Futën rroba kontrabandë duke shmangur doganën, dy në pranga një në kërkim

AKTUALITET


Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona këtë të diel, pasi janë arrestuar në flagrancë në fshatin Menkulas të Devollit. Shtetasit me inicialet E.B., 25 vjeç dhe V.B., 44 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa një tejtër shtetas është shpallur në kërkim, i cili mësohet të jetë me inicialet D.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë futur në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë, konfeksione dhe rroba të ndryshme. Mësohet se dy shtetasit e arrestuar ishin transportues të mallit, ndërsa personi i shpallur në kërkim ishte pritësi i tij.


Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme malli, i cili më pas do të shitej në vendin tonë duke shmangur detyrimet doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.




Skip to toolbar