“Edhe fëmija të ishte, të dënohet”. Burri i Drita Saliaj kërkon dënimin e nipit të tij

Të mërkurën u përcoll për në banesën e fundit Drita Saliaj, 50-vjeçarja që u vra nga nip ii bashkëshorit të vet në datën 5 janar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa autori, 16-vjeç së bashku me dy shokë të tij e vranë Dritan Saliajn pasi tentuan të grabisnin shtëpinë e saj.

Bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj nuk ndodhej në shtëpi, pasi në fund të muajit nëntor kishte emigruar drejt Greqisë. Ndërsa të mërkurën ai kishte ardhur për të përcjellë në banesën e fundit bashkëshorten, që u vra pabesisht nga nipi i tij. Ai foli për mediat lokale të Fierit, duke rrëfyer momentet e para të njoftimit për krimin makabër. Ndër të tjera, Hair Saliaj kërkon drejtësi, duke deklaruar se nipi duhet të dënohet.

“Unë isha në Kretë të Greqisë. E marr në telefon dhe nuk ma hapte. Më njoftoi vëllai i madh në telefon. Këtu kishte ardhur policia në orën 1 të natës. Më njoftoi në mëngjes. Ndjeva direkt. Tani në fund të nëntorit ika. Kishte ndenjur shumë herë vetëm. Na thanë se është dera e mbyllur dhe nuk ka njeri. Kur kishin hyrë brenda dhe e kishin parë shtëpinë përmbys, atëherë thash se diçka ka ndodhur. Po nipi. Patjetër që po, do kërkojmë drejtësi. Edhe fëmija po të ishte, një krim ndaj prindërve, duhet të ndëshkohet”, thotë mes dhimbjes Hir Saliaj.

Ngjarja e rëndë nodhi në 5 janar. Nipi i burrit të Drita Saliaj kishte shkuar në shtëpinë e xhaxhait për të vjedhur së bashku me dy shokë. Por ai ishte pikasur nga viktima. Më pas, tre të rinjtë e kanë mbytur 50-vjeçaren dhe e kanë hedhur në një ujëmbledhës në fshatin Gjerbës. Ishin të afërm të tjerë të viktimës, ata që vunë re se ajo nuk ndodhej në shtëpi dhe lajmëruan policinë. Dy ditë pas vrasjes, Drita Saliaj u gjet në rezervuarin e fshtatit. Për ngjarjen e rëndë u arrestuan Luis Saliaj, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj.

Lapraka pa drita, ja çfarë thotë OSHEE

Që prej mbrëmjes së djeshme, zona e Laprakës ka mbetur pa energji elektrike. Përmes një deklarate për shtyp OSHEE sqaron se shkak është bërë një defekt në rrjet dhe se po punohet për riparimin e tij.

 “Mbrëmë rreth 21:00 një pjesë e zones Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike per shkak të nje defekti ne rrjetin TM. Brigadat e njësisë Tirana3 kryen manovrime në çdo kabine per te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës.

Aktualisht eshte gjendur defekti dhe parashikohet që energjia të rikthehet brenda 60 minutave. Eshte per tu theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarise erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE te kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë”, shkruan OSHEE.

6 orë pa drita në këto lagje të Tiranës

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga OSHEE, për shkak të punimeve në rrjet, disa zona në kryeqytet gjatë ditës së sotme nuk do të kenë drita nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme (e hënë) 15 prill, do të kryhen punime për rikonstruksionin e disa kabinave në kryeqytet, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave dhe vendosjen e pajisjeve të reja të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Orari i punimeve

09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht

09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht.

Skip to toolbar