Kapet me drogë djali i bashkiakut në Bulqizë

Policia e Shtetit dhe forca e posaçme “Shigjeta 2” arrestoi në datën 26 tetor shtetasin me inicialet E.A., 19 vjeç, pasi iu gjetën 5.5 gramë lëndë narkotike. 19-vjeçari është djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. I riu është arrestuar të shtunën, por lajmi u publikua vetëm këtë të hënë. Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, i riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën “Jusuf Vironi”, Tiranë, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “SHIGJETA 2”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ështe ushtruar kontroll ndaj shtetasit E. A., gjatë të cilit, iu gjet një sasi prej 5.2 gr. lëndë e dyshuar narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Skip to toolbar