Drafti i opozitës për hapjen e listave 100%, Minxhozi: Rama ka bërë një gabim të rëndë

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar lëvizjen më të fundit të opozitës për të hedhur në tryezën e Këshillit Politik një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor , 3 ditë para se mazhoranca të çonte të sajin në Kuvend.

Minxhozi thotë se me përmbajtjen e draftit që kërkon një hapje të listave 100%, opozita ka kapur dëshirën popullore dhe është identifikuar me të, por thotë se e vonoi që të fuste mazhorancën më thellë në propozimin e vet.

Ndërkohë ai vë re një gabim tek Rama, që thotë se është i pashpjegueshëm dhe i rëndë, për faktin se është rreshtuar kundër gjithë spektrit politik. Madje sipas tij, edhe reagimi i SHBA ka ardhur për këtë arsye, dhe tashmë Minxhozi thotë se është e qartë që çdo ndryshim përtej ‘5 qershorit’ duhet të bëhet me konsensus.

”Duke parë propozimin konkret, deri tani ajo u sfidua nga pala tjetër. Duke parë propozimin, opozita është në një pozitë të drejtë, me një dëshirë popullore. Kur bëhet fjalë me reformimin e zgjedhjeve, janë teknikalitetet që as nuk i duhen.

Jo partitë të caktojnë personat që shkojnë në parlament. Ne kishim një sistem absurd ku deputetët ishin të emëruar. Dhe garë mes palëve kishte vetëm në disa zona. Ndërkohë gjithë listat ishin të zgjedhura.

Opozita kapi dëshirën popullore, u identifikua me të. Por e vonoi që ta fuste mazhorancën më thellë në propozimin e vet. Mendoj që PS pra është pashpjegueshme të kuptohet se pse Rama vendosi të rreshtohet kundër spektrik politik. Ky është një gabim i rëndë. Për këtë ka qenë dhe reagimi i ambasadës. Tani që njëra palë është qeveria vendoset para spektrit politik, dhe tani duhet të flasin qartë, ftojnë për një tryezë pasi çdo ndryshim përtej 5 qershorit duhet të bëhet me konsensus.”- tha Minxhozi.

Rama ik dakort, por Berisha prapë nuk durohet – Nga Fatos Tarifa

Në rrethana të tjera nuk do të kisha marrë mundimin t’i shkruaja këto radhë. Por ja që, krejt rastësisht, dy a tri ditë më parë, në një studio televizive pashë z. Sali Berisha dhe, nuk e di pse, bëra durim ta dëgjoj për disa minuta. Jo deri në fund.

Ta dëgjosh të flasë për një kohë të gjatë këtë njeri duhet të jesh ose patologjikisht naiv—siç është ai vetë një gënjeshtar patalologjik—ose një njeri trushpëlarë, që nuk e vë në punë aftësinë e vet për të arsyetuar.

Nuk mbaj mend se kur e kisha dëgjuar të fliste për herë të fundit zotin Berisha, por duhet të ketë qenë shumë kohë më parë. Ndoshta një vit e gjysmë më parë, në revoltat e dhunshme të opozitës pasi ajo u largua nga parlamenti, në fillimin e vitit që shkoi.

Aq pak sa e dëgjova të fliste këtë herë, në atë studio televizive, z. Berisha më bindi edhe një herë për ato çka unë i kam ditur përgjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit—se ky njeri është një demagog i pandreqshëm, se ky njeri është shumë i paditur, se ky njeri është i paaftë që të arsyetojë në mënyrë racionale dhe prandaj përdor sofizma (nënteksti i të cilave lexohet lehtësisht) dhe se ky njeri është një politikan mëkatar dhe ende i rrezikshëm.

Në ato pak minuta që e dëgjova z. Berisha në kokë kisha vetëm një mendim ose, më mirë të them, i bëja vetes këto pyetje:

Si është e mundur që e kemi “zgjedhur” këtë njeri të jetë kreu i shtetit tonë dhe kreu i qeverisë që e ka drejtuar vendin tonë për një kohë kaq të gjatë—plot 13 vite? Si është e mundur që e kemi lejuar këtë njeri të bëjë çfarë dhe si ka dashur me këtë vend? Si është e mundur që e lejuam këtë njeri të kthehej në politikë dhe të merrte frenat e qeverisë edhe pas tragjedisë që ai i shkaktoi këtij vendi dhe këtij populli 23 vite më parë, më 1997? Si është e mundur që ka ende njerëz që i besojnë këtij njeriu, i shkojnë pas dhe e duan sërish në politikë?

Ka vërtet diçka që nuk shkon në tërë këtë histori, e cila flet për një psikozë gjerësisht të përhapur në një popullatë kaq shumë të fragmentarizuar e të përçarë—deri tridhjetë vite më parë nga një sistem komunist, i cili instigoi “luftën e klasave” dhe deri vonë nga vetë politikat e ndjekura nga z. Berisha—sa e bëjnë të vështirë të kuptuarit e një dukurie të tillë.

Sa kohë që politika shqiptare dhe vullneti i qytetarëve të këtij vendi janë treguar tërësisht të paaftë ta nxjerrin jashtë loje një individ si z. Berisha, të cilin unë me kohë e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”, mbetet vetëm të presim që, atë çka deri më sot nuk e kanë bërë dot një politikë demokratike konsekuente dhe ligjet e një sistemi drejtësie të korruptuar, ta bëjë ligji biologjik, njëlloj i hekurt për të gjithë njerëzit.

* * *

Përmendja e ish-kryeministrit Berisha më jep rast të them dy fjalë edhe për kryeministrin aktuar të vendit, z. Edi Rama. Unë nuk i kam fshehur asnjëherë simpatitë e mia politike për të majtën shqiptare dhe për Partinë Socialiste që e përfaqëson atë.

Nuk i kam mohuar madje as arritjet e mëdha të z. Rama në dy mandatet e tij të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër në mandatin e parë të qeverisjes.

Por kam pasur dhe vazhdoj të kem vërejtje dhe pakënaqësi sa i përket metodës autokratike dhe here-herë laissez-faire të qeverisjes së vendit prej tij në mandatin e dytë si kryeministër, mungesës së ndjeshme të transparencës me publikun dhe punës së një pjesë të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar dhe këto vërejtje i kam bërë publike nga koha në kohë.

Më lejoni të pohoj qysh në fillim atë që unë nuk them. Unë në asnjë mënyrë nuk e krahasoj z. Rama me paraardhësin e tij, z. Berisha. Mes tyre nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi. Kurrsesi.

Edhe pse si njëri, dhe tjetri janë produkte të së njëjtës shoqëri, ata janë gatuar prej një brumi që i dallon shumë prej njëri-tjetrit, jo vetëm si dy gjenerata të ndryshme dhe jo vetëm politikisht por, në radhë të parë, kulturalisht.

Megjithatë, druaj se z. Berisha “pashmangësisht” ka qenë një shembull i keq për z. Rama si kryeministër dhe këtë e shoh te zelli i këtij të fundit për të qëndruar, njëlloj si i pari, sa më gjatë në pushtet.

Unë dëshiroj që Partia Socialiste të fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme një mandat të tretë për të drejtuar vendin. Arsyeja dhe përvoja më thonë se nën qeverisjen e kësaj partie Shqipëria ka bërë më shumë përpara.

Por i druhem një mandati të tretë të z. Rama, si individ, në krye të qeverisë socialiste, siç edhe e kam parë dhe e shoh me shqetësim “saldimin” e tij dhe të autoritetit të tij “absolut” në krye të Partisë Sociliste duke e dobësuar—në mos edhe asgjësuar—demokracinë e brendshme në atë parti.

Një mandat i tretë, madje edhe një mandat i katërt qeverisës për një lider politik në një vend demokratik nuk janë të pamundur dhe as domosdo një gjë e keqe. Franklin Delano Roosevelt vdiq në fillim të mandatit të tij të katërt si President i Shteteve të Bashkuara. Konrad Adenauer u detyrua të jepte dorëheqjen si Kancelar i Gjermanisë Federale gjatë mandatit të tij të katërt. Pierre Trudeau shërbeu si kryeminsitër i Kanadasë për më shumë se 15 vite me radhë, duke drejtuar katër kabinete qeveritarë.

Margaret Thatcher shërbeu si kryeministre e Anglisë për tre mandate radhazi. Helmut Kohl u zgjodh Kancelar i Gjermanisë Federale tri herë radhazi dhe një herë të katërt si Kancelar i Gjermanisë së bashkuar. Tony Blair hoqi dorë nga posti i kryeministrit të Anglisë në mes të mandatit të tij të tretë. Angela Merkel vazhdon të mbajë mandatin e saj të katërt (dhe të fundit sipas vetë deklaratave të saj) si Kancelare e Gjermanisë.

Por rastet e mësipërm nuk kanë dhe s’mund të kenë asnjë domethënie për një vend si Shqipëria. Z. Rama, i cili ka bërë mjaft që fytyra e Tiranës dhe e tërë Shqipërisë të ndryshojnë shumë në këta njëzet vitet e fundit, duket se nuk beson më as vetë në filozofinë e tij politike dhe i ka konsumuar vullnetin dhe aftësitë e tij për të bërë më shumë, edhe nëse ai vetë nuk e beson (dhe s’ka se si ta besojë) këtë.

Rama as është dhe as mund të bëhet një FDR, një Adenauer apo një Trudeau, një Thatcher apo një Kohl, një Blair apo një Merkel. Ata ishin të gjithë liderë të mëdhenj të demokracive më të mëdha të globit.

Ata kishin jo vetëm resurset e nevojshme për transformimin e shoqërive të tyre në shoqëritë më të avancuara që historia ka njohur ndonjëherë, por edhe dituritë, mençurinë, vullnetin, talentin, kulturën politike demokratike dhe të gjitha ato nuts and bolts që e bëjnë një demokraci të funksionojë dhe një shoqëri të shkojë përpara.

Mençuria e z. Rama, për të cilën ai edhe do të gjykohet e do vlerësohet në fund të fundit, është që, nëse Partia Socialiste i fiton zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm, siç unë besoj se do të ndodhë, të mundësojë krijimin e një kabineti qeveritar me socialistë të rinj, me njerëz të arsimuar mirë, qytetarë të devotshëm që duan dhe kanë të gjitha aftësitë për t’i shërbyer interesit publik dhe interesave kombëtarë.

Kjo do e bënte z. Rama politikisht më pak të pushtetshëm, por moralisht shumë më tepër të tillë.

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja nuk është shkatërrimi i këtij lumi.

Përmes një reagimi, kreu i qeverisë tha se Meta duhet të kishte reaguar dhe për lumin Valbonë, kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Sali Berishës.

REAGIMI I RAMES
Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Rama dhe Veliaj inspektojnë kantierët e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantierë të hapura, të hënën miratojmë 250 të fundit

Shumë shpejt pritet të nisë puna dhe për hapjen e themeleve për pallatet e reja ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti si dhe për shkollat që do rindërtohen. Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e familjes Lame në Lanabregas bashkë me kryeministri Rama, Veliaj bëri të ditur se janë kualifikuar 8 kompani dhe se tashmë do u çohet edhe oferta financiare.

Veliaj dha dhe lajmin e mirë të ndërtimit të tre shkollave të reja në kryeqytet.

“Me pallatet është bërë gara, janë kualifikuar 8 kompani. Tashmë do të çojmë kërkesën për ofertën financiare. Për prishjet, fillojmë njëherë me shkollat, me “Qazim Turdiun”, “Lasgush Poradecin”, shkolla në Pezë Helmes. Kështu që kemi një kalendar vetëm prishje masive shkollash, duke qenë se kontratat janë marrë.

Pra ai që ka marrë kontratën, bën edhe prishjen edhe transportimin e mbetjeve”, theksoi Veliaj.

Deklaratat e Ramës për pagat, reagon Basha: Pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ia vë më veshin këtij?

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave dhe premtimeve të kryeministrit Edi Rama për planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

Basha pyet nëse ka njeri që ia vë më veshin ‘këtij’? Sipas kreut të PD, sikur të ishin bërë realitet ato që thotë kryeministri, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”

Prezantohet skema për ripunësimin e të papunëve të COVID, Rama: Paga minimale do të bëhet 30 mijë lekë

Në një event të organizuar ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama prezantoi një skemë të re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Nga qershori, 20 mijë prej tyre janë ripunësuar në kompani të reja apo në kompanitë origjinale që rifilluan aktivitetin ekonomik.

Për 13 mijë të tjerët që mbeten ende të papunë, skema e re ofron avantazhe direkte për punonjësit dhe kompanitë që do t’i punësojnë. Sipas këtij programi, shteti do të ndërhyjë duke paguar në nivelin e pagës minimale rrogën e punonjësit për 4-8 muaj në vazhdim.

Njëkohësisht, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së subvencionit, shteti merr përsipër të paguajë kontributet shoqërore dhe shëndetësore në 100% të vlerës së tij. Që do të thotë se shteti do të mbulojë edhe përqindjen e ulur nga paga e punonjësit, edhe përqindjen që duhet të paguajë kompania.

Pjesë e këtij skeme është edhe një mekanizëm i ri, i cili zgjat 12 muaj, përgjatë të cilëve shteti mbulon 100% të vlerës së kontributeve, për ata persona që janë të punësuar në sektorin informal dhe vendosin të deklarohen. Programi i ri për punësimin e personave të dalë në papunë nga COVID i bashkangjitet një numri programesh ekzistuese për punësimin e personave në kërkim pune.

Midis tyre, tre progamet kryesore janë programi i punësimit, 1 vit subvencion për punëdhënësin, formimi përmes punës, ku të interesuarit përfitojnë kurse formimi falas nga ana e shtetit dhe programi i praktikave, nga i cili përfitojnë direkt të sapodiplomuarit.

Në muajin shkurt 2020, me 11.2% Shqipëria arriti nivelin më të ulët të papunësisë që prej vitit 1991, njëkohësisht nivelin më i ulët i papunësisë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të epidemisë, niveli i papunësisë është rritur aktualisht në 11.9%. Në rang vendi, janë 84 mijë të papunë të regjistruar në zyrat e punës.

Rama tha ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat deri në masën 30 mijë lekë.

“Lajm i imirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive.

Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”,- tha Rama.

“Rama, një kryetar i OSBE që është gati të shkelë çdo standard”, Bylykbashi: Maxhoranca ka dalë huq me ndryshimet kushtetuese

Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se maxhoranca ka dalë huq totalisht me ndryshimet kushtetuese.

Bylykbashi tha se Shqipëria ka për kryeministër një kryetar të OSBE-së, që është gati të shkelë çdo standard.

“Propozimi ynë është ligji elektoral aktual. ne mbështesim formulën ekzistuese konsensuale, në ligjin aktual. Ky ligj është miratuar me konsensus më 2003. Kjo formulë është konsensuale që prej 17 viteve. Ne nuk kemi draft alternativ. Ne të gjithë partitë e tjera, përpos PS-së, të gjitha mbështesin formulën ekzistuese konsensuale që është në fuqi.

