Kopjohet Ballist Morina, droni ndërpret ndeshjen në Europa League (video)

Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Europa League mes Dudelange dhe Qarabag, u ndrërpre për disa minuta, pasi një drone u shfaq në stadium. Droni mbante të varur flamurin e Armenisë, një shtet me të cilin Azerbajxhani është në tensione dhe pa marrëdhënie diplomatike.

Droni u shfaq në momenti kur skuadra azere ishte duke udhëhequr takimin me rezultatin 0-2 ndaj ekipit nga Luksemburgu. Mesfushoi i skuadrës së Qarabag, Gara Garayeve tentoi të gjuante dronin me top, por arbitri ndërpreu ndeshjen. Në njoftimin e saj, UEFA u shpreh se ndeshja pezullohet për “çështje sigurie”.

Aktualisht, Azerbajxhani dhe Armenia janë në një konflikt të hapur për çështje territoresh. Pas 30 minutash pushim, ndeshja rinisi përsëri me Qarabag që e fitoi takimin. Droni me flamurin e Armenisë në stadiumin e Dudelange është kopjimi i dronit me flamurin “Autochtonous”, që Ballist Morina ngriti në stadiumin e Beogradit në takimin Serbi-Shqipëri.

Droni që do zëvendësojë taksitë dhe ambulancat e së ardhmen

Një firmë amerikane ka prezantuar automjetin e së ardhmes, i cili ka pamjen e një droni fluturues, punon me një motor me hidrogjen dhe do të shërbejë për transportin e njerëzve dhe mallrave.

I njohur ndryshe me emrin Skai, droni përmban 6 helika, 5 vende brenda kabinës dhe mund të arrijë një shpejtësi 193 km/h. Falë karburantit me hidrogjen, droni është i aftë të prodhojë energji elektrike për të vënë në punë motorin dhe për të furnizuar një bateri rezervë.

Kompania shpreson që ky dron të përdoret në të ardhmen si taksi apo edhe si ambulancë.

Skip to toolbar