Shqiptarët kthehen në Greqi, fluks në doganën e Kapshticës

Reshjet e dëborës dhe era kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve në pikën doganore të Kapshticës. Sipas Balkanweb, në këtë pikë kufitare, është pezulluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit rëdë pasi prezenca e akullit dhe reshjet e borës e bëjnë të pamundur lëvizjen e tyre në këtë Pikë Kufitare.

Ndërkohë, mjetet e tonazhit të rëndë kanë shmangur kalimin nga kjo pikë kufitare drejt Greqisë, duke përdorur dogana të tjera. Megjithatë, kalimi i autoveturave vijon normalisht. Shoferët e mjeteve që lëvizin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë thonë se janë njoftuar për situatën në rrugë, duke marrë masat të pajisen me zinxhirë.

Pas përfundimit të festave, në kalimin kufitar të Kapshticës është rritur fluksi i mjeteve dhe emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3527 shtetas dhe kanë dalë 5515 të tjerë.

Erdogan kërcënon BE: Ndihmoni me emigrantët, ose do t’i lejmë të hyjnë në Europë

Vala e madhe e emigrantëve sirianë që hyjnë në kufirin turk ka vënë në alarm qeverinë e Erdogan. Presidenti turk i ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve, ku nuk ka kursyer sa kërcënimet se nëse kjo nuk ndodh do të hap sërish rrugët që të lejojë kalimin e tyre në Europë.

Turqia do të detyrohet të hapë dyert nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë për emigrantët. Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”. tha Erdogan.

Turqia ka strehuar mbi 3 milionë refugjatë, të cilët kalojnë kufirin për t’i shpëtuar luftës në Siri, Irak dhe Afganistan, duke krijuar vështirësi në emonominë e vendit. Bashkimi Europian, për të shmangur ardhjen e emigrantëve drejt perëndimit, ka lidhur një marrëveshje miliarda dollarë me Turqinë, për të mbajtur emigrantët në territorin turk. Në marrëveshjen e lidhur në 2016, thuhet se BE do i jap Ankarasë 40 miliardë dollarë për të përballuar valën e emigrantëve, dhe sipas Erdogan, ky premtim i Perëndimit nuk është përmbushur ende.

Ndalohen 20 emigrantë në kufi, mes tyre 12 fëmijë

Shqipëria shërben si një rrugë transit për shumë emigrantë nga Lindja e Mesme për të kaluar drejt vendeve të BE. Policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX kanë bërë të mundur ndalimin e 20 emigrantëve nga Iraku, mes të cilëve 12 ishin fëmijë. Ndalimi i tyre është bërë në kufi me Greqinë, në hyrje të territorit shqiptar.

FRONTEX që prej vendosjes në kufirin shqiptar ka bërë të mundur ndalimin e shumë emigrantëve që kalojën në mënyrë të paligjshme.

Salvini në ‘luftë’ me Evropën, shkak emigrantët

Emigracioni i paligjshëm dhe refugjatët që nisen nga brigjet afrikane në drejtim të vendeve të Europës, ka shtuar tensionet mes Italisë, si një nga vendet më të prekura të mbërritjes së emigrantëve, dhe shteteve të tjera anëtare të BE. Me anë të një letre, Minisri i Brenshëm dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i drejtohet homologut të tij francez, Christopher Castaner se “Italia nuk është kamp i refugjatëve në Evropë”.

“Ne synojmë të jemi të respektuar duke përsëritur se nuk jemi kampet e refugjatëve të Brukselit, Parisit dhe Berlinit. E shpjegova këtë në Helsinki dhe e kam shkruar në letrën për homologun tim francez Castaner”, shkruan Salvini në një postim në Twitter.

Më tej ai shkruan se “Franca dhe Gjermania nuk mund të vendosin për politikat e migracionit duke injoruar kërkesat e vendeve më të ekspozuara si ne dhe Malta”, shprehet Salvini. Letra e Ministrit të Brendshëm të Italisë drejtuar homologut të tij francez, vjen në prag të mbajtjes së një samitit të thirrur në Paris.

28 vendet anëtare të unionit, me pjesëmarrjen e komisionarit për migracionin Dimitri Avramopulos, do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje për uljen e migracionit të paligjshëm dhe refugjatëve që mbrrijnë në brigjet italiane dhe vendeve të tjera të BE në mënyrë klandestine.

