SHBA, pritet fillimi i deportimeve të emigrantëve pa dokumente, e lajmëroi Trump

AKTUALITET


Rreth 2.000 persona pa dokumente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në shënjestër të autoriteteve të Emigracionit dhe Doganave në SHBA. Sipas VOA, administrata Trump ka vendosur të nisë deportimin e të gjithë personave që nuk kanë leje qëndrimi në SHBA, me operacionin për ndalimin e tyre që fillon të dielën. Për personat që nuk kanë dokumente qëndrimi, është lëshuar urdhër dëbimi nga autoritetet përkatëse.

Ky operacion nis tre javë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi dëbimin e “miliona të huajve të paligjshëm” në SHBA. Një zëdhënëse e koalicionit për të drejtat e emigrantëve në Los Anxhelos beson se bastisjet do të fillojnë para ditës së diel.


“Kemi dëgjuar se administrata Trump synon të kryejë bastisje duke filluar nga e diela. Kemi parë tashmë një farë aktiviteti dhe nuk besoj që ata të presin deri të dielën prandaj po përgatitim komunitetin tonë”, thotë Tessie Borden, drejtore e komunikimit në organizatën CHIRLA, raporton Zëri Amerikës.

Drejtori në detyrë i Shërbimit për Shtetësinë dhe Emigracionin Ken Cuccinelli konfirmoi se bastisjet do të do të fillojnë, por nuk dha hollësi. “Kjo do të ndodhë pa asnjë dyshim. Janë rreth një milion njerëz me urdhra deportimi. Sigurisht që nuk do të ndiqen të gjithë, por ata njerëz që kanë kaluar nëpër të gjithë procesin, deri te deportimi.”

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se ende nuk mund të japë numrin e njerëzve që përballen me urdhër deportimi, ose për të cilët procedurat e largimit kanë filluar. Në Kongresin amerikan, udhëheqësi i pakicës demokrate të Senatit, Chuck Schumer, i dënoi bastisjet, duke thënë se ato janë projektuar qëllimisht për të qenë të ashpra.




Skip to toolbar