Rama në Shkodër, mes Voltanës dhe policëve: Zgjedhje në 30 qershor

Është mbyllur pa incidente takimi elektoral që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjte. Ndonëse protestues të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Voltana Ademi zhvilluan një marshim që përfundoi në një anti-miting ku pati tension edhe përplasje për një moment me forcat e policisë, gjatë kohës që Edi Rama mbajti takimin elektoral, gjithçka është zhvilluar pa incidente. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua qytetarëve të Shkodrës me një pyetje retorike “çfarë interesi keni ju që të shkoni të hidheni në zjarr për Voltana Ademin?”, tha Rama. Më tej, ai u përmendi qytetarëve se Shkodra ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, duke e cilësuar këtë betejë si një sfidë personale për të në katër vitet e ardhshme.

“4 vjet më parë ju thash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo e sheh Vlorën sot krahasur me 4 vjet më parë, e ka të vështirë ta njohë. Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë në thuajse në 30 vite të marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë më se cfarë kërkojnë tjetër përvec kërcënimeve, shantazheve, molotovëve dhe kaosit”, u shpreh Rama.

Kryeministri, duke e cilësuar Voltana Ademin kryetaren e bashkisë më të paaftë, majtas dhe djathtas, në 30 vite, shprehu keqardhjen që nuk ka mundësi që ndëshkimin ndaj saj të vite me votë në një garë alternativash. Më vjen shumë keq sinqerisht që nuk na u dha mundësia që drejtuesit, në këtë rast është drejtuese, më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha koha kur për erë të parë është hapur dera e një bashkie, t’i jepnim mësim të merituar me votë në një garë alternativash, kandidaturash dhe ballafaqimi demokrat. Kjo nuk është në dorën tonë, këtë nuk e zgjodhëm ne. Ky nuk ishte as plani as qëllimi ynë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një moment pauze, nuk e ndalën protestuesit e Voltanës, por thirrja e Ezanit, që lajmëronte besimtarët myslimanë për faljen e mbrëmjes. Pasi kësaj, Rama shfrytëzoi momentin ku ironizoi përsëri Lulzim Bashës, pasi ky i fundit gjatë kohës që mbante fjalim në protestat e muajit maj, thoshte “të mbajmë një minutë heshtje për të respektuar besimtarët që agjërojnë. “Një stadium Shkodra sot e ka nga unë. Më vjen turp kur vijnë të huajt  dhe kthejnë kokën dhe shohin atë garazhin e Voltanës. Një projekt për vijën e liqenit, për ti dhënë Shirokës atë që i ka munguar, është i bllokuar projekti se Voltana nuk bashkëpunon. Për këtë do shkoni në luftë ju? çfarë fiton Shkodra nga kjo histori? Por ju çfarë fitoni (thirret ezani, Rama ndërpret fjalën). Po qeshja me Valdrinin se thoshte se Luli mbante një minutë heshtje për myslimanët që agjërjonë”, tha Rama.

Duke ripërsëritur para qytetarëve shkodranë se opozita i trembet drejtësisë për pjesëmarrjen në zgjedhje, Rama u kujtoi atyre që janë bërë pjesë e akteve të dhunës, se ndëshkimi do të vijojë edhe pas 30 qershorit. “Krijohet idea sikur këtu gjithçka është një luftë deri në 30 qershor. Unë them që drejtësia do vazhdoi të kërkojë fajtorët e gjithë kësaj situate edhe pas 30 qershorit. Ata që janë punonjës bashkish, apo të policisë bashkiake, që shkojnë i bien murit me kokë, këtu do jen pas 30 qershorit. Si ai i verbri këtu që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat”, tha ndër të tjera Rama.

Basha në rrugën e arsyes, Meta “lan duart” nga dhuna, Rama gati për dialog. A thua paqja afër?

Lulzim Basha jep sinjalin e parë se është gati për të bërë një marrëveshje politike për zgjedhjen e krizës në vend? Nga selia Blu, Basha foli këtë të enjte pasdite në një konferencë për shtyp, ku dha sinjale se mund të futet në rrugën e dialogut, por ai vendos një kusht të ri. “Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave”, tha Basha. Por deri dje, Basha nuk fliste për marrëveshje. Deri dje Basha fliste vetëm për një gje: pika numër 1, ishte një tjetër: Rama ik. Në deklaratë gjithsesi Basha e klasifikoi Kryeministrin si kreun e bandës, por duket se fokusi ishte tek pergjimet dhe jo tek akuzat politike. Dhe tek përgjimet e BILD, emrat e përfolur janë të tjerë….

