Aksion antidrogë, 3 në pranga, 4 nën hetim

3 persona u vunë në pranga gjatë aksioneve të ndryshme antidrogë në vend, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në polici dhe po procedohen penalisht për moskallëzim krimi.

Dy 18-vjeçar janë ndaluar në Rrëshen, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit të mjetit të tyre, policia zbuloi në sedijen e pasme të fshehur 500 gram kanabis sativa. Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale F. N., 18 vjeç dhe B. S., 18 vjeç.

Ndërsa në fshatin Kuqan të Elbasanit u arrestua një 26-vjeçar me iniciale F.D., pasi u kap me 8 doza kanabis sativa, gati për t’i shitur. Në lidhje me rastin janë proceduar penalisht dhe 4 persona për moskallëzim krimi.

Fshehën 104 kg kokainë në furrë, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë u arrestuan pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në banesën e tyre. Gjatë një operacioni të policisë greke, në banesën e dy shqiptarëve u sekuestrua 104 kilogramë kokainë e fshehur nëpër enë balte, të mbuluara me rërë dhe ishin futur në furrën e sobës.

Gjithashtu u arrestua edhe një shtetas kroat që ndodhej në banesë si dhe u sekuestruan 600 mijë euro, të përfituara si rezultat i shit-blerjes së lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua në Attica, ndërsa u përshëndet dhe nga ministri grek i Mbrojtjes, Michalis Chrysohoidis. “Punë e mirë me shkatërrimin e organizatës kriminale për trafikun e drogës.”

Futi kokainën në qese ilaçesh, pranga fieraku

Një 55-vjeçar u kap me një sasi kokaine, të ndarë në doza që i kishte bëra gati për t’i shitur. Arrestimi i 55-vjeçarit me iniciale G.M nga Levani i Fierit u bë gjatë një postblloku policor për kontrollin e mjetit të tij.

Fieraku kishte ndarë kokainën në 5 doza të futura në qese ilaçesh për të mos u kuptuar. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin e tij tip “Ford” gjeti dhe sekuestroi dozat e kokainës.

55-vjeçari përfundoi në pranga dhe përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shqiptari kthen shtëpinë në ‘fermë kanabisi’: Do laja borxhet

Sarjo Gjikola, i cili ndodhej në Angli prej 6 muajsh si emigrant, ktheu banesën e tij në një ‘fermë të vogël kanabisi”. Zbulimi dhe arrestimi i tij u bë më 14 shtator nga policia, ndërsa gjykata vendosi ta dënonte me 27 muaj burg.

23-vjeçari shqiptar kishte kthyer disa dhoma të shtëpisë në zonë për mbjelljen dhe rritjen e rrënjëve të kanabisit. Dhomat ishin përshtatur me sisteme ngrohje dhe ndriçimi për rritjen e kanabisit, ndërsa u zbulua se edhe energjia elektrike vidhej nga ai. Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi 3 dokumente identiteti rumunë në tre emra të ndryshëm dhe dy leje drejtimi rumunë në dy emra të ndryshëm, por të gjitha mbanin foton e 23-vjeçarit.

Para gjykatës, 23-vjeçari tha se ishte i detyruar të bënte këtë punë pasi kishte borxhe për të larë në Shqipëri dhe duhet të ndihmonte familjen.

Kapet banda me drogë dhe arsenal armësh

Policia e Shtetit vuri në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve pa leje. Konkretisht, u arrestuan shtetasit me inicialet A. L., 54 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike. Gjithashtu u arrestua shtetasi E. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare pas njoftimit të dhënë nga Sektori i Narkotikëvë në Policinë e Tiranës, është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë i markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.

Pas kontrollit të këtij automjeti, në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e strukturës metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë.

Po në vazhdën e këtij procedimi penal, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, është ushtuar kontroll në banesat e shtetasve E. K. dhe D. K. Gjatë kontrollit në ambientet pranë banesës së shtetasit E. K. është gjetur një armë armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. K. në ambientet e banesës së këtij shtetasi u gjetën dy armë gjahu, për të cilat nuk dispononte leje. Armët e zjarrit dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit E. K. dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit D. K.

Operacion antidrogë, arrestohet nipi i shefit të objekteve në Komisariatin 1

Nipi i shefit të objekteve në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, përfundoi në pranga pasi ka figuruar në përgjimet telefonike me disa persona të dyshuar si trafikantë drogë. Madje gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet edhe një armë zjarri tip kallashnikov.

Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni anti-drogë të shtrirë në të gjithë vendin. Ai është ndjekur që nga pika kufitare e Kakavijës deri në banesën e tij, ku pas kontrollit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimi e armës.

Në banesë i janë gjetur një kallashnikov pa leje dhe fishekë. Operacioni është ende në vijim, dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Kapet gjysmë toni drogë, porosi e një organizate kriminale shqiptare

Një sasi prej 450 kg droge është sekuestruar në brigjet e Brindisit, ndërsa pritej të bëhej transporti i saj drejt një organizate kriminale shqiptare që kishte bërë porosinë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në pako të ndryshme dhe me mbishkrime që përcaktonin llojin e drogës dhe prodhimin e saj. Ngarkesa u sekuestrua nga varkat e patrullës detare duke kapur konkretisht 418 kilogramë marijuanë dhe 31 kg hashash e ndarë në 45 pako me peshë nga 2.5 – 10 kilogramë.

Droga ishte e paketuar në pako të pa përshkueshme nga uji dhe po transportohej nga një skaf 6 metra i gjatë dhe gjysëm i mbuluar. Skafi u pikas nga radarët duke kryer manovrime të dyshimta në det dhe më pas varkat e patrullës bën bllokimin e saj. Në pranga ra drejtuesi i skafit, një shtetas italian 48-vjeçar, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se droga ishte porositur nga një organizatë kriminale shqiptare.

Aksion blic në Peqin, kapet 200 kg kanabis, 4 të shoqëruar

Një sasi e konsiderueshme droge prej rreth 200 kg kanabis është sekuestruar në fshatin Proger të Peqinit.

Lënda narkotike ishte tharë dhe bërë gati për transport për trafik, por në momentin e fundit është bllokuar nga policia gjatë një operacioni “blic” mbrëmjen e të martës.

Policia shoqëroi në komisariat 4 persona të moshës nga 20-25-vjeç. Nuk dihen  detaje të tjera nga operacioni i policisë.

I dënuar në Itali, FNSH e arreston në Fier

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia e Fierit dhe Interpol Tirana, arrestuan të mërkurën një person të kërkuar nga drejtësia italiane. Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet F.G., 45 vjeç, banues në fshatin Dërmënas.

Sipas  Policisë, ky person ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2016, pasi është dënuar me 18 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit për arrestimin e këtij personi, policia sekuestroi  dhe një sasi lënde narkotike kabanis si dhe një armë gjahu “karabinë”. Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Kukës, do shkëmbenin armë dhe drogë, 4 në pranga

Policia e Kukësit finalizoi operacionin “Kopshti i Skacajve”, duke arrestuar në flagrancë 4 shtetas. Sipas një njoftimi zyrtar, policia tregon se sekuestroi gjatë këtij operacioni një arsenal armësh e municionesh, drogë dhe dy mjete që përdoreshin nga personat e arrestuar. Katër shtetasit e arrestuar janë personat me inicialet: A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës  kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe bën të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

KukësVijon operacioni "Kopshti i Skacajve"Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar "Kopshti i Skacajve", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel".Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 3. Oktober 2019
Skip to toolbar