Trageti i udhëtarëve i linjës Francë-Angli ka shpëtuar
një gomone që po mbytej ku ndodheshin 14 emigrantë. Gomonia ishte drejt mbytjes
pasi një pjesë e madhe ishte mbushur me ujë. Emigrantët sapo panë tragetin dhanë
sinjale për ndihmë.
I gjithë procesi i shpëtimit u shoqërua me
ankth edhe tek pasagjerët e tragetit, të cilët luteshin q ëtë shpëtonin të
gjithë. Emigrantët rrezikonin të mbyteshin në mes të detit, si dhe temperaturat
ishin mjaft të ulëta.
Kanali mes Francës dhe Britanisë është një nga rrugët që përdoret më shpesh nga emigrantët për të kaluar drejt Anglisë.
Jashtë vendit tonë jetojnë rreth 1,8 milionë
emigrantë, nga të cilët shumë prej tyre para emigrimit kanë punuar edhe në
vendin tonë. Shumë nga këta emigrantë pas shumë viteve punë tani po i afrohen
moshës për të dalë në pension. Legjislacioni i Sigurimeve Shoqërore i merr në
mbrojtje të gjithë emigrantët, kudo ku ata jetojnë. Ata që kanë punuar në
Shqipëri dhe që kanë emigruar dhe tani jetojnë jashtë vendit, deri në fund të
këtij viti do të dalin në pension, gratë në moshën 60 vjeçe e 10 muaj dhe
burrat në moshën 65 vjeç.
Për të përfituar pension, si për personat që
jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhen
minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë
pleqërie duhen 36 vite e 8 muaj punë e siguruar. Të gjitha vitet e punës që
njihen si vjetërsi pune për efekt pensioni, llogariten që nga mosha 16 vjeç, si
për burrat ashtu edhe për gratë dhe pavarësisht sektorëve ku kanë punuar.
Personat të cilët i afrohen moshës së daljes në pension, por që nuk kanë
minimumin e nevojshëm të vjetërsisë së punës prej 15 vitesh, nuk përfitojnë
pension në vendin tonë.
Para se emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë
të plotësojnë moshën e caktuar për të dalë në pension, këta persona duhet
patjetër që të interesohen pranë Agjencive të Sigurimeve Shoqërore ose
personalisht, ose me anë të familjarëve të tyre që jetojnë në Shqipëri.
Punonjësit e Agjencive të Sigurimeve Shoqërore, në bazë të dokumenteve të
rregullta ligjore, do të bëjnë llogaritjen e viteve të punës.
Një kusht tjetër është edhe e drejta që ka çdo
person për të paguar kontributet vullnetare të sigurimeve shoqërore, me qëllim
që të plotësojë numrin e nevojshëm të viteve të punës që duhen për të përfituar
pension në vendin tonë. Për të gjithë, shuma që paguhet për kontributet
vullnetare të sigurimeve shoqërore, është e njëjtë. Pra si ata persona që
jetojnë në vendin tonë edhe ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, paguajnë të
njëjtën shumë prej 5.600 lekësh të rinj në muaj.
Personat të cilët i afrohen moshës së daljes
në pension, por që nuk kanë minimumin e nevojshëm të vjetërsisë së punës prej
15 vitesh, nuk përfitojnë pension në vendin tone
Si ata persona që jetojnë në vendin tonë edhe
ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, paguajnë të njëjtën shumë prej 5.600 lekësh
të rinj në muaj.
Në Itali përfitojnë pension sipas legjislacionit italian kur kanë punuar të siguruar për 20 vite në këtë vend, por në moshën 67 vjeç. Në Greqi përfitojnë pension ata që kanë plotësuar shifrën prej 4.500 Ensima, si të thuash 4.500 pikë./Shqiptarja.com
Anija “Oriku” e Forcës Detare Shqiptare ka shpëtuar 5
jetët e para në deti Egje, mision të cilin e ka nisur më 12 korrik. “Oriku” është
pjesë e misionit të NATO-s me qëllim për të shpëtuar jetët e emigrantëve që
mbesin në det të hapur. 5 të shpëtuarit e parë janë të shtetësisë iraniane, 2
gra dhe 3 burra. 5 emigrantët iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes
Olta Xhaçka, e cila përshëndeti me krenari
misionin e tyre të parë të shpëtimit të jetëve. “Oriku” ka në ekuipazhin e saj
21 pjesëtarë të kontingjentit të XIII shqiptar në misionin “Sea Guardian”.
Policia e Gjirokastrës arrestoi një person si trafikant emigrantësh dhe ndaloi 6 shtetas sirianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt vendeve të BE.
Në pranga ra shqiptari
20-vjeçar nga Memaliaj si trafikant i tyre. Gjatë hetimeve, polica arrestoi dhe
dy bashkëpunëtorë të tjerë, S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, të cilët merreshin
me trafikimin e emigrantëve.
Në vijim të hetimeve
dhe kontrollit të ushtruar nga policia u gjet edhe një sasi bime narkotike e
kultivuar në banesën e tyre, e cila u asgjësua nga efektivë e Gjirokastrës.
Gjatë aksioni policia
arrestoi 3 persona, të cilët do të përballen me akuzat e trafikimi të qenieve njerëzore
dhe atë të trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Dikur ata ishin thjesht emigrantë. Tashmë
shumë prej të ikurve në fillim të viteve ’90, apo dhe më pas, janë bërë
qytetarë me të drejta të plota në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Në total, nga viti 2002 deri në 2017-n janë
dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së.
Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n
(përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305 e
tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që
kanë lindur në një nga shtetet e BE-së)
Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë
kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në
2017-n, me 58.9 mijë të tilla.
Greqia ka dhënë në periudhën 2002-2017 rreth
180 mijë pasaporta, ose 46% të totalit të dhënë nga gjithë BE në 15 vitet e
fundit. Numri më i lartë i tyre është dhënë në 2016-2017, përkatësisht me 28.5
dhe 29.5 mijë.
Në vend të dytë, me 175.6 mijë pasaporta, ose
45% të totalit renditët Italia. Vetëm këto dy shtete kanë dhënë 91% të totalit
të pasaportave për periudhën 2002-2015.
Italia ka dhënë më shumë pasaporta në vitet
2015-2016 (përkatësisht 35 dhe 37 mijë), ndërsa në 2017-n, numri i tyre ra
ndjeshëm në 27 mijë, duke reflektuar një shtrëngim të dhënies së nënshtetësisë
nga ky shtet.
Pas Greqisë dhe Italisë, shteti i tretë ku
shqiptarët kanë arritur të marrin më shumë pasaporta është Mbretëria e
Bashkuar, me 11.5 mijë, ose 2.9% të totalit. Ky shtet ka dhënë më shumë
shtetësi në periudhën 2009-2012 (me rreth 1,200) dhe më pak numri i tyre ka
rënë ndjeshëm, në rreth 315 në 2017-n.
Në vend të katërt është Gjermania, me rreth
6100 pasaporta, me rreth 350-350 pasaporta në vit. Interesat është fakti që
Gjermania është vendi që akordoi më shumë shtetësi për shqiptarët në 2002, kur
figurojnë dhe pasaportat e para, me 704 të tilla, e dyta pas Maqedonisë, që dha
904 pasaporta për shqiptarët në vitin 2002.
Belgjika renditet në vend të pestë me rreth
5600 pasaporta, me nivelin më të lartë që u arrin në 2017-n, me 571 të
tilla.Franca, e gjashta, dha më shumë pasaporta në 2016-n (356) dhe i uli me
21% vitin në vijim. Në total ka dhënë rreth 3,700 të tilla.
Nga shtetet jo anëtare të BE-së, më shumë pasaporta për shqiptarët ka dhënë Maqedonia, me rreth 1300 të tilla, për periudhën 2002 deri në 2007-n, më pas numri i tyre është zero./Dita
Një anije është mbytur duke shënuar 82
viktima, që i mbante në bordin e saj. Tragjedia e rëndë ka ndodhur në brigjet e
Tunizisë, nga ku varka me emigrant ishte nisur drejt Italisë.
Varka është gjetur nga peshkatarët tunizianë,
të cilët arritën të shpëtonin një emigrant gjallë. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë
në spital.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në
Tunizi, tha se numri i të mbyturve pritet të jetë edhe më i madh. Kjo tragjedi
pason atë të muajit Maj, ku një varkë me
65 emigrantë u mbyt sapo u nis nga Libia drejt Europës.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj.
40 vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Ministria e Mbrojtjes njofton sot se anija
“Butrinti”, e Forces Detare, me mision në detin Egje, gjatë
patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një
gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme
drejt ishullit të Chiosit.
Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.