Nëse i sheh gjërat kështu, edhe dalja e Arta Markut të enjten në Kuvend, ishte si dalje nën presion për të shpejtuar hetimet e të famshmeve dosje 339 dhe 184. Duke sikur palët janë në kërkim të dhënies së sinjaleve dhe garancive për një marrëveshje të mundshme, të negociuar sigurisht nga ndërkombëtarët.

Nëse dëshiron t’i besosh jo vetëm intuitës, jo vetëm deshirës se mirë që ky vend të mos shkojë për lesh, të paktën duhet t’i besosh fakteve. Dhe fakt është se dhunë të enjten nuk pati. Askund. Edhe Voltana, ndryshoi qendrim me shpejt sesa c’do ndryshonte modelin e flokëve. Tani ajo thotë se do të marshojë qetesisht kundër Ramës të enjten ne darkë.

Pra, lexuar ndryshe, Edi Rama dhe Lulzim Basha, pavarësisht shumë ndasive, po arrijnë në një pikë të përbashkët, ndëshkimin e krimeve elektorale. Këtë ka kërkuar Rama publikisht prej ditës që kanë dalë përgjimet, këtë po kërkon sot dhe Basha. Deklarata e Ramës e bërë mbrëmjen e së mërkurës fliste pwr vullnetin e tij pwr dialog, megjithwse kaloi heshturazi nën zë nga shumë media, ndonëse edhe për shkak të publikimit të audiopërgjimeve të reja të nxjerra nga gazeta gjermane Bild.

Gjithsesi deklarata e Bashës është ndoshta sinjali i parë nga Selia Blu se mundësia për marrëveshje është rritur. Cuditërisht pak më herët, në të njëjtën valë ishte edhe Presidenti Meta. Guerrilas për dhjetë ditë rresht, deklarata e të enjtes ishte shumë më ndryshe. Ajo i referohej dekretimit te shfuqizimit të zgjedhjeve në kohën e shkuar. Dekreti sipas tij për  “ruajtjen e stabilitetit dhe shmangien e konfliktit civivil në vend”, nuk doli sipas pritshmërive. Ndaj, këtë të enjte edhe kreu i shtetit kërkoi që palët të ulen në dialog, pasi sipas tij nuk është koha për matje force. pasdite krerët e kishës katolike (të cilët që prej vitit 1991 kanë luajtur rol zbutës në momente krizash historike), bënë thirrje që të “harrohen britmat kërcënuese, dhe të nisin ato pajtuese”.

Nëse i lexon me kujdes, të tre liderët kryesor, pavarësisht se deri më sot kanë bërë “thyerje krahu”, duket se nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë historike ta çojnë vendin në një konflikt civil me pasoja në jetë njerëzish. Të tre, ndoshta e kanë kuptuar (fatkeqësisht më vonë se të gjithë), se ky zhvillim, nuk do t`i sillte askujt përfitime politike, ndoshta do të ishte fundi politik i të treve, por jo në të njëjtën radhë! Ndaj, arsyeja duket se po fiton terren, vetëm se tashmë duhet që dikush të bëjë hapin e parë konkret drejt dialogut. Nëse këto sinjale do jenë reale, do testohen mbremjen e së enjtes nëse Rama do kontestohet paqësisht në Shkodër, dhe një ditë më pas edhe në Tiranë. Prej dy ditësh pritej një ndërhyrje e fortë ndërkombëtare. Mesa duket rruga nga Uashingtoni në Tiranë, doli më e shkurtër sesa ajo për në Korenë e Veriut. Jo vetëm nga numri i kilometrave. /realstory.al/ 

Rama: Ngrejmë Gjykatën Kushtetuese dhe shkarkojmë Metën, do dialogoj!

Mazhoranca është e vedosur ti shkojë deri në fund shkarkimit të Ilir Metës si President i Republikës. Pas hapit të marrë sot për nisjen e procedurës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të ngrihet edhe Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit të gjykojë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e presidentit.

“Procedurat e shkarkimit kanë nisur. Ato nuk do të ndalen deri në votimin e shkarkimit, patjetër. Pastaj natyrisht do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim argumentat e shkarkimit dhe të nxjerrë vendimin përfundimtar. Kështu e thotë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Është një Gjykatë Kushtetuese që është pastruar nga llumi që e kishte fundosur moralisht, falë vettingut dhe që do të rikrijohet dhe ri organizohet me kandidatura që do të vijnë për gjykim pasi të kenë kaluar procesin e vettingut dhe të kenë dalë të pastër prej tij. Pra është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv dhe muajt e tranzicionit apo koha e tranzicionit nga pastrimi tek rikrijimi janë të pa shmangjshme”, ka thënë Rama në emisionin televiziv.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të largohet kurrë nga protestat apo çfarëdolloj forme që përjashton votën e popullit, por, kreu i ekzekutivit, i ka lënë derën e hapur dialogut, duke diskutuar për interesa të përbashkëta, pa vendosur barrikada.

“Se unë jam kryeministri i vendit. Nuk diskutohet që nuk ka asnjë shans që me protesta dhe me çfarëdolloj forme që përjashton votën e popullit unë të largohem apo qeveria të largohet. Qeveria ka 1001 e punë për të bërë çdo ditë”, ka thënë Rama. “Për këto interesa të përbashkëta unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për dialog, në çdo sekondë, por nga ana tjetër ka gjëra që bëhen në tavolinë, ka gjëra që bëhen me garë. Gara nuk mund të zëvendësohet nga tavolina”, ka shtuar ai.  

Më tej, Rama ka shtuar se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ndërsa për aktet e dhunës, që opozita ka nisur të kryejë dhe ka paralajmëruar se do të zhvillojë datën e zgjedhjeve, kryeministri thotë se ato do të ndëshkohen

“Ekzakt, interesi i vendit kërkon që më 30 qershor të bëhen zgjedhje dhe interesi i vendit kërkon që këto gabime të paguhen dhe të mos kalojmë si të shkuara e të harruara, siç kanë kaluar herë të tjera”, ka thënë Rama. “Janë deklarata të mjaftueshme për të qenë të shqetësuar se deri ku mund të shkojnë këta njerëz, por janë edhe më të mjaftueshme për të qenë të vendosur për të qëndruar deri në fund ndaj kësaj vale haxhiqamiloide”, është shprehur ndër të tjera.

Realstory: Qeveria të marrë përgjegjësitë, ose të tërhiqet

Realstory.al zbuloi ekskluzivisht të martën në mbrëmie, qëllimin e vërtetë të kërkesës që Presidenti i Repubulikës Ilir Meta i drejtoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të ditur në rrugë zyrtare, numrin e deputetëve që ka aktualisht Parlamenti. Në fundin e javës së kaluar, kur dhe u zbardh veprimi i Ilir Metës, të gjithë krijuan përshtypje, përfshi dhe Realstory.al, se kjo lëvizje ishte hapi i parë i presidentit drejt shpërndarjes së Parlamentit. Mirëpo, arsyeja nuk ishte kjo, Ilir Meta, siç zbuloi të martën Realstory.al, po përgatitet për të mbrotjur veten, duke i bërë parapri një vendimi final të Kuvendit për shkarkimin e tij me 94 vota, çka mazhorancës do t`i duhen edhe votat e deputetëve të rinj për të plotësuar korumin e nevojshëm për të shkarkuar kreun e shtetit.

Pikërisht, tek deputetët e rinj qëndron “thembra e Akilit” për Ilir Metën. Ai, pritet të përgatisë dosjen e mbrojtjes për shkarkimin nga parlamenti, ku do të cilësojë si të paligjshëm deputetët e rinj, që morën mandatet e dorëzuar në shkurt të këtij viti nga PD dhe LSI. Meta do të kapet pikërisht te verifikimi i dorëzimit të mandateve të opozitës në shkurt, ku në disa prej formularëve të firmosur nga ish-deputetët e PD-LSI, përfshi dhe atë të Monika Kryemadhit, ka pasur parregullsi.

Ndërkohë, shkrimin e plotë të Realstory.al e lexoni këtu!

Por gjithë kjo ndodhi para se kryetarët bashkive të drejtuar nga të zgjedhurit e PD-LSI të ndërmerrnin hapa konkret për vënien në zbatim të skenarit të pengimit të zgjedhjeve, duke mësyrë në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Tashmë situata ka kaluar përtej një tensioni normal, duke shënuar edhe të plagosur mes militantëve të PD-së apo punonjësve të policive bashkiake të kësaj force politike, të cilët po zbatojnë urdhrat e shefave të tyre për të djegur e shkatërruar materialet zgjedhore. Në fakt, nuk është as më shumë e as më pak, por ajo që zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, lajmëroi pak ditë më parë “se parlamenti i ‘çunave të Shijakut” do të merrte përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë”. Sot trekëndëshi Presidencë-PD-LSI, po vë në zbatim skenarin e pengimit të zgjedhjeve.

Por kujt po i shërben më shumë ky skenar? Kauzës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme? Apo është pasojë direkte e dekretit të 8 qershorit të Metës? A është kjo beteja e kreut të shtetit, për të mos ikur me asnjë mënyrë e me çdo mjet nga Presidenca? Këtë të mërkurë në Burrel është plagosur një militant i Partisë Demokratike, Alfred Lika. Ky i fundit, sipas vetë deklaratës së PD-së “ishte duke zbatuar dekretin e Presidentit, në mbrojtje të Kushtetutës”. Cituar kjo nga një njoftim shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e selisë Blu.

Aktet e dhunshme të së mërkurës bien ndesh me argumentin e Presidentit. Ai argumentoi se protesta e 8 qershorit do të kishte përfunduar në akte dhune të pallogaritshme atë natë, nëse s`do dilte dekreti i tij. Por cili është rezultati sot, dhjetë ditë më vonë?

Situata është tensionuar dhe ka ndezur vatrat e para të konfliktit, pikërisht për shkak të atij dekreti, apo në “mbrojtje” të atij dekreti. Kjo situatë, e cila pritet të kalojë një të enjte “përvëluese” më 20 qershor, mund të jetë prologu i një tensioni dhe më të madh të premten më 21 qershor, ku vatrat e konfliktit për momentin vetëm nëpër bashkitë e djathta, të ndizen përballë Kryeministrisë në protestën e thirrur nga PD-LSI, në Tiranë. Por a do të kenë guximin për ti shkuar deri në fund këtij skenari?!

Të mërkurën pasdite presidenca nxitoi të shpërndante një letër qe Meta ja ka dërguar OSBE dhe kreut të saj Lajçak, të cilin së bashku me disa të tjerë i quajti para disa ditësh ngatërrestarë. A është kjo shenjë se skenari i ditëve të fundit, që mund të kulmojë në 21 qershor, është një mjet final presioni për të bërë që ndërkombëtarët të ndryshojnë mendje për 30 qershorin? A është kjo përpjekja finale për të legalizuar një dekret, që sot është shkaku kushtetues për shkarkimin e Metës? A është fakti më i fundit i asaj që paralajmëruam një ditë më parë, se e gjithë kjo nxitje e rrëmujës, është në fakt vetëm një përpjekje e Ilir Metës për të shpëtuar jo vetëm Presidencën, por veten e tij, pas dekretit të diskutueshëm të 8 qershorit, që amerikanët e quajnë vetëm “njoftim”?

Ndërkohë përballë, Komandant Iliri dhe të tijët, kanë përballë maxhorancën, e cila nuk është e qartë në qëndrime sesa është në fjalë. Duket se kur ndërkombëtarët thonë se “zgjidhjen ta gjejnë vetë shqiptarët”, nënkuptojnë edhe përgjegjësinë dhe vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet në 30 qershor. Për këtë mbështetja e tyre nuk ka munguar për kryeministrin Rama. Por të mërkurën mesazhet e maxhorancës kanë qënë kontradiktore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ashtu si dhe Policia e Shtetit, kanë bërë thirrje për distancim nga aktet e dhunës dhe pengimi i zgjedhjeve, pasi urdhëruesit e këtyre akteve do të përballen me ligjin. Por ndërsa kemi patur deklarime direkte të bashkiakëve demokratë, nga Voltana e Molotovëve e deri te Frani i tokave të Lezhës, ndërsa kreu i Kavajës jep ultimatume si Berisha në 9 mars 1997, ndërsa në Kukës policët sulmohen si kafshët nga disa mbështetës të PD, qeveria (ajo e llafeve të Lleshit dhe e nje ligji që gjoja nesër kalon në kuvend kundër krimit zgjedhor, por që s’do ketë asnjë efekt për dhunuesit e para 30 qershorit), “Policia ka vepruar me profesionalizëm për të shmangur përshkallëzimin e situatës”.

