolbar