Drogë, armë e municione, ndjekje penale për 2 kryepleq

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, një e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimin penal për 2 kryepleq fshatrash, në kuadër të operacionit “Mifoli” ku ka zbuluar parcela me kanabis dhe ka sekuestruar armë e municione.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.


Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:  13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.  një armë zjarri automatik  30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban”, njofton policia e Vlorës.




Skip to toolbar