Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona,
një e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimin penal për 2 kryepleq fshatrash,
në kuadër të operacionit “Mifoli” ku ka zbuluar parcela me kanabis dhe ka
sekuestruar armë e municione.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në
bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit
“Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të
bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin
mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në
flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç,
banues në fshatin Aliban.
Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i
implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e
shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave
materiale: 13 kilogramë lëndë narkotike
kanabis. një armë zjarri automatik 30 fishekë.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka
proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë
kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban”, njofton policia e Vlorës.