ODIHR nuk ka thënë se ky model është problem apo nuk është transparent. PS do të ndryshojë modelin mënyrën sesi garojnë konkurrentët e vet. Nuk ka propozim nga OSBE ODIHR për ndryshim të formulës së koalicioneve.  Maxhoranca ka dalë huq me ndryshimet kushtetuese. Kanë bërë një ndryshim që nuk është ndryshim. Kemi gati një kryetar të OSBE që është gati të shkelë çdo standard”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi ‘zbulon’ fiksimet e Ramës: Do të heqë koalicionet, përdori opozitën parlamentare për votat e 5 qershorit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka pasur fiksim të vjetër që të heqë koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Bylykbashi tha se kreu i qeverisë përdori opozitën parlamentare për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Zgjedhësit mund të vëmë kryqin tek partia që duan. Të votosh një parti dhe kandidatin e një parti, nuk është e njëjta gjë. Ne në 2003-in i dhamë shqiptarëve mundësinë që të kishin mundësinë që ata të zgjidhin partinë në koalicion. Në 2020 bëjmë hapin tjetër, hapim listat e partive. T’i japim zgjedhjeve që të ndajnë ai se kush merr më shumë apo më pak vota. Rama mbyll listën e partive dhe listën e kandidatëve. Gënjeshtra është lapidar. Ai tha; ‘Jam për lista të hapura, ndërrova mendje’. Rama e ka të vjetër fiksimin për të hequr koalicionet. Edhe në 2009 koalicion kishte, por në 2013 mori më pak. Me 68 nuk bën dot qeveri, e bëri me koalicion. Rama tha; “Nuk kam vota për marrëveshjen që po piqet në territorin e rezidencës së SHBA-ve dhe duhet të marr votat e opozitës. Po që të marr votat, duhet t’i kandis këta”. E keni parë që ata s’po ndihem më?! Ata që po propozimin 5% prag për partitë e vogla. Rama mendon se; “Për këtë do të marr listat e hapura, por për kusur do heq koalicionin”. Unë mendoj se nuk e heq koalicionin. Ata që janë të gënjyer janë ata që pretenduan dhe shqiptarët që priten lista plotësisht të hapura. A e keni dëgjuar Edi Ramën kur thotë; duam apo s’duan ata në Këshill, ne do ta miratojmë. Në datën 23 korrik ishte loja se si do të hiqej koalicionin.”,- tha Bylykbashi.

“Ne bëjmë atë që themi”, një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin e 21 shtatorit të 2019, i cili sot shënon 1-vjetorin e tij.

Rama publikon një video me këtë rast duke theksuar se çdo familje në Tiranë e prekur nga ai tërmet, në numër 65, janë strehuar në banesa të reja.

Ai ndërkohë thotë se puna vijon, dhe bën të qartë se qeveria thotë atë që bën, dhe bën atë që thotë. Tërmeti i 21 shtatorit me një magnitudë rreth 5.6 të Shkallës Rihter shkaktoi jo pak dëme në Tiranë e Durrës, duke lënë edhe familje pastrehë.

STATUSI NGA EDI RAMA

🗓🏚Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit🏡 🏗🏘 #NETHEMIATËQËBËJMË dhe #BËJMËATËQËTHEMI

🗓🏚Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit🏡 🏗🏘#NETHEMIATËQËBËJMË dhe #BËJMËATËQËTHEMI

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 20. September 2020

Amendamentet e PS, Rama: Çdo propozim është i diskutueshëm, opozita e mirëpritur. Paralajmërimi i Metës? Asnjë surprizë

Nga Bavaria ku ndodhet për një vizitë zyrtare si kryetar i OSBE, kryeministri Edi Rama u ndal të komentojë edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një intervistë të publikuar në faqen e tij në facebook, Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Meta, ku mes të tjerash tha dje se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane”, tha Rama.

Duke u ndaluar më konkretisht në propozimin e PS në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapuara apo të mbyllura të kandidatëve, Rama tha cdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.

“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Cdo propozim është i diskutueshëm uroj që opzita mos humbasë kohe sic e ka zakon, se koha nuk pret. Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik. Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama.

Skip to toolbar