Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona
këtë të diel, pasi janë arrestuar në flagrancë në fshatin Menkulas të Devollit.
Shtetasit me inicialet E.B., 25 vjeç dhe V.B., 44 vjeç, janë arrestuar në
flagrancë, ndërsa një tejtër shtetas është shpallur në kërkim, i cili mësohet të
jetë me inicialet D.B.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin,
kanë futur në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë, konfeksione dhe rroba të
ndryshme. Mësohet se dy shtetasit e arrestuar ishin transportues të mallit, ndërsa
personi i shpallur në kërkim ishte pritësi i tij.
Policia ka sekuestruar një sasi të
konsiderueshme malli, i cili më pas do të shitej në vendin tonë duke shmangur
detyrimet doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në
bashkëpunim”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Ministria e Financave në kuadër të aksionit të
anti informalitetit kanë zbuluar 76 ton kafe të pjekur në një magazinë në Vorë e
cila nuk kishte shlyer detyrimet ligjore.
Ndërsa publikon këto të dhëna, kryeministri
Rama premton luftë paligjshmërisë financiare në çdo magazinë doganore.
“Zbulohet depozita me mall të fshehur në
sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur” dhe aktivizohet masa ligjore, me
detyrim dëmshpërblimi shtetit sa 3-fishi i masës së pagesës👊
Lufta kundër abuzuesve vazhdon papushim dhe do
të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e “rënda” të
akcizës”, shkruan Rama.
Në këtë inspektim në zonën e Vorës ka qenë e
pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me
Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave,Arlinda Gjokuta.
Ministrja Denaj tha se nga analiza që bëhet
çdo javë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional kundër informalitetit
rezulton se në produktet e akcizës, si karburanti, pijet alkoolike, kafja apo
cigarja, ka shkelje nga ana e subjekteve dhe ndaj i bëri thirrje biznesit që të
respektojnë detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Administratën Doganore
dhe Tatimore në kontrollet që ushtrohen nga ana e tyre, në mënyrë që të
sigurohet një konkurrencë e ndershme në treg.
“Ky Plan Operacional, i cili do të shtrihet
gjatë gjithë muajit gusht për të gjithë produktet e akcizës, do të vazhdojë
edhe në muajt e tjerë. Synon të evidentojë paligjshmërinë dhe në ato subjekte
ku paligjshmëria është evidentonte, kuptohet që gjobat janë shumëfish dhe kjo
gjobë nuk vlen për asnjë biznes, i cili vendos të punojë brenda rregullave të
caktuara brenda Kodit Doganor. Është shumë e rëndësishme që biznesi të kuptojë
që ky nuk është një aksion. Ky është një Plan, i cili do të vijojë përgjatë
gjithë kohës dhe gjatë gjithë muajve, dhe nuk do të kufizohet vetëm në një
analizë të disa muajve. Është në ndihmë të një konkurrence të ndershme për
biznesin në Shqipëri, i cili përfaqësohet si nga investitorë vendas, ashtu edhe
të huaj, dhe të gjithë kanë të drejta të barabarta para ligjit”, u shpreh
Ministrja Denaj.
Ministrja pohoi se Ligji i Akcizës i vitit
2012 ofron lehtësi për bizneset që tregtojnë produkte të akcizës, pasi nuk
detyron më subjektet për pagesë para kohe, por iu jep atyre mundësinë e
vetëdeklarimit, çka është në ndihmë të tyre.
Më tej
ajo sqaroi se kontrollet dhe inspektimet aktuale janë duke u zhvilluar mbi një
analizë që nga fillimi i vitit 2018 e deri më sot dhe në një fazë të dytë të
zbatmit të Planit Operacional kontrollet do të zhvillohen mbi një analizë që do
të shtrihet edhe disa vite më përpara.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Doganave,
z. Arlind Gjokuta, informoi se Plani Operacional po zbatohet nga të gjitha
degët doganore në vend dhe se kontrollet bazohen në bazë të informacioneve të
sistemit të vlerësimit të riskut, me fokus të veçantë në subjektet e mëdha.
“Në vijim të zbatimit të planit operacional të
masave që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur qe prej datës 1 korrik,
ka vijuar kontrolli i të gjithë subjekteve që tregtojnë produktet e akcizës.
Fokusi kryesor ka qenë te produktet e karburantit, por nuk janë lënë pas dore
edhe produktet e tjera siç janë pijet alkoolike, kafja apo duhani. Plani është
i ndarë sipas produkteve dhe përsa i perket pijeve alkoolike, fokusi kryesor
gjatë këtij muaji ka qenë te produkti i birrës dhe do të vazhdojë të jetë aty.
Të gjithë strukturat tona janë fokusuar si në fabrikat e prodhimit të birrës,
ashtu edhe te magazinat fiskale të stokimit”, u shpreh Gjokuta.
Ndërkaq subjektit që kishte në pronësi kafen pa akcizë është gjobitur me 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë euro ose thënë ndryshe 150 mijë euro.
“Mallrat e bizneseve do të lëvizin me dokumentacion online” kështu ka deklaruar ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Denaj tha se procedurat për 93 % të bizneseve do të zhvillohen online pa letra në duar duke kursyer shumë kohë tek operatorët. Të vetmet që do të bëjnë përjashtim janë bizneset që dalin me risk të lartë dhe që kalojnë në kanalin “e verdhë” dhe “të kuq”. Denaj tha se me unifikimin e procedurave doganore shumë shpejt edhe trau i doganës do të bëhet elektronik.
“Ky grup i “kanalit të kuq” përfaqëson në bazë të riskut dhe eksperiencës aktuale, mesatarisht 8 % të operatorëve dhe në këtë rast, e gjithë pjesa tjetër sot kalon pa asnjë kohë procesimi në kontrolle, por edhe në letra, pasi edhe agjencitë doganore janë të unifikuara me këtë shërbim. Pas printimit të kësaj deklarate ose pas marrjes së deklaratës, e cila është tërësisht në formë elektronike nëpërmjet një bar kodi dhe elementëve të tjerë të sigurisë që do të jenë totalisht elektronike, të eliminohet ai që quhet si doganierit i traut, duke qenë se thjesht nëpërmjet një smartphone do të bëhet e mundur që, nëse deklarata është çliruar ashtu siç duhet dhe janë paguar të gjithë detyrimet, do të bëhet e mundur dhe hapja e traut.” – tha Denaj