Kryeministri Rama e ka nisur ditën e dielë me projektin e nënkalimit tek “Unaza e Re” duke e cilësuar një projekt të nevojshëm dhe mjaft të rëndësishëm për këtë pikë të qyteti. Ky projekt do të zgjidh shumë probleme me trafikun në zonë si dhe është një qasje më miqësore me mjedisin.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur.”-shkruan Rama
Projekti i nënkalimit tek ‘Unaza e Re” u prezantuar për publikun, para pak ditësh, në një konferencë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Vetëm pak minuta
pasi përfundoi fjalën e tij Kryeministri Edi Rama në mitingun e hapjes së fushatës
elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Lulzim Basha ka reaguar duke
publikuar një video, ku fton shqiptarët të marrin pjesë në protestën e datës 2
qershor.
Në këtë video, të
publikuar në profilin zyrtar të Lulzim Bashës në Facebook, ai tregohen 20
rastet, sipas tij, që Edi Rama duhet të ikte.
“Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë”.
“Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve! Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
Arsyet, që sipas Bashës, Rama duhet të largohej!
“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën
elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pas prezantimit të disa prej
kandidatëve për kryetar bashkie në disa qarqe të vendit, fjalën kryesore të
hapjesë së fushatës e ka mbajtur Kryeministri Edi Rama. Që në nisje të fjalës së
tij, Edi Rama u shpreh se opozita politike e vendit ka frikë nga ballafaqimi
demokratik, ndërsa u shpreh se zgjedhjet pa opozitën janë anti-ligjore, vetëm atëherë
kur opzitës i pengohet pjesëmarrja në zgjedhje.
“Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëvee dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të cdokujt prej jush dhe kush e con ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përves njeri tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pengohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë” tha Rama.
Duke vijuar në këtë
linjë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi,
duke shtuar se opozita nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç se të vetëvritet politikisht.
“Ata kanë të drejtë që të bërtasin dhe ulërasin, të na shajnë dhe mallkojnë, por është e drejta e tyre për të sabotuar çeljen e negociatave, por ta harrojnë se kanë në dorë gjë tjetër përvecse të vetëvriten politikisht dhe të nxijnë faqen e tyre dhe Shqipërinë me gënjeshtrat dhe shpifjet skandaloze. Ata kanë një problem, janë pak, ne jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë. Ata janë frikacakë dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi guximtarë dhe të vendosur për të bërë shtet, ku drejtësia është e barabartë. Ata janë në panik prandaj i drejtohen dhunës. Ata janë të verbuar” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përsëri
opozitës, në lidhje me deklaratat e artikuluara nga kjo e fundit se “nuk do të
lejohet mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor”. Rama u shpreh se askush të mos
guxojë të bëjë një maskarallëk të tillë ndaj vendit.
“Kjo nuk është fushatë pa kundërshtarë, por betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve. Një plak i marrë dhe i marrë fund që është mësuar që të luajë me zjarrin, që e ka djegur njëherë Shqipërinë, dhe erdhi në pushtet duke përfituar nga përçarja jonë dhe kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes së tij dhe atë pinokun e vogël që ka në krye të partisë së tij. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qytetarinë, përgjegjshmërinë kombëtare, përgjegjësia. Kundërshtari kërkon njerëz lart e poshtë për një turp që do ta dëmtonte shumë rëndë Shqipërinë, që do ta bënte këtë vend skenë barbarie për të marrë peng zgjedhjet nga bandidizmi. Do ta damkoste këtë vend në mbarë Europën. Mos guxojë kërkush që të mendojnë një maskarallëk të tillë ndaj vendit, që nuk është i asnjë partie, por i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Të dalësh kundër zgjedhjeve fizikisht do të thotë të dalësh kundër Kushtetutës”.
“Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit. Do u themi sa keq mund të përfitojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë në SHBA dhe bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun, po ashtu edhe të hyrjes në BE”, tha ndër të tjera Rama.
Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën
duke publikuar një video, ku tregon se si do të transformohet fusha e mbetjeve
urbane në zonën e Porto Romanos në Durrës.
“Dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.
Në fakt, në projektin e ri kjo zonë pritet të
shndërrohet në një vend kreativ, park i gjelbërt, fusha sportive, kënde lojërash
etj. Në të janë parashikuar të ndërtohen tre fusha basketbolli, një fushë
minifutbolli dhe dy fusha tenisi.
Gjithashtu, do të ndërtohet edhe një “Climibing Wall”, që do të jetë më i larti në Ballkan me lartësi 28 metër. Ky projekt pritet të përfundojë deri në vitin 2021.
Fusha e mbetjeve urbane në Durrës ka qenë një
nga shqetësimet e vazhdueshme për banorët e qytetit bregdetar, pasi djegia e plehrave,
sidomos në stinën e verës, shkaktonte ndotje të madhe në qytet.
Tashmë pritet që ky vend të shndërrohet, ashtu siç ndodhi tre vite më parë edhe me fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, e cila u shndërrua në park të gjelbërt pas ndërtimit të landfillit të ri dhe inceratorit përpunues të plehrave.
Gjatë fjalës së tij në seancën e së enjtes,
kryeministri Rama është ndërprerë nga deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi.
Sigurisht që kryeministri shfrytëzoi rastin për të bërë disa batuta.
“S’e kam zërin e sallës dhe kam nderin që të ndërpritem
nga Kujtim Gjuzi i parë. Respekto edukatën monarkike që është shprehja e parë e
respektimit të njeriut për njeriun. Progres i madh është bërë. Nga Flamuri i pashoq
tek Gjuzi i parë. Janë ndërprerje që i japin tharm ndërveprimit njerëzor në
parlament, ndryshe nga ndërprerjet të shkopit pa flamur”, tha Rama.
Me një postim në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar një fanellë në ngjyrë vjollcë me shkrimin PS 30 që me shumë mundësi pritet të jetë “uniforma” e socialistëve gjatë fushatës zgjedhore.
Kryeministri Rama ka vendosur që fushata të çelet në Tiranë më 1 qershor në ambientet e Parkut Olimpik në orën 17:00.
Partia Socialiste është e vendosur të respektojë Kushtetutën dhe të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për t’i bojkotuar ato.
Kryeministri Edi
Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca kanë dalë në një
konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë komentuar vendimin e Komisionit
Europian për rekomandimin e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Rama u
shpreh se ky raport nuk ishte suprizë, ndërsa shtoi se kjo tregon se qeveria i
ka bërë detyrat.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Kjo nuk është një surprizë, por afirmimin i faktit që i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë me përpikmëri dhe pse i kemi bërë të gjitha. KE ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për Shqipërinë”.
“Vitin e shkuar Shqipëria mori një rekomandim pa kushte dhe KE vendosi që në qershorin e 2019, që po troket, të zyrtarizojë çeljen e negocitatave dhe në dhjetor të nisë procesi me konferencën ndërqeveritare, çka është e rëndësishme për ne, për të gjithë është se përsëri Komisioni konfirmoi progres dhe bazuar në fakte në shifra ka rirekomanduar çeljen e negociatave dhe ndryshe nga sa ka ndodhur në të shkuarën Shqipëria ka filluar procesin screning që për vendet e tjera ka nisur pas çeljes së negociatave”.
Më tej,
Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapi i dytë, pas rekomandimit, është miratimi
nga Këshilli i Europës. Megjithatë, Rama në këtë pikë u ndalë, duke u shprehur
se ky është një vendim politik, ndaj, që Shqipëria të marrë dritën jeshile në
qershor, Kryeministri i kërkon bashkëpunim opozitës.
“Përkthyese mos përkthejë asgjë në gjuhë të huaj për mua për opozitën. Këtë e kam apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve, deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojnë për Shqipërinë jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër, jo zgjedhjet, që të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana protestash partiake dhe jo popullore”.
Më tej, i pyetur nga gazetarët, nëse do të pranonte një ndërhyrje të Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, Kryeministria Rama tha se: “Por PS-ja shumica nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor nuk është çështja kush do të fitojë por duhet të fitojë Shqipëria institucionale që nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë. Në raport me Presidentin kam qenë dhe mbetem i bindjes se i duhet Çezarit ajo që i takon, e vlerësoj gatishmërinë e Presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje se nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar. E sigurt është që në 1 Qershor PS do të fillojë fushatën në një betejë që nuk është thjesht kush do të zgjidhet por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes” tha Rama.
Këshilli i Europës ka publikuar Progres-Raportin
për vendet që aspirojnë të integrohen në Bashkimin Europian, duke rekomanduar
hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Menjëherë pas publikimit të këtij Progres-Raporti,
ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkuar një status në
Twitter, duke u shprehur se ky vendim tregon se Shqipëria i ka kryer me sukses
detyrat e shtpisë në këtë proces.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”, shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri i vendit Edi Rama i ka dërguar letrën e gjashtë publike kreut të PD Lulzim Basha, ku i bën thirrje sërish për dialog. Edi Rama i ka përsëritur dhe njëherë Lulzim Bashës qëndrimin e tij për të mos lëshuar pe, duke i thënë se kjo është tentativa e fundit për dialog. Gjithashtu në letrën publike, Kryeministri shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në datën e përcaktuar.
Kreu i qeverisë e fton në dialog kreun e opzoitës, duke i kujtuar se Shqipëria duhet të hap negociatat me BE këtë vit, ndërsa, sipas Ramës, opozita po bën çmos për t`i penguar ato.
LETER E GJASHTE PUBLIKE LULZIM BASHES
Zoti kryetar,
letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.
S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.
1. Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem.
2. Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021.
3. Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht.
4. Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!
5. Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë.
Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë.
37 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës
së Urgjencës Mjekësore. Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë kryeministri Rama, i
cili ka postuar një video në Facebook.
“Mirëmëngjes dhe me vetëdijen se patjetër ka
yhy sa shumë akoma për të bërë, por me bindjen se kush ka sy për të parë dhe
mend për t’u kujtuar nga u nisëm, as që mund ta diskutojë se çfarë progresi i
madh është bërë deri këtu me shëndetësinë, ju uroj një javë të mbarë”, thekson
Rama.
Falë autoambulancave, për qarkun e Tiranës, koha e mbërritjes është
15 minuta, ndërkohë që planifikohet që e njejta gjë të aplikohet në të gjithë
Shqipërinë.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se “të gjitha thirrjet për ndihmë mjekësorë nga e gjithë Republika e Shqipërisë, vijnë në këtë njësi koordinimi. Por, gjëja më e rëndësishme është që shtimi i autoambulancave në vendndodhjet që ato u shpërndanë, na krijoi mundësinë e shkurtimit të kohës akoma më shumë”.