Falsifikonin dokumentet, 4 persona procedohen penalisht

Policia e Durrësit ka arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Gjatë operacionit të koduar “IDENTITETI”, pas një hetimi disa javor, policia e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë çuar në zbulimin e një rasti të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Si rezultat i këtij hetimi policia arrestoi shtetasin R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Gjithashtu ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrës për veprat penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin çregjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

I vjedhin 350 milionë lekë, dyshohet për komplot brenda shtëpisë

Policia e Durrësit ka marrë një denoncim nga një shtetas, i cili deklaron se një sasi e madhe parash i janë vjedhur nga kasaforta e shtëpisë.

Avokati Edmond Saliu ka deklaruar në polici se 350 milionë lekë i janë vjedhur nga kasaforta, që mbahej me çelës.

Policia ka nisur hetime, por dyshimet e para mendohet se vjedhja mund të jetë kryer nga anëtarë brenda familjes, pasi në banesë nuk ka asnjë thyerje të dyerve dhe dritareve apo hapje me forcë të tyre.

Mendohet se personat që kanë kryer vjedhjen kanë pasur edhe kopjen e çelësit të shtëpisë. Megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të shtëna me armë në Durrës, në kërkim dy persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Durrës në lagjen nr.17. Ndërkohë që sot policia e këtij qyteti ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në kërkim janë shpallur shtetasit E.H.,33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy persona gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë. Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

E nisën me fjalë por përfunduan tek përdorimi i armëve

Të shtënat me armë janë regjistruar në lagjen 17 të Durrësit, duke sjellë forca të shumta policie në zonë. Ngjarja duket se ka ndodhur mes dy personave që kanë pasur një konflikt të çastit, por duket se situata ka shkuar deri në përdorimin e armëve.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtim të makinës së njërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Polica ka shoqëruar dy personat, por nuk bën me dije informacione të tjera.

Kapen 10 milionë euro kokainë me destinacion Durrësin

Mediat malteze raportojnë sot se falë një operacioni policor janë kapur 91 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro me destinacion postin e Durrësit dhe Selanikun.

Sipas Malta Indipendent, ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve kishin si destinacion Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.

Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Vetëm këtë javë në “Freeport” të Maltës janë kapur 6 kontenierë me drogë, dhe cilësohet si një nga portet me sigurinë më të lartë në rajon.

Skip to toolbar