Ndërkohë, lidhur me pjesëmarrjen në këtë takim, Salvini ka vendosur të mos shkojë, duke dërguar në të disa teknikë nga Ministria e Brendshme. Ky vendim i Salvinit, tregon dhe njëherë tensionin mes vendeve anëtare të BE lidhur me migracionin dhe refugjatët që mbrrijnë nga Afrika.

Gjermania: Aleancë për shpërndarjen e refugjatëve në Mesdhe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk do të presë më. Për shkak të bllokadës në politikën e refugjatëve, ai propozon iniciativë për shpërndarjen e refugjatëve që shpëtohen në Mesdhe me vendet që duan të ndihmojnë.

“Ne duhet tani të ecim përpara me ato shtete, që janë të gatshme të pranojnë refugjatë – të gjithë të tjerët janë të ftuar të marrin pjesë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Gjermania është e gatshme, të japë një kontribut substancial dhe të garantojë që të pranojë gjithmonë një kontingjent të caktuar të të shpëtuarve”. Maas kërkoi një “aleancë të vendeve të gatshme për ndihmë për një mekanizëm të detyrueshëm shpërndarjeje”. Sorollatja në det të hapur duhet t’i përkasë me këtë hap të shkuarës, sipas Maas.

Ujdia për shpëtimin në Mesdhe nuk duhet të dështojë më, për shkak të grindjeve për shpërndarjen e tyre. “Kësaj bllokade duhet t’i jepet fund”, kërkoi Maas. As të shpëtuarit dhe as ata që shpëtojnë nuk mund të presin aq gjatë deri sa të jetë i gatshëm edhe vendi i fundit në BE, theksoi ministri i Jashtëm gjerman. Heiko Maas pret që partnerët europianë , të hedhin një hap vendimtar përpara lidhur me këtë temë”.

Të enjten e javës së ardhshme ministrat e Punëve të Brendshme të BE dhe ata të Drejtësisë takohen për këtë çështje në Helsinki. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer ka bërë të ditur, se do të angazhohet „për një zgjidhje humanitare dhe praktike për sfidat aktuale të migracionit përmes Detit Mesdhe”.

Grindje e pafund

Shpëtimi i refugjatëve në Mesdhe dhe shpërndarja e tyre kanë shkaktuar një grindje të fortë në BE. Në javët e kaluara anijet e organizatave humanitare me refugjatë të shpëtuar në bord u penguan të futeshin në portet e Italisë dhe Maltës. Rregullisht refugjatët mbyten në Mesdhe, shumica në përpjekjen për të kaluar nga Libia në një vend të BE-së.

UNHCR bën fjalë për „kalimin detar më vdekjeprurës të botës”. Sipas Organizatës Botërore të Migracionit, IMO që nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën 682 emigrantë, 426 prej tyre e kanë lënë jetën në itinerarin detar nga Libia në Europë. Javën e kaluar një motobarkë me 80 emigrantë u fundos në Mesdhe. Numri i viktimave është rritur në 72 vetë, sipas njoftimit të Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane. /DW

SHBA, pritet fillimi i deportimeve të emigrantëve pa dokumente, e lajmëroi Trump

Rreth 2.000 persona pa dokumente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në shënjestër të autoriteteve të Emigracionit dhe Doganave në SHBA. Sipas VOA, administrata Trump ka vendosur të nisë deportimin e të gjithë personave që nuk kanë leje qëndrimi në SHBA, me operacionin për ndalimin e tyre që fillon të dielën. Për personat që nuk kanë dokumente qëndrimi, është lëshuar urdhër dëbimi nga autoritetet përkatëse.

Ky operacion nis tre javë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi dëbimin e “miliona të huajve të paligjshëm” në SHBA. Një zëdhënëse e koalicionit për të drejtat e emigrantëve në Los Anxhelos beson se bastisjet do të fillojnë para ditës së diel.

“Kemi dëgjuar se administrata Trump synon të kryejë bastisje duke filluar nga e diela. Kemi parë tashmë një farë aktiviteti dhe nuk besoj që ata të presin deri të dielën prandaj po përgatitim komunitetin tonë”, thotë Tessie Borden, drejtore e komunikimit në organizatën CHIRLA, raporton Zëri Amerikës.