Të paktën, kështu u shpreh zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda për të justifikuar tërheqjen përballë njerëzve në Kukës. Por a është Kukësi pjesë e Shqipërisë, që drejton Edi Rama? A është kjo shenjë e një paqartësie, pasigurie dhe tërheqjeje e maxhorancës përballë dhunës politike të paralajmëruar nga Meta, Berisha dhe Basha? Sot është momenti që maxhoranca të marrë përgjegjësitë e qeverisjes së vendit. Ajo nuk mund të presë me kompjuterin hapur, në pritje të ndonjë emaili nga Uashingtoni ose Lajçak. Ja dhe deklarata nga Lajçak erdhi. Po sa e ndryshon kjo situatën? Sa e forcon kjo deklaratë veprimin e qeverisë? Dhuna vazhdon. Nga Shkodra e Voltanës, e deri tek Delvina e Balilëve. Ajo ose duhet të vendose ruajtjen e ligjit dhe të rendit publik, ose të tërhiqet tani, siç thotë zëvendësministrja Voda. Nëse si Voda, mendon dhe kryeministri, se skenari do ketë viktima, dhe ata nuk e ndalkan dot, vecse duke u tërhequr, atëherë më mirë të tërhiqen tani sesa kur të vriten njerëz në 30 qershor. Këtë e ka paralajmëruar Meta, Berisha dhe tani po e thonë edhe grekët. Tërheqja sigurisht do kishte siklet dhe turp brenda pasi prej 5 muajsh, Rama i thotë njerëzve se ka zgjedhje në 30 qershor. Por nëse këtë është i paaftë ta sigurojë, atëherë më mirë të tërhiqet.

Mund të humbasë “betejën” bulliste përballë një opozite të dhunshme drejtuar nga një President i papërgjegjshëm, mund të humbasë besimin e ndërkombëtarëve tek Edi Rama si një lider i qendrueshëm, por të paktën nuk bëhet pjesë qoftë dhe padashje e skenarëve të përgjakshme të kokave të nxehta të Tiranës. E rëndësishme është të mos tërhiqet, si pasojë e një pazari. Edi Rama e di mirë përse ndërkombëtarët këmbëngulin që ai të mbajë zgjedhjet në 30 qershor. Se beteja e vërtetë fillon më pas: ajo Për SPAK.

Shqipëria nuk do ta humbasw luftën përballë të shkuarës dhe të keqes. Thjesht dikush e shtyn atë në kohë. E shtyn. Ky është suksesi i vetëm i dekretit personal të Ilir Metës, njëlloj si ato të Berishës në 1997: Që shtyn udhëtimin pa biletë kthyese të së shkuarës. Kemi pritur 30 vjet. Mund të presim edhe tre muaj.

Negociatat, Basha: Rama do të na fajësojë ne për shtyrjen e vendimit!

Ndonëse Këshilli i Europës e ka thënë qartë se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim”, opozita e ka lexuar këtë si “mbyllje të dyerve nga Europa”, të paktën kështu u shpreh Lulzim Basha. Ai mbajti një konferencë për shtyp nga selia Blu mbrëmjen e së martës, të cilin e kishte lajmëruar në orën 21:00, por doli me 30 minuta vonesë, ku u shpreh se negociatat do të ishin hapur, sipas Bashës, nëse Shqipëria nuk do të kishte një qeveri të korruptuar.

“Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi. Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit”, është shprehur kreu i opozitës.

Sipas Lulzim Bashës, kreu i qeverisë, Edi Rama, do fajësojë opozitën për dështimin e hapjes së negociatave në qershor dhe shtyrjen e marrjes së vendimit për në tetor.

“Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin. Pasi do të dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve. Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat. Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij. Do të fajësojë gjysmën e botës. Do të fajësojë edhe popullin e vet. Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën”.

Transkriptet e plota të Bild: Lexoni bisedat e personave të përfshirë në përgjime

Gazeta Gjermane Bild publikoi këtë të hënë disa audiopërgjime të tjera, të cilat japin indicie për blerje të votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, në vitin 2016. Në përgjimet e Bild dëgjohen biseda të eksponentëve të ndryshëm të PS, dhe vetë Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të degës lokale të partisë së tyre në Dibër, ku flitet për zgjedhjet.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Megjithatë, në përgjime ka edhe momente, ku flitet për para dhe persona që kërkojnë që në shkëmbim të votës të paguhen, por që sërish të gjitha këto janë biseda telefonike, të cilat nuk shkojnë shumë pranë të vërtetës. RealStory.al paraqet të transkriptuara të 16-të audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Arben Keshi: Hë shefi
Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu eh?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion mbrëmë
Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato, po ndodhi punë dy minutash, unë sa u futa tek Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja
Edi Rama: Ça të bënin ty ato
Arben Keshi: Po ishin nja 50 veta. Thjesht me këtë pjesën e presionit më goditën, e kështu. Ai është legen ai. Ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli, sa më la mua.Ato kujtuan se jam edhe unë në makinë, rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se iku edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin?
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë ose më pak, po tani nga ato që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top eh?
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mirë vllai, hajde
Arben Keshi: Ishalla, mirë faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..

Arben Keshi: Përshëndetje!

Edi Rama: He mo, si duket?

Arben Keshi: Po mirë, mirë te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po, me pjesën e atyre që na thonë komisionerët, them e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ë?

Arben Keshi: Po, po, them që po.

Edi Rama: PO ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Deshën të më kapin mu, por punë dy minutash, sa u futa te shtabi, se po prisnin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Ça të bënin ty ata?

Arben Keshi: Po ishin nja 50 veta, thjesht këtë pjesën e presionit, me të goditme, me kshu. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Edi Rama: Ça do të bëjë ty Flamur Noka mo?

Arben Keshi: Jo mo, ai thjesht që… Po them edhe ky djali sa doli se më la mu, s’i pa që doli. Ata kujtuan se jam edhe unë në makinë, edhe e ndalën, nja 50 vetë. Jo që i bënë gjë, por sa e goditën. Problemi është se iku dhe nuk e kapëm dot.

Edi Rama: Më mirë kështu, se ç’i do sherret. Dëgjo, por ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Këtu, unë them që po. Ndoshta mund të jetë pak ose më shumë, por nga ato që na kanë thën komisionerët, jemi në pritshmëri të mbara.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top?

Arben Keshi: Po, po, i kam pasur shumë të mirë.

Edi Rama: Ok, mirë vëllai

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit

Edi Rama: Ciao, ciao

Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.

Arben Keshi: Hë mo
0686434568: Dëgjo mo, kam një Altin këtu te Shtabi, se njof unë.
Arben Keshi: S’di gjo, kush Altin,
0686434568: Isuf Qokut, një ish nxënësit tim
ArbenKeshi: Po po ça ka ai
0686434568: Ai ka ni problem, problemi i atij është kështu. Ai do nja 200 mijë lekë. Kom katër vota. Se di unë kam fol me Shemsiun tha, e komunikova pardje sa u ndamë me atë. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emër tim ore
0686434568: Ia thashë o vlla në emër tand, në emër tim, në emër të drejtorit të arsimit. E mbarova atë punë. Edhe Gëzim Hoxhën që e kisha problem pak se ka qenë në Itali, në Amerikë domethënë. Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komunikuar prapë sot dhe Vehbi Muhametin, atë e ke Kunata e Vehbiut është mbesa e Rem Ramës.
Arben Keshi: Ato vllaznit e Vehbiut na kan rraf tu u zonë, ti thu
0686434568: Jo ska lidhje me ata fare ai nuk është përzi. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuj mu. Unë unë ti kam mbaru të gjitha punët pa diskutim. Dhe bëja të qartë atij se ia kam bërë të qartë në sy Bujar Spahiut.
Arben Keshi: Po mirë në rregull.

Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burr. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok

Telefonata e dyte

Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë

Telefonata e trete
Arben Keshi: 
E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: 
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok

Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi:Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci:  Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?
Drini Gjeci:  Mirë.
Arben Keshi: Është mirë puna?
Drini Gjeci:  Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.
Drini Gjeci:  Ja t’i marr Drini në telefon tani.

Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si je t’u shkuar
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kan me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reci, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet, njëra tjetrat ëëëë
Arben Keshi: Jo, jo nuk kan ca me bo
Sali Skura: Hajt të uroj fitore
Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?
Sali Skura: Mirë, Beni, suksese me fitore

Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam
Arben Keshi: Hë mo, ca bone.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove?
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti?
Sali Skura: Hë mo?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Jo, flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti?
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh te 52 përqindëshi….
Sali Skura: Si shkon Maqellara, si përafrohet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë me thon të gjithë, por të shohim, se themi vetë ne mirë, është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po, po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Ëëëë?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo, jo, nja 7 i bllokuam.
Arben Keshi: I bllokut ëëëë?
Sali Skura: Po, po i futëm në listën e bllokimit, të tjerët ia anuluam kështu me miqësi…e me kështu….
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë Beni, me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Hiç
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër…
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Drini Gjeci: Alo
Drejtori i shkollës:
 Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë? Jo, ata nuk janë t’u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen…(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon…fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi:Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhro.
Drini Gjeçi:A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi:Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati:  Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke
Lavdrim Murati:  Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull.

Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, fol një cik, kush ka qenë te komuna juaj për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punë.
Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë mo merr një listë, ato gjërat dhe kërko mbështetje, po menaxhoi pra
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Po vij atje pa merak

Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je, a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë ne?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim

Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi:  Si?
Votuesi:  Me çarë do të votojmë na? Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshin, njëshin, o Drin
Votuesi: Po me ca do votojmë or burrë, si ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Bëj një vizë edhe kaq
Votuesi: Si?
Bekim Krashi: Do vi unë e të takoj nga afër.
Votuesi: A do të vish poshtë?
Bekim Krashi: Po t’u ardh jam
Votuesi: Po mo hajd, hajd

Përgjimet, Rama hedh në Gjyq gazetarin Gjerman: nxorri sekretin hetimor

Pas publikimit të 16 audiopërgjimeve të tjera nga gazeta gjermane Bild, ku dëgjohen deputet dhe funksionar të Partisë Socialiste, që diskutojnë për votatat e zgjedhjeve lokale të përsëritura për bashkinë e Dibrës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim, ku shkruan se do të hedhë në gjyq gazetarin Peter Tiede.

Me anë të një Twitteri, Rama thotë se gjyqin ndaj gazetarit të Bild do ta hapë në gjykatat gjermane, ku sipas Ramës, drejtësia në këtë vend nuk bën lojëra me sekretet hetimore.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Pas shkrimit në Tëitter të Kryeministrit Edi Rama, që tha se do të çonte në gjyq gazetarin Peter Tiede, ka reaguar ky i fundit. Me një replikë në komentin e Ramës në Tëitter, gazetari gjerman shkruan se: “Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Tiede.

Bllokimi i rrugëve, Rama: S`vjen 97-ta nga djali i Faros dhe shoku i Gridës

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Elbasanit, për të lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit dhe anëtarët e PD-së, që bllokuan rrugën ku do kalonte Kryeministri Edi Rama, ka reaguar dhe vetë ky i fundit. Rama, gjatë fjalës së tij nga mitingu elektoral në Pogradec, u shpreh se ata që janë dënuar me burg nuk i nxori as babai e as mamaja, por ata që vijojnë të flenë në shtëpitë e tyre.

Apo janë ata që ishin në Librazhd, që sot morën dënim se gjynah. Ata në Librazhd që sot morën dënimin me burg, nuk i nxori atje as babai as mamaja, as halli i familjes, por ata që vijojnë që të flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri. Më tej ai shtoi se: “Pashë profesorin tim të dashur, Spahon që thoshte janë të burgosur politikë.

Ai shkoi i nxori në rrugë dhe vetë shkon në shtëpi, ndërsa ata jo, pasi i kapi neni i pengimit të zgjedhjeve 1-5 vite burg. Po a bëhet burg për profesor Spahon? Dhe ai thotë janë të burgosur politikë dhe kur të vijmë në pushtet do i shpërblejmë, këta kanë ikur të gjithë. E patë Neritan Cekën që kishte ikur, doli nga filxhani si xhind.

