Policia greke kap dy gomone me drogë, u nisën nga Vlora

Policia në Greqi ka dalë në deklaratë zyrtare, në lidhje me aksionin e madh të goditjes së një rrjeti trafiku të drogës. Nga goditja e këtij grupi kriminal, është sekuestruar në total 1 ton e 172 kg kanabis. Sipas Policisë greke, operacioni nisi në datën 25 shtator. Pasi u informua për dy motoskafe që po përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke, Roja Bregdetare greke nisi operacionin.

Në operacionin e ndalimit të gomones me drogë u përfshinë 10 anije patrullimi, 1 helikopter dhe 2 avion të FRONTEX në zonën e Egjeut verilindor. Policia arriti të ndalonte tre persona në bordin e një skafi me shpejtësi të lartë, të cilët ishin shtetas të huaj.

Dy prej të arrestuarëve ishin shqiptarë, ndërsa një italian, të moshës 25 vjeç, dhe dy pesona të moshës 42-vjeç. Më pas, policia greke mori informacion për një tjetër skaf, i cili gjithashtu drejtohej nga një shtetas i huaj, sipas Policisë Greke.

Edhe për këtë rast, Roja Bregdetare greke nisi operacionin e ndalimit të skafit, duke bërë ndalimin e tij në ishullin Lesvos, ndërsa më pas u zbulua droga e fshehur në zonën detare të Sporades. Ajo u gjet në një shepllë ne ishullin “Piper” në zonën detare të Sporades.

“Ky është një rast i goditjes së një rrjeti kriminal që përfshin trafikun e drogës dhe veçanërisht transportimin e kanabisit të papërpunuara përmes vendit tonë (Greqisë) nga Shqipëria në Turqi. Më pas, bëhej transporti i heroinës nga Turia në Shqipëri, po përmes Greqisë”, thuhet në komunikatën e policisë greke.

Si rezultat i operacionit, policia greke ka arrestuar katër persona (dy në moshën 42 vjeç, një 25 vjeç dhe një 35 vjeç), ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia Greke ka publikuar hartën e intenerarit të ndiqnin trafikantët.

Dorga, sipas hartës së publikuar, ishte nisur nga Vlora në datën 24 shtator. Trafikatët zgjidhnin ditët kur deti ishte i trazuar, me dallgë të mëdha deri në 6 ballë. Skafistët ishin të zotë pasi lundronin në erëra të forta.

Kokaina “lundron” nga Ekuadori në Durrës. Tre në pranga

Sipas mediave greke dhe ato vendase, raportohet se dy kontenierë, që dyshohet të jenë me drogë ndodhen prej një jave në portin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë 3 punonjës. Policia e Shtetit ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin. Sipas CNN grek, dy kontenierë me drogë janë pikasur nga policia greke në Portin e Pireut që kishin si destinacion portin e Durrësit. Në përpjekje për të zbuluar autorësinë dhe rrjetin e trafikimit të drogës, policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare, ka kërkuar monitorimin e dy kontenierëve për të kapur personat që janë të përfshirë në të. CNN grek raporton se autoritetet greke sekuestruan rreth 46 kg drogë e llojit kokainë dhe më pas lejuan kalimin e kontenierëve drejt portit të Durrësit, duke njoftuar autoritetet shqiptare për monitorimin e tyre. Kontenierët u nisën nga Ekuadori me banane drejt Pireut dhe më pas drejt Durrësit.

Më 14 shtator kontenierët u nisën nga porti i Pireut dhe kanë mbërritur në Durrës më 17 shtator, që më pas u vendosën në zonën e lirë të portit. Ishin 3 persona që iu afruan njërit prej kontenierëve, por kur kuptuan se po monitoroheshin u larguan me shpejtësi. Po sipas CNN grek, Policia shqiptare ka identifikuar të tre personat, ku njëri është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët.

Ndërsa Report Tv raporton se 3 personat që i janë afruar njërit prej kontenierëve janë ndaluar nga policia shqiptare. Të tre personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë punonjës të sigurisë portuale në Portin e Durrësit. Njëri prej tyre, shefi i turnit që merrej me kontrollin e kalimit të ngarkesave, ka qenë i pari që i është afruar dhe ka rënë në pranga. Më pas është bërë edhe arrestimi i dy të tjerëve. Sipas Report TV kontenierët ende nuk janë hapur nga policia shqiptare dhe pritet që ky operacion të finalizohet më 27 shtator, ku do të bëhet dhe verifikimi nëse në të ndodhet lëndë narkotike apo jo.  

Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin.

Skaf me drogë drejt Turqisë? Policia zbardh të vërtetën

Lajmi se dy gomone me drogë, që vinin nga Shqipëria janë ndaluar në ujërat e territorit grek është hedhur poshtë nga policia shqiptare. Sipas Policisë së Shtetit, ky lajm nuk është aspak i vërtet pasi gomonet nuk janë nisur nga Shqipëria dhe operacioni i policisë greke po zhvillohet në kufirin Greqi-Turqi. Megjithatë policia konfirmon se gjatë arrestimit janë kapur dy shtetas shqiptarë, por nuk i është gjetur drogë.

“Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë. Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit  nuk ka asnjë të dhënë që  mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.”

Policia shqiptare konfirmon se gjatë operacionit të policisë greke është kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.

Më herët disa media në vend, duke cituar mediat greke, publikuan lajmin se dy gomone me drogë, që mund të ishte nisur nga Shqipëria, ishin në ndjekje nga rojat bregdetare greke dhe turke. Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në ujërat greke. Dy skafet janë pikasur fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej gomoneve. Në pranga ranë tre persona, ku referuar mediave greke, dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe një tjetër italian.

Një lajm i tillë, për ndalimin e dy shqiptarëve dhe një italian është konfirmuar edhe nga policia shqiptare, por këta të fundit mohojnë që në skaf të jetë gjetur drogë dhe nuk ka të dhëna që dy skafet të jenë nisur nga Shqipëria.

Arrestohen dy shqiptarë, tregtonin drogë në Katania

Karabinierët në Katania, kanë arrestuar dy shqiptarë. Ata janë Fatjon Sulçaj 32 vjeç dhe Arjon Asanaj 25 vjeç, të cilët janë arrestuar pasi shisnin drogë, një sasi e të cilës u është gjetur në shtëpi.

Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë për disa kohë nën vëzhgim nga policia italiane. Por arrestimi tyre është bërë falë ndihmës së dy qenëve me nuhatje speciale për drogat e forta.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në makinat që ata përdornin, u gjetën dhe sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gramë marijuanë dhe 215 gram ketaminë, një material për paketimin e dozave të drogave dhe 7 mijë euro, të cilat ishin siguruar nga veprimtaria e paligjshme.

Të dy shqiptarët u arrestuan, Fatjon Sulçaj është dërguar në burgun e Caltagirone, ndërsa Arjon Hasanaj është mbajtur në arrest shtëpie.

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, trafikonin 20 mijë euro drogë në muaj

Karabinierët italianë kanë shkatërruar një grup shqiptaro-italian, që merrej me trafikimin e drogës duke çuar në arrestimin e 13 personave. Mes të arrestuarve ka shqiptarë dhe italianë të moshave nga 25-50 vjeç, ku gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 5 prej tyre, 2 në “arrest shtëpiak” dhe 6 të tjerë u ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Grupi, i cili vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane, vepronte në zonën e Valletten në periferi të Torinos, duke u hequr se shisnin libra dhe arka me shishe vere. Në fakt ato bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa disa të tjerë ruanin zonë me dylbi nëse mund të shfaqej ndonjë karabinier.

Nga tregtimi i drogës, grupi kriminal përfitonte 20 000 euro në muaj. Policia sekuestroi një sasi të madhe lëndë narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë, ndërsa vijon hetimet për identifikimin e të implikuarve të tjerë në këtë trafikun e drogës.

Armë dhe drogë e fshehur në shtëpi, arrestohen 2 persona në Cakran

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas në Cakran, pasi janë kapur në flagrancë me 57 kg drogë, armë zjarri dhe municion luftarak. Mësohet se ka  qenë Sektori i Hetimit e Narkotikëve në Policinë e Fierit, që ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga operacioni i koduar “Cakrani”, mësohet se është vënë në pranga shtetasi N.D., 61 vjeç dhe J.D., 47 vjeç, të dy banues në Cakran. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet M.D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç. Sipas Policisë së Fierit, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre personave në fshatin Cakran, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjithashtu, është gjetur dhe një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Kapet shqiptari me 250 mijë euro kokainë

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike. Shqiptari me iniciale B.M. prej kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime. Pikërisht në këto takime ai bënte shpërndarjen e kokainës në doza të vogla tek klientët. Shqiptari u arrestua në flagrancë gjatë dorëzimit të një doze të vogël kokaine me vlerë 100 euro tek një klientë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle në makinën dhe banesën e tij, duke sekuestruar 1 kg kokainë të pastër, vlera e të cilës arritjet në treg 250 mijë euro. Gjithashtu u sekuestrua edhe një peshore elektronike dhe një shumë prej 10 mijë eurosh, të cilën shqiptari nuk justifikonte dot burimin.

Policia italiane vijon hetimet për identifikimin të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge.

Qeni zbulon drogën në kufi, pranga të riut

Policia kufitare në doganën e Qafë Botës në Sarandë, ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Mësohet se gjatë pasdites së shtunë, gjatë kontrollit në një mjet, policia kufitare ka gjetur 32 kilogramë kanabis të fshehur në makinë.

Menjëherë pasi është gjetur lënda narkotike, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili do ta transportonte drogën në Greqi. Sipas një komunikate zyrtare të Policisë së Sarandës, mësohet se ka qenë qeni antidrogë që ka nuhatur se brenda mjetit ka pasur lëndë narkotike, e cila më pas është zbuluar nga policia.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë  drejtuesin e mjetit shtetasin me inicialet N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë. Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

U nisën drejt Italisë me 20 kg drogë, 3 të arrestuar në portin e Vlorës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të portit të Vlorës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kilogramë lëndë narkotike.

Droga ishte e fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip “Benz” me targa gjermane, që u gjet gjatë kontrollit për të hipur në tragetin që nisej drejt Italisë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe dy gra të cilat ndodheshin me të në momentin e kontrollit, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Aksion antidrogë në Malësinë e Krujës, 19 në pranga, 7 në kërkim

Një superaksion është zhvilluar në Krujë për të goditur kultivimin e lëndëve narkotike, ku ka çuar në arrestimin e 19 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve. Operacioni i zhvilluar nën emrin e koduar “Malësia e Krujës” për kultivim të lëndëve narkotike u zhvillua pas një hetimi 3 mujor të personave, që përfunduan në pranga. Gjatë aksionit u arrestuan 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, konkretisht:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim edhe e 7 personave të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.

Ky operacion është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

KrujëFinalizohet Mega Operacioni Policor antikanabis i koduar "Malësia e Krujës"Në pranga 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.Mega Operacioni në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara "Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4", gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O-së, finalizuan me sukses Mega Operacionin Policor të koduar “Malësia e Krujës”.Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit: A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas.Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 29. August 2019
Skip to toolbar