“Propozimi i PS për listat shkel frymën kushtetuese”, gazetari: Cënohet barazia në garë e kandidatëve për deputet

Për kryeredaktori e ‘Gazetës Shqiptare’ Erl Murati, propozimi i PS-së nuk flet në fakt për hapje totale të listave. I ftuar në emisionin “Real Story”, Murati tha se drafti shkel frymën kushtetuese dhe cenon barazinë në garë të kandidatëve për deputetë.

“Kushtetuta thotë se duhen zgjedhje me lista të hapura. Ndërsa, zgjedhjet po bëhen jo me lista të hapura. Kjo unë them që nuk e reflekton atë që thuhet në Kushtetutë. Unë them se propozimi i PS bie ndesh me frymën kushtetuese.

Tjetër problem është se mund të shkojë në Kuvend një person që merr 1000 vota dhe nuk shkon një person që merr 5000 vota për shembull. Unë them se Kodi Zgjedhor është kthyer pas. Ka pra dy probleme, shkelje të frymës kushtetuese dhe cenim të barazisë në garë. ndoshta propozimin konkret e duan kryetarët e partive dhe prandaj nuk kundërshtohet”, deklaroi Murati.

Skip to toolbar