Mirë u çmendën, por pse të gjithë bashkë”, shtoi Rama. Më herët gjatë fjalës së tij, lidhur me situatën e bllokimit të rrugëve dhe krijimit të kaosit nga simpatizantët e PD-së, Rama tha se në Shqipëria nuk do të kthehet më 97-ta nga djali i Faros dhe shoku i Gridës, duke iu referuar Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit.

Keni dëgjuar ju, edhe vetë Ilir Meta del e thotë se duhet të shmangim 97-ën. Po cilën 97-të? Ku janë këtu kursimet e njerëve të djegura? Ku është këtu populli që është ngritur në revoltë? Apo është ky djali i Faros me atë shokun e Gridës, që ishin atje te rruga me ca njerëz të lodhur”, u shpreh Rama.

Basha kërcënon me burg prokurorët dhe gjykatësit e Elbasanit

Lulzim Basha e ka quajtur vendim burracakësh të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendimin e Gjykatës së Elbasanit për lënien në burg të disa drejtuesve të degës lokale të PD-së në Elbasan dhe Librazhd, të cilët u arrestuan pasi penguan autokolonën e kryeministrit Edi  Rama në Prrenjas, gjatë kohës që shefi i qeverisë udhëtonte për një takim elektoral.

Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku. Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama”.

Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës. Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama. Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës”, u shpreh Basha gjatë një konference për shtyp që mbajti nga selia Blu.

Më tej, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonin duke iu drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve të Elbasanit. Sipas kreut të opozitës, gjyqtarët që lanë pas qelive drejtuesit e PD-së në Librazhd dhe Prrenjas, së shpejti do të përfundojnë në burg.

Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore. Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do ta kaloni vetingun. Kurse unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën përpara drejtësisë. Prokurori dhe gjykatësi i korruptuar është funksionari më i rrezikshëm në shoqëri. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojnë dhe tolerojmë krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha ndër të tjera Basha, duke e mbyllur fjalën e tij me një ftesë për qytetarët për tu bashkuar në protestën e së premtes së ardhshme.

Përgjimet, Rama: Prokurori i dosjes shërbëtor i Berishës, zgjedhjet nuk i ndalon dot “burri fallxhores”

Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe se ato nuk i ndalon dot as topi, dhe as Ilir Meta, “burri i fallxhores”, epiteti me të cilin kreu i qeverisë cilëson Monika Kryemadhin. “Këto zgjedhje do kishte qenë më e mira të ishin zgjedhje vendore dhe garë mes konkurentësh. Ne i kemi këta, por ishin rrugës një çetë e vogël atje, që të kujtojnë ato grupet e dëshpëruara të enveristëve, që dilnin për të frenuar të pafrenueshmen, demokracinë. Këta sot dalin për të frenuar të pafrenueshmen, drejtësinë. Unë dua që t`ju a them shumë thjesht, pse jemi në këtë situatë dhe pse ne nga ana jonë nuk lëshuam asnjë milimetër fill për ta. Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe këtë se luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Duke folur për opozitën dhe krizën e shkaktuar prej protestave dhe largimit të saj nga Parlamenti, Edi Rama tha se ata nuk duan gjë tjetër veç se të mbajnë peng Shqipërinë. Ai e lidhi këtë argument, duke përdorur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, Bilq, që sipas Kryeministrit, s`janë gjë tjetër veç se për të penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. “Ata po bëjnë çmos që negociatat me BE të mos hapen. Shpërndajnë në Europë panjet e shëmtuara me kazan plehrash që digjen, për të krijuar idenë që aty s`mund të hapim negociatat. Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Në vend që të hetoheshin dhe të ndëshkoheshin të gjithë ata, sipas përgjigjmeve, që kanë apo s`kanë lidhje me përgjimet”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shërbëtor të Sali Berishës, prokurorin, që sipas tij, ka pasur në dorë për të hetuar dosjen 339. “Ai prokurori famëkeq, i njohur si shërbëtor i Sali Berishës, në vend ti gjykonte ato përgjime dhe ti çonte në gjykatë dhe të ngrinte akuza përkëdo, sepse ne e kemi treguar se e shohim drejtësinë si të barabartë për të gjithë, hapën valixhen e nxjerrin përgjime, i hedhin në Gjermani, dhe duan ta bëjnë për budalla këtë popull, se i nxori gjermani. Për këta drejtësia ka qenë gjithmonë një zgjatim i pushtetit politik për interesa personale”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Skip to toolbar