Drejtori në detyrë i Shërbimit për Shtetësinë dhe Emigracionin Ken Cuccinelli konfirmoi se bastisjet do të do të fillojnë, por nuk dha hollësi. “Kjo do të ndodhë pa asnjë dyshim. Janë rreth një milion njerëz me urdhra deportimi. Sigurisht që nuk do të ndiqen të gjithë, por ata njerëz që kanë kaluar nëpër të gjithë procesin, deri te deportimi.”

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se ende nuk mund të japë numrin e njerëzve që përballen me urdhër deportimi, ose për të cilët procedurat e largimit kanë filluar. Në Kongresin amerikan, udhëheqësi i pakicës demokrate të Senatit, Chuck Schumer, i dënoi bastisjet, duke thënë se ato janë projektuar qëllimisht për të qenë të ashpra.

Emigrantët në Lampeduza tensionojnë marrëdhëniet Gjermani – Itali

Emigrantët tentojnë të rrisin sërish tensionet dhe grindjet mes Gjermanisë dhe Italisë. Anija gjermane e shpëtimit, “Alan Kurdi”, ka marrë në bordin e saj 65 emigrantë që i gjeti në det të hapur dhe është duke i transportuar ato në portin më të afërt, ishulli Lampeduzës.  Në bordin e anijes “Alan Kurdi”, 39 nga 65 emigrantë janë ende minoren, më i riu është 12 vjeç. Autoritetet italiane i kanë ndaluar zbarkimet e emigrantëve. Ministri populist i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka theksuar, se “Alan Kurdi” nuk mund të hyjë në Itali me emigrantë dhe kërkoi nga ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer të marrë përgjegjësi për anijen.

Ndërsa organizata humanitare gjermane ka deklaruar se “ishulli italian është porti më i afërt që gjendet. Aty të shpëtuarit mund të çohen më në fund në një vend të sigurt, sepse kështu e kërkon e drejta ndërkombëtare”. Kjo situatë përsëritet pas rastit me kapitenen e Sea Watch, Carola Rackete, e cila u arrestuar pse ankoroi në portin e Lampeduzës për të lënë emigrantët që kishte gjetur në det të hapur.

Zjarr në një kamp emigrantësh në Bosnje, 29 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kamp emigrantësh në Bosnje-Hercegovinë, ku një zjarr ka shpërthyer papritur. Zjarri ra në një kamp që strehonte 500 emigrantë, ku 29 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Emigrantët e lënduar po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetën.

Aktualisht Bosnje-Hercegovina po përballet me një numër të lartë të emigrantëve nga Azia dhe Afrika veriore, shumë prej të cilëve kanë mbetur rrugëve, pasi qendrat e strehimit janë të tejmbushura.

Trump si Haradinaj, kërcënon Meksikën me taksë për produktet e saj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar Meksikën për vendosjen e taksës për të gjitha produktet që importohen nga ky vend, nëse nuk ndalon emigrimin e paligjshëm. Pas publikimit të një video disa ditë më parë ku me qindra emigrantë kaloni kufirin ilegalisht, Trump duket se e ka rritur më shumë presionin e tij ndaj Meksikës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili tha se është i hapur për negociata dhe pret që të arrijë një marrëveshje me Trump gjatë bisedimeve të planifikuara në Washington javën e ardhshme. Obrador tha se qeveria meksikane ka marrë masa për emigracionin dhe se nuk ka në plan të futet në një luftë tregtare me SHBA-të.

“Gjëja kryesore është të informojmë për atë që po bëjmë tashmë për çështjen e migracionit dhe nëse është e nevojshme të përforcohen këto masa pa shkelur të drejtat e njeriut. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje përmes dialogut. Ne nuk do të hyjmë në një luftë tregtare, një luftë tarifash dhe taksash.” -tha presidenti meksikan.

Pse është i nevojshëm muri me Meksikën? Trump publikon provat

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar për herë të parë provat se përse është e nevojshme krijimi i murit me Meksikën. Në një video të shpërndarë në Twitter, Trump tregon hyrjen e qindra emigrantëve të paligjshme në afërsi të El Paso në Teksas.
Trump tha se për 4 orë kanë hyrë plot 1036 emigrantë, një numër rekord deri më sot të kapur nga policia.

“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit” ka shkruar Trump.

Presidenti Trump është kritikuar shpesh për politikat e tij të ashpra që ndjek për trajtimin e emigrantëve, por duket se ai nuk do të tërhiqet nga synimi i tij për të ndaluar këtë fenomen.

Skip